La tombe de Jim Morisson serait la quatrième attraction touristique la plus visitée de Paris.
J’ai passé le dernier week-end à Paris et la première chose que j’ai souhaité a été de visiter la tombe de mon idole Jim Morrison qui reposait à le cimetière Pere Lachese. Jim Morrison ( James Douglas Morrison ), né le 8 décembre 1943 à Melbourne (Floride), sera le parolier et chanteur de Doors, groupe mythique californien qui réunira également John Densmore et son sens du théâtre à la batterie, Robby Krieger et son style un peu flamenco à la guitare, Ray Manzarek et son don incontesté du clavier. Leur premier album, simplement intitulé "The Doors", sortira en janvier 1967. Le morceau "Light my Fire" sera classé numéro un au hit-parade de la revue Billboard le 25 juillet. Le deuxième album du groupe, "Strange Day", sortira en octobre 1967 et le troisième, "Waiting For The Sun", en juillet 1968. Jim Morrison a abuse du LSD, et ses excès en scène étaient célèbres. Il détruit des équipements sur scène, il posait en positions suggestives, et sous l'influence de l'alcool et des drogues il a fait toute sorte de folies en troublant l'ordre public. Le groupe exprimera alors sa farouche opposition à la guerre au Vietnam. Le quatrième album, "The Soft Parade", sortira en juillet 1969, le suivant, "Morrison Hotel", en février 1970 et le dernier, "L.A.Woman", en avril 1971."Riders on the Storm", extrait du dernier album, sera mis en vente le même jour. Jim Morrison décédera le 3 juillet 1971 d'un arrêt cardiaque, alors qu'il prenait un bain dans son appartement de la rue Beautreillis, dans le quartier du Marais à Paris.Je me suis senti très heureux et très touché d’avoir visité le lieu ou ce grand artiste se repose en éternité ! Et j’ai pris la photo que vous voyez tout en haut, comme un hommage pour le inoubliable souvenir de un homme qui voulait changer le monde en chantant et en écrivant des poèmes !...
Simbad - 20 novembre 2006
***
ATY KU PRËHET XHIM MORRISON
1943 - 1971
Këtë fundjave isha në Paris e nuk di përse, dëshira ime e parë ishte ti bëja homazh një këngëtari të dashur të rinisë sime, pikërisht Xhim Morrisonit. Pra, shkova në varrezat Per Lashezë, aty ku prehet këngëtari i shquar, vdekur më 3 korrik 1971 nga një overdozë e cila i shkaktoi pushim zemre, (ndërkohë që ishte duke bërë banjë, në apartamentin e tij në rrugën Beautreillis, në lagjen Marais në Paris). Xhim Morrison, ky poet dhe këngëtar i shquar i grupit mitik “Doors”nga Kalifornia, për nga modernizmi i artit të këngës si edhe nga mënyra e jetesës, mishëroi një model absolut për mbarë brezin e viteve '60-'70. Varri i tij është kthyer prej kohesh, në një vend të ëndërruar pelegrinazhi për mijëra të rinj e të reja nga mbarë bota: më të shumtit
anglo-amerikanë, gjermanë e skandinavë, të cilët shkojnë aty për t'i bërë homazh idolit të tyre që mbeti simbol i madhërishëm i antikonformizmin ndaj traditave e sjelljeve sociale të kohës së vet ( të tilla si, kundërshtimi i luftës në Vietnam, tutelës prindërore, refuzimit ndaj shërbimit ushtarak, ligjit, familjes, moralit të kohës etj. ).
I shndërruar në një vend takimi ndërkombëtar e, disa herë i kërcënuar edhe për profanim nga individë të rrezikshëm e me probleme psiko-mendore, varri i tij ruhet me kamera të fshehta e vëzhgohet ditë e natë nga roje të posaçme, gjë e cila ka bërë që survejimi të jetë special dhe i përhershëm. Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, përreth varrit, shpesh ndodhin edhe incidente. Individë të ndryshëm nuk mungojnë t'a bëjnë të pavdekshme prezencën e tyre, duke shkruar graffiti në varrin e idolit të paharruar, duke derdhur mbi varr shishe me alkool apo duke tymosur hashash e mariuhanë. Grupe të tjerë bien në delir të vërtetë ndërkohë qe pjesa më e madhe e adhuruesve, kënaqen duke vendosur pranë banesës së fundit të artistit të madh, thjesht një pakete cigare, lule apo mesazhe shkruar mbi copa letre. Unë, personalisht, u ndjeva i lumturuar që munda të bej këtë foto në vendin më të vizituar në Paris (i katërti për nga radha) të cilën e shihni, këtu më lart ...
***