Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Klea Faniko

Publié le 28 Mars 2006 par Simbad Detari in CRITIQUE LITTERAIRE ( Critique Littéraire )

                                   Fichier hébergé par Archive-Host.com                                            

      

        La pOEsIE

eST

l'ADN

de

L'aME

POEZIA ESHTE ADN E SHPIRTIT

                               "Përvoja me e bukur që mund të takojmë në jetë është ajo e mistershmja“

                                                                                              A. Einstein

 Nga Vasil QESARI

… Kur, këto ditët e fundit, mbarova së lexuari vëllimin poetik "Apnea e dherave" të Klea Fanikos botuar në Tiranë, si për çudi, ndjeva pak a shumë po atë emocion që pata provuar këtu e dhjetë vjet të shkuara kur, në vizitën time të parë në Itali, ndër të tjera pata qenë i ftuar edhe në studion e piktorit avanguardist leçez, Raffaele Spada. I mësuar si gjithë shqiptarët e brezit tim, me pikturën groteske të realizmit socialist e, ndërkohe, në ndryshim prej shumë prej tyre, me privilegjin e fshehtë e të rrallë të soditjes personale, (emociononte,ngazëllyese por dhe të frikshme), të atyre pak librave të artit që aso kohe qarkullonin ilegalisht, si edhe të disa eksperimenteve klandestine që guxonin të bënin dy-tre miq të mi piktorë, piktura e Raffaele Spadës, ishte jo vetëm stepje e befasi, por edhe një "schiaffo" e fortë ndaj mjerimit, ngushticës dhe varfërisë së dijeve tona në ato gjini moderne artistike.

Piktura e Raffaele Spadës ? Krijimtari kozmike ! Në kuptimin që, tablotë e tij pasqyronin një botë kaosi marramendëse, vorbulla nebulozash, vrimash të zeza, meteorësh, pluhurash e objektesh kozmikë, pothuajse të gjitha të përshkruara nga një dritëz metalike dhe e ftohtë hënore. Në gjithë atë univers të pafund etheri përzier me pluhur të ftohtë ndërplanetar, njeriu e ndjente veten si një copëz materie pa pozicion, formë e frymë, pjesëz e ngurtësuar e meteorëve, i humbur pafundësisht në kozmos, si një personazh i Odisesë Hapësinore ...

E bëra gjithë këtë refleksion të gjatë e ndoshta edhe disi të bezdisshëm, për të përsëritur edhe një herë idenë që krijova fill mbas leximit të plotë te vëllimit ne fjale, se poezia surprizë e Klea Fanikos e mbledhur në vëllimin "Apnea e dherave ", të krijon pak a shumë këtë vizion apo etat d’ésprit të gjendjes shpirtërore. Një gjendje e cila, më së shumti, është diçka e cila të bën të endesh mes mundimit e dëshirës për të dekriptuar nocionet dhe raportet mes kohës e hapësirës, reales e ireales, konkretes e abstraktes, te besueshmes dhe absurdes, të përditshmes e eterneles, mediokres e sublimes, të vërtetës e hamendjes, simbolikes dhe të thjeshtës, çastit dhe të përjetshmes.

... Vetë titulli i librit, ( edhe pse, jo gjithmonë, ndodh që titujt të korrespondojnë me përmbajtjen e tyre ), në këtë rast është një binom frappant, i cili, vërtet, të shtrëngon që artin e sintezës dhe fjalës së ndjerë e drithëruese, ta vesh në një punë jo pak të mundueshme e rropatëse e bashkë me të, edhe logjikën e hollë, mendimin e ushtruar, fantazinë e ngjyrshme dhe, pa dyshim edhe një shpirt tepër të veçantë. Dhe, gjithë kjo në funksion të një ideje: për të kuptuar magjinë e abstraksionit të poezive ku përzihen bashkë zemra, ndjenja, njeriu, makro e mikrokozmosi si edhe tre elementët bazë të ekzistencës së jetës : zjarri, uji dhe ajri.

Imagjinoni pra, se ç’rëndësi e ç’kuptim ka për poeten, dyfjalëshi të cilin ajo  ka gjetur si Kryefjalën e Shpirtit të saj e që e quan Apnea e dherave, aty, në Kaosin e Fillimit e në Fundin e Kaosit ?…( Në kaos trupat tanë shndërrohen në hije përkulur oazeve të errësirës parajetësore, ku drita kish tjetër peshë e tjetër emër ). Ndofta, pikë së pari sepse, kemi të bëjmë me një zhytje apné në thellësi të vetvetes, në qenien e saj e tonën e pastaj, në vetë thelbin e filosofisë së kuptimit të ekzistencës sonë, të këtij fakti të lumtur por edhe të dhimbshëm i cili na jep sigurinë narciziste që jemi, ekzistojmë, lindim, dashurojmë e pastaj, në fund edhe ... vdesim. Dhe, e gjitha kjo ndodh mrekullueshëm e tragjikisht diku, mes një anonimati të humbur kozmik. ( Kjo pafundësi misterioze - la plus belle experience qu’on puisse avoir est le mystérieux - *Einstein* - është çelësi që hap dyert e asaj që kemi humbur prej kohësh )

... Mendoj dhe besoj se, me këto mendime, ide, refleksione e me një gjendje të tillë shpirtërore, me këtë logjikë, poetja e re ( poezitë janë shkruar kur ajo ka pasur moshën 18 vjeç ) Klea Faniko, ka nisur "odisenë e saj të udhëtimit në hapësirës e shpirtit dhe universit"  ( ndofta në analogji me atë çka përcjell e ka dashë të thotë filmi legjendë "L’Odysse de l’Espace" i Stanley Kubrick -ut ) . (  Shpesh e ndjejmë që jemi vazhdimësia e një treni qiellor që humbet reve ). Pra, në një hapësirë pa infinit e cila është jo vetëm ajo e Eterit qe na rrethon, por edhe ajo e Shpirtit të Pafund që po ashtu, është thelbi i ekzistencës sonë. (Ka vetëm një tunel në qenien time. A, ndoshta, nuk ekziston as tuneli e as qenia )

E kjo ndjesi torturuese, na paraqitet nga një poezi tek tjetra, duke na bërë të meditojmë thellë, jo vetëm për kuptimin e filozofinë e vargjeve të tyre, por edhe për vetë konceptin apo kuptimin e ekzistencës sonë. ( Ç’është vallë çasti, kjo pafundësi që kurrë s’mund t’i afrohem, kjo frikë ekzistenciale, kjo arratisje dhe ky kthim drejt vetes ?…). Ndofta, si për t’i ribërë vetvetes po ato pyetje që, Juxhin Uitlla i "Gjeniut" të Drajzerit, në një natë të kthjellët e plot yje vezullues, i bën vetvetes : Ç’është pra, jeta ? Ç’është dashuria? Ç’është vdekja ? E, në fund të fundit, ç’kuptim ka qenja jonë në këtë univers të pafund kozmik, mes një materie të tillë nebuloze së cilës s’i dihet as fundi e as fillimi e ku, truri ynë ka aftësinë te posedoje, megjithatë, atë veti, fuqi e mrekulli magjike që të prodhojë ca lëngje kimike, të afta që të krijojnë tek ne ndjesi të mrekullueshme ekzistence sensuale e shpirtërore ?… ( Në kaos trupat tanë shndrohen në hije, përkulur oazeve të errësirës parajetësore. Në kaos jemi kaq pranë, kaq larg … )

... Por, megjithë tendencën dhe konceptimin e një poezie të tillë, pra, për të bërë here pas here, abstragime të tilla rreth qenies njerëzore përballë koncepteve të komplikuara të hapësirës së pakufishme e hipotetike që na rrethon, ( Gjatë këtyre orëve insomiake bëj apologjinë e jetës sime, të përjetësisë hipotetike të kohës që është përsosmëria e papërcaktueshmërisë ) gjë e cila shpesh herë kthehet, vërtet, në një obsesion e ekzagjerim të vërtetë, prapë së prapë, në qendër të poezisë së Klea Fanikos, mbetet NJERIU, kjo qenie e çuditshme, gjithmonë e paqartë, mistike dhe e përhumbur mes mijëra pyetjesh të pa sigurta e komplekse … ( Si ndodh që unë jam hije e Penelopës dhe ti statuja e Uliksit kur dhe Telamakun kurrë se kemi patur?... Si ndodh që zjarri i kohës sime është zjarri i kohës tende, ndërsa shandanët mbajtës janë të ndryshëm ? ).

Ky është pra Njeriu i Fanikos, i cili na shfaqet ashtu siç është, herë hiper-egoist e tepër i egër e, herë i ëmbël, delikat, i butë e që, pasi mbaron apologjinë e vet të narcizizmit, ulet e i vë këmbët prapë në “tokë“ duke vajtuar për veten, fatin dhe ndjenjat e tij, duke vajtuar për një sentiment të cilin ai e quan thjesht nostalgji e që, rëndom, shoqërohet me mendimin se ai, ajo ( dhe dashuria ) janë sublime, të përjetshëm, ashtu siç do të thotë, ndofta, në një poezi të saj edhe autorja ...( Do të më shohësh penguar udhëve të trilluara të jetës, përgjysmuar së ngjalluri çdo ditë nga vetja, ngazëllyer marrëzisht mbas një gjeografie të stërmadhe dhimbjeje, humbur në një labirinth zërash që je veç ti…)

… Në këtë hulli mendimesh e sentimentesh, natyrisht jo fort të zakonshme, në fund do të doja të thosha se fenomeni Klea Faniko, me shembullin e poezive të saj të mbledhura në librin "Apnea e dhérave ",s’është as rastësi e as një shembull "çudibërës". Në fakt, ka jo pak vite që në Shqipëri, po rritet një nouvelle vague e poezisë të cilën po e çojnë përpara të rinjtë. Sepse, është e vërtetë që, krahas liberalizimit merkantil të botimeve dhe rendjes e padurimit për të "botuar një libër" e për të shijuar adrenalinën e dridhjet narcize që shkakton për shumëkush, leximi i emrit të vet mbi kopertinë, ka edhe një numër të kufizuar krijuesish, sidomos të rinj, të cilët e kuptojnë dhe e lëvrojnë artin e vështirë të poezisë nenë një ide, koncept e optikë krejt tjetër nga ajo çka jemi mësuar. E kjo, mendoj unë, s’është rastësi. Sepse së pari, kemi të bëjmë me një gjeneratë të re, shumë më të emancipuar artistikisht se ajo e vjetra. Një gjeneratë e cila është e lire e krejt e hapur e pa asnjë shtrëngesë ndaj kulturës perëndimore e njohjes, jo vetëm të poezisë së panjohur prej brezit të vjetër, por edhe ndaj eksperimenteve, vështrimeve e sprovave më avanguardiste, duke filluar nga dadaizmi e ushtrimet poetike të Tristan Tzarës e gjer në rrymat e ndryshme irracionale e kibernetike të  poezisë së sotme botërore …

Shënim: Pjesët me korsive dhe ngjyre janë fragmente nga poezitë e vëllimit.

  

Publicité
Publicité
Commenter cet article
S
Urime,Klea !
Répondre
Publicité