Ishte gjatë verës që shkoi. Gjatë një dite të nxehtë e të thatë. Dielli digjte e edhe pse në kokë mbaja një kapelë kashte, ndjeja që ajo më qe ndezur flakë. Isha buzë detit. Me ujërat ngjyrë gurkali. Një deti që mund të gjendet vetëm në pellgun magjik të Mesdheut. Shkurt muhabeti, isha me pushime në Vlorë, në vendlindjen time. Lakuriq, i shtrirë mbi rerën fine, po shikoja ujin e detit, si një udhëtar në shkretëtirë. Ai me ftonte të shkoja. Për tu freskuar. Por, unë, s'isha i vendosur. Para syve të mi, jo me larg se 40 metra, një varkë e braktisur, lëkundej lehtë sa majtas - djathtas. I ngula sytë mbi të dhe për një çast, e ndjeva veten të braktisur edhe unë. Të harruar diku larg, s'di se ku. Të flakur tej, të tradhtuar, të vetmuar e plot melankoli ... ***
C’était l’été dernier. Pendant une journée très chaude et sèche. Le soleil brûlait et même si j’étais couvert avec un chapeau de palier, je sentais la tête en feu. Je me trouvais au bord de la mer. D’un mer couleur turquoise. Un mer qui se trouve seulement sur le magique bassin de Méditerrané. Bref, j’étais en vacances à Vlora, en Albanie. Nu, allongé sur le sable fin, je regardais l’eau de la mer, comme un voyageur de désert. Il m’invitait de y aller. Pour se rafraîchir. Mais, je n’étais pas décidé. Devant mes yeux, non plus de