Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Leter nga Primo Shllaku

Publié le 12 Mai 2006 par Simbad in NOTES & REFLEXIONS ( Shënime & Refleksione )

I dashur Simbad,

Gjeta në Internet faqen për mue dhe m’u kuq faqja. Unë nuk jam msue me folë kush për mue, sidomos levdatat më sticojnë. Në skenën e letrave të sotme shqiptare sipari i madh i ndamjes së epokave po ngurron me ra, gjâ që vërteton se përfundimisht dami ma i madh ndodhi në fushën e shpirtit, në art dhe në etikë. Të gjitha fushat e tjera të veprimtarisë njerzore ndër ne e kanë marrë prej kohësh veten dhe po ecin me njifarë ritmi drejt risive pa kundërshtarë seroizë e organikë. Në fushën e letërsisë që ne na intereson, si rezulat i gjendjes aktuale në tê, në të njajtën hapsinë janë të detyruem të bashkëjetojnë kufoma të ndiçme e trupa në fill të mortjes me foshnje shtatnike e adoleshentë azmatikë,zhgabzime pleqnie të këlbazuna me qenie të njoma transparente e buzëqershi. Letërsia e sotme shqipe i përngjet nji shtëpie të braktisun, që bimsia e harlisun e mungesa e krasitjes ka krijue nji lamsh degësh e rrajçash që kanë ngujue në nji ferr bashkëjetese llastarë të njomë me degë të thata të breme prej krymbit. Kjo vjen prej se kemi në krye të mendimit zyrtar e akademik (sinonime kjo fjalë ndër ne me epidemik) shqiptar zhgaba të stërmoçme të shtatit të Alfred Uçit i cili tue pasë shkrue njiherë kundër mendimit të ri estetik të shekullit XX, sot pritet të presë si estet e si mami fmijët natyralë të atij mendimi “dekadent” ndër ne. Dhe pikërisht për ketë arsye vazhdon me jetue e me mbretnue Smajl Kadar(e)ja, trup i kangrenizuem prej shpirtkazmërisë së historisë e aktualisht shpërlamës kazanash të nji ish-kuzhine të yndyrshme. Letërsia shqiptare jeton sot nji periudhë të rrezikshme asfiksie ku e vjetra nuk po ndigjon me dhanë shpirt, kurse e reja âsht e pafuqishme me lé. Për modestët e njerzit e lindjes pa kumbar kjo kohë âsht nji anmik ma tepër dhe formulat e eutanazisë nuk rezultojnë prodhimtare Më ngjallën kujtime të vrullshme fotot e jetës “aksionare”. Megjithse unë përgjithsisht e kisha krejt të shlyeme kohën e jetës studentore si nji periudhe kryekput e pajetueme, ato foto me diell në zenit dhe ftyrat tona të hijezueme si diçitura këlthitse të nji jazi brêznor. Ata miqtë e mi shkodranë që kanë marrë përsipër botimin e Martinit,po më sorollatin dhe ma kanë nxjerrë faqen e zezë edhe para gjermanes që ka marrë përsipër financimin e librit për të shoqin.Tashti i kam dhanë ultimatum dhe,kujtoj,rrenat kanë mbarue dhe jemi në zgripin e së vërtetës.Për dhjetë ditë e pres, ma në fund. Uroj të jesh mirë e të mbetesh i lidhun me fjalën e bukur e bukurinë e fjalës. Përshndetje e shum të fala familjes!

 

 

 

I yti: Primo Sh.

Pefki en fleur

11.05.2006

© Simbad

Commenter cet article