Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Anna Kohen shpallet "Qytetare Nderi"

Publié le 8 Juin 2006 par Simbad in JOURNALISME ( Publicistikë )

 

                ENGJELLI I VLORES

... Një lajm i mirë, i gëzuar, prekës na mbrin sot nga Vlora e bukur bregdetare. Anna Kohen është shpallur qytetare nderi e qytetit. Është ky një homazh që ajo e ka merituar prej kohesh, një nder që më tepër se për të, është Nderi ynë, i gjithë vlonjatëve ! Një shembull i përkryer, i rrallë dhe ngazëllues se si, një vajze, një grua, një njeri me zemër e shpirt të madh edhe pse larg vendlindjes - mbeti përjetë e dashuruar marrëzisht me të, me njerëzit e saj, rrugicat, kodrat me ullinj e mbi të gjitha me detin ngjyrë smeraldi, me atë perëndim të purpurt mbi Sazan, një pamje magjepsëse që ajo s'e ndeshi kurrë dhe pse i ra kryq e tërthor mbarë botës ...

Për Anna Kohen, me të drejtë gjatë ceremonisë së sotme të organizuar nga Bashkia e Vlorës u tha ndër të tjera se ajo grua me veprat, hirësinë e mirësinë që rrezaton, është "Engjëlli i Vlorës". Është vërtet e tillë sepse, çdo vlonjat ka parë e sheh tek ajo, simbolin e një shpirti të rrallë, plot pastërti e humanizëm, plot dashuri për vendlindjen dhe njerëzit e saj. E tillë ka qenë edhe e kaluara e saj ! Anna Kohen, lindi e u rrit në lagjen Vrenez në Vlorë, përballë "merkatos" me sahatin dhe basorelievin e plakut të flamurit tonë  kombëtar - Ismail Qemalit. Në një familje izraelite, aty në një rrugice tepër të ngushtë e me pak diell, por me njerëz që rrezatonin shumë virtyte, ngrohtësi e dashuri vëllazërore. Aty, Anna kaloi vitet e fëmijënisë, duke lojtur me vajzat e djemtë përreth. Që aty nisej çdo mëngjes në shkollë me përparësen e pastër, çantën e rregullt e hapin e drejtë dhe krenar. Ishte engjëll i vërtetë ajo izraelitja e bukur Anna e, shumë djem të asaj kohe, e shihnin me plot endje e adhurim ! Me sy të zinj e dritëshumë, flokë të dredhur e  buzëqeshjen si stoli; me fytyrë të bardhë si mermer e, mbi te gjitha shumë zgjuarsi e dashuri për dije - Anna shquhej prej gjithë shoqeve e rrezatonte rreth vetes hijeshi, edukatë, mirësi e gëzim.

Por, do të vinte një dite që familja e saj e ajo vetë, do të largoheshin nga qyteti i tyre i dashur - Vlora. Kjo ndodhi aty nga fillimi i viteve '60. Rrallë herë në jetën e saj, Anna pat provuar një dhimbje të tillë, si ajo që ndjeu atë ditë kur mes lotësh la lagjen Vrenez, rrugicat e saj, fqinjët, të afërmit, shoqet e shokët, Ujin e Ftohtë, Jonufrën, detin blu e atë qiell të pastër që bashkohej, dimër e verë, me një horizont përjetësisht të kaltër. E, teksa makina linte pas rrugën që gjarperonte mbi kodrat me ullishte perreth qytetit, ajo pat hedhur edhe një herë sytë mbi të e qe betuar plot lotë e ngashërim: Jo! Vlorën e Shqipërinë nuk do t'i harronte kurrë. Do t'i mbante të gjalla në shpirt gjer në vdekje, ashtu siç mbahet fort dashuria më e madhe në jetë ! Ajo më sublimja !

Dhe vlonjatja izraelite hireplotë, e mbajti fjalën e dhenë. Ajo, s'i harroi kurrë miqtë e shokët, qytetin e saj, atdheun e saj të dytë - Shqipërinë. Edhe në kushtet e izolimit të plotë, ajo gjeti mënyra e rrugë për të mos u larguar kurrë shpirtërisht e menderisht prej saj. E, në vite ajo punoi për të, për njerzit, emrin dhe nderin e saj. Në vitet që pasuan Anna, s'pushoi së reshturi duke ardhur në Shqipëri e në Vlorë, ku dha ndihmësen e saj në fusha intelektuale, humanitare e mjekësore ( ajo është doktoreshe dentiste dhe aktualisht punon e jeton ne Nju-Jork ).

Por, Anna, u shqua në mënyrë të veçantë këto kohët e fundit, duke u bërë një nga veprimtaret më të flakta e me të angazhuara për mbrojtjen e gjirit të Vlorës nga planet e mbrapshta, për ndotjen e saj me nafte e karburante, për ndalimin e shkatërrimit të pasurive natyrore të këtij qyteti me potencial të madh turistik. E shqetësuar, ajo u bashkua me mjaft dëshirë e përkushtim me shoqatën "Aleanca qytetare për mbrojtën e gjirit të Vlorës" me president Petrit Levendin, dha ndihmesë për trakte sensibilzuese  ne qytet e, zëri i saj protestues u dëgjua gjer në Departamentin e Shtetit Amerikan ...

Sot, mbadite, vlonjatet nderuan e lartësuan vetveten duke i dhenë shqiptaro - izraelites Anna Kohen, titullin e lartë "Qytetare Nderi". Në Këshillin Bashkiak, nder të tjera atë e quajtën edhe "Engjëlli Mbrojtës" i Vlorës. Është kjo një dëshirë, konsideratë e thirrje prekëse që sigurisht del nga zëri dhe shpirti i gjithë vlonjatëve. Një sentiment dashurie e respekt i thellë jo vetëm për atë, por për gjithë vëllezërit izraelitë vlonjatë, të cilët tani s'ndodhen mes tyre, nga që kanë shkuar në atdheun e tyre e vende të tjera të botes. Fjalët e ndjera e të thëna bukur pak me lart, duken ndofta si mjaft emfatike por, ato janë një e vërtetë e madhe; fjalë të cilat Anna Kohen i meriton. Sepse, ajo është një engjëll i vërtetë për nga shpirti e dhuntitë ! Engjëll, për dashurinë e saj të rrallë e shembullore ndaj vendlindjes që, ndofta, do bënte të skuqej çdonjërin prej nesh e, po ashtu, një grua e ditur e trimëreshë e cila radhitet mes grave më të shquara të Vlorës, si : Marigo Posio, Sado Koshena, Zonja Çurre, Persefoni Kokëdhima, Nermin Falaschi ( Vlora ) e të tjera ...

* Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ka akorduar zonjës Anna Kohen medaljen "Për Merita të Veçanta Civile" me motivacionin: "Per kontribut të vyer në ndihmë të popullsisë shqiptare, në periudhën e krizës humanitare kosovare. Për ndihmesë të çmuar dhenë emigrantëve shqiptarë të vajtur në SHBA".

* Anna Kohen është gjithashtu presidente e shoqatës "Motrat Qiriazi" si edhe presidente e Komitetit shqiptaro - izraelit në Nju- Jork.

 © Simbad

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité