Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Vasil Qesari - Nje skice

Publié le 15 Mars 2006 par Simbad Detari in CREATIONS LITTERAIRES ( Krijime letrare )

 

                  PLEPAT PARA BALLKONIT

Përballe ballkonit, fare pranë, aq sa mund t'i prekesh edhe me dore, përkunden degët e një radhe plepave, te një lloji qe ne Shqipëri i quajmë "kavakë". Dimër e vere, ato janë aty; gjate pranverës e verës te dendur e te gjelbër, gjate vjeshtës ngjyre bakri ne te verdhe e gri e gjate dimrit, te thate e te harlisur si gjymtyre kafshësh te frikshme.Kur vegjetacioni i tyre është vërtet ne kulm, puhia e freskët e gjetheve hyn gjer ne apartamentin tim. Dhe, degët e plepave me ngjajnë me ca erashka te madha tropikale te cilat, bashke me ngjyrën e klorofilit, oksigjenin e freskinë qe fusin brenda, përzihen edhe me tingujt muzikore, te cilët unë s'harroj t'i shpërndaj gjithandej, e te mbush me to gjithë mjediset, gjë e cila me krijon një gjendje relaksi te vërtete ...Prania e këtij vargu plepash aq pranë kangjellave te ballkonit tim, për këdo qe vjen ne shtëpi, kam vene re se provokon një surprize e këndshme. Jo rralle, miq te ndryshëm, sa hyjnë ne sallon, nuk impresionohen as nga librat e shumte, tablotë e pjatancat prej porcelani te orientit apo "terrakotot" egjiptiane te cilat mbushin muret, por nxitojnë te afrohen pranë ballkonit e, shumëkush prej tyre, nxiton te shprehet me fjalët:

- Oh ! Paskeni një kopesht te bukur këtu! Kot qaheni pse jetoni ne apartament ... Vërtet një pamje mjaft e këndshme !

Një kopsht para ballkonit ?! Krahasimi them se është i vërtete dhe i goditur. Por, ne fakt, qe kur nisa te shkruaja frazat e para, nuk kisha ndërmend te flisja për te. Ajo qe me ka bere te reflektoj jo pak e, te thellohem vërtet mbi konceptin emocional qe përcjell ne qenien time ekzistenca e plepave para ballkonit, nuk është as gjelbërimi, as freskia e hijes se tyre, as nocioni i "kopshtit para sallonit", por diçka krejt tjetër. Gjë, e cila, me kalimin e kohës është bere pothuajse një obsesion, një pike reference e diçkaje te shtrenjte, një raport malli e nostalgjie me diçka te çmuar e tepër te rëndësishme për mua.Shkurt e thjesht, po ju rrëfej se gjelbërimi i plepave, ka lidhje me ardhjen e pranverës e, me pas, te verës, te stinës kur unë, qe këtu prej egzilit te largët nis te përgatitem për te shkuar me pushime, ne qytetin tim te lindjes ... Ja, vështroni,hidhni sytë përtej xhamave ! Ato sythe fare te vegjël, ngjyre mjalti, te cilët mbushin me mijëra degët e holla e te gjata te plepave, pak nga pak do mbufaten nga lëngu transparent e çudibërës qe vjen thelle prej rrënjëve e tokës. Pas disa ditësh do te jete pranvere e plote e, prej tyre do te bulëzojnë e do te gjallojnë, si fluturza te verdha e transparente, fillesat e gjetheve te ardhshme.

Dhe a e dini ? Thelle ne qenien time, unë do te ndjej një dridhje rrenqethese gëzimi prej fëmije.  Me se fundi, dimri ka ikur e bashke me te, edhe ditët e ftohta e plot lagështirë oqeani. Po vjen pranvera e, pas saj, vera - stina e ëndërruar e pushimeve te mia. Pas pak do te nisin përgatitjet për te shkuar aty, ku me pret vendi e njerëzit me te shtrenjte te zemrës ...

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité