ARTHUR RIMBAUD
(1854-1891)
SENSATION
Par les soirs bleus d'été, j'irai dans les sentiers,
Picoté par les blés, fouler l'herbe menue :
Rêveur, j'en sentirai la fraîcheur à mes pieds.
Je laisserai le vent baigner ma tête nue.
Je ne parlerai pas, je ne penserai rien :
Mais l'amour infini me montera dans l'âme,
Et j'irai loin, bien loin, comme un bohémien,
Par la Nature - heureux comme avec une femme
Mars 1870
Ce court poème, l'un des tous premiers que nous ayons de Rimbaud, célèbre les plaisirs du vagabondage et l'expérience voluptueuse de la communion avec la nature. Le premier quatrain note de façon très concrète, tactile, les sensations éprouvées au contact des épis de blé, de l'herbe et du vent. Dans le second, le narrateur, ayant fait en lui un vide propice à l'accueil de la plénitude sensible, laisse "monter" dans son "âme" le sentiment du bonheur. Malgré l'extrême délicatesse et la grâce naïve du poème, le lecteur perçoit déjà ici ce culte primitiviste de la sensation (d'inspiration très parnassienne) qu'expose philosophiquement un poème comme "Soleil et chaire" et l'omniprésente quête érotique qui fait écrire à Jean-Pierre Richard : "Que toute la jeunesse de Rimbaud n'ait été occupée que de l'amour, que de la recherche et de l'expression d'un certain état d'extase charnelle, c'est ce que nous prouvent abondamment ses premières oeuvres ".
( traduit en langue albanaise)
(1854-1891)
NDJENJE
Netëve blu të verës do endem në ara e korije
Në halat e grurit pickuar barn' e njomë do shkel
Në ëndërrime, këmbëzbathur do eci në ugarë
E freskta erë e mbrëmjes kryet do më marë
E s'do them një fjalë, s'do mendoj për asgjë
Dashuri pafund do hyjë në shpirt anë e mbanë
E Natyra do më çojë larg, larg si bohemian
I lumtur si një grua do dehem si i marrë !
Shqipëroi: Vasil QESARI
Kjo poemë e shkurtër, një nga të parat e Arthur Rimbaud ( Artyr Rambo ), i kushtohet kënaqësisë së endjes e arratisë si edhe epshit që i ndjell kontakti me natyrën. Në katër vargjet e parë del qartë, ndjenja e provuar prej pickimit të halave të grurit, barit e erës. Në të dytën, i çliruar dhe i ngopur nga atmosfera drithëruese, poeti shpreh ndjenjën e lumturisë që provon thellë në shpirt. Megjithë delikatesën pa kufi e hijeshinë naive të poezisë, lexuesi percepton në të, kultin primitiv të ndjeshmërisë ( të një frymëzimi tepër parnasian ) i cili paraqitet edhe në një poeme tjetër të zotëruar plotësisht nga filozofia e dëshirës erotike e që titullohet "Diell e trup" e që për të cilën Jean-Pierre Richard shkruan se: "Gjithë rinia e Arthur Rimbaud nuk ish zënë nga gjë tjetër veç dashurisë, kërkimit e shprehjes së një farë gjendje ekstaze epshi të ndjellë prej trupit femëror, gjë e cila duket qartë në gjithë fillimet e krijimtarisë së tij".
© Simbad