ANAIS NIN - PRINCESHA
- Ne udhëtojmë për te gjetur te tjera përvoja, te tjera jete, te tjerë shpirtra.
- I vetmi alkimist qe mund te shndroje gjithçka ne ar është dashuria.
- Magjia e vetme e cila mund te mposhte vdekjen, pleqërinë dhe jetën monotone është dashuria.
( Marre nga "Ditari " - 1969 )
Nga Vasil QESARI
Spanjolle nga ana e te atit dhe daneze nga e ëma, Anais Nin lindi ne Neuilly pranë Parisit me 1903. E ushqyer qysh ne femijeni me dhembjen e egzilit dhe shpirtin e kozmopolitizmit, ajo u tërhoq shume nga mjediset e ndryshme artistike. Nisi te shkruaje qysh ne moshën 11 vjeç. Ne shënimet e saj te para adoleshente ajo shprehu një nga dramat e saj tepër intime: dashurinë e saj te mahnitshme për te atin si edhe ndjenjën e fajit për ketë sentiment. Atëherë, ajo nisi te mbaje një ditar i cili është botuar kohet e fundit e qe titullohet "Ditar i femijnise". Pas kalimit te kësaj periudhe psikologjikisht te vështire, Anais Nin u martua me një bankier amerikan dhe u vendos ne një shtëpi, ne rrugën Montbuisson te Louvenciennes ( pranë Parisit ). Ishte pikërisht ne vitin 1931, ne atë shtëpi qe ajo u takua për here te pare me Henry Miller e me te cilin do te bashkëjetonte disa vjet gjersa vendosi te largohej për ne SHBA, me 1939. Por, vitet e saj me te bukura te jetës ajo do t'i kalonte pikërisht ne Louvencinnes, ne atë fshat te vogël ku jetoi për disa vjet. Shtëpia e saj ne rrugen Montbuisson do behej për te një "laborator shpirti" i vërtete e do te kthehej ne një sallon te njohur letraresh e artistesh te kohës (1931 - 1938). Ishte pikërisht aty qe nisi te shkruaje edhe ditarin e saj te famshëm "Ditar" (15.000 faqe te daktilografuara). Qe pikërisht ne atë shtëpi ku lindi një dashuri pasionesh te mëdha mes saj dhe Henry Miller. Anais Nin e kaloi gjithë jetën mes Parisit e Shteteve te Bashkuara, ku u gjend gjithmonë ne "zemrën" e qarqeve e mjediseve te ndryshme intelektuale.
HOMAZH PER PRINCESHEN
Miqtë e quanin atë "princeshe". Fustanet e gjate si edhe pelerinat e kadifejta i jepnin asaj një veçanti te shënuar. Henry Miller, miku i saj intim i ka bere mes te tjerash asaj edhe ketë homazh: "Nga gjithë gratë qe kam njohur ne jetën time, te rralla kane qene ato qe i janë afruar Anais-it persa i përket bukurisë dhe hijeshisë se saj femërore. Ajo ishte njëherësh gjithë nur, aristokrate e vërtetë por dhe ... mjaft e rezervuar. Por ajo qe gjithashtu dhe një shkrimtare gjeniale. Është për këto cilësi qe ato çka ajo ka shkruar, lexohen me endje ne gjithë boten...". Mikeshe intime e Henry Miller ( për te cilin shkroi edhe Parathejnen e librit "Tropiku i Kancerit" me 1934 ) Anais Nin, pati edhe një korrespondence te gjate e tepër interesante me te. Por, ajo lidhje s'do te ish e vetmja. Relacione te kësaj natyre ajo pati edhe D.H. Lawrance ne Paris e me pas, atëherë kur ajo bënte pjese ne bashkësinë e intelektualeve amerikane ne mërgim, pat lidhje te ngushta dashurore me psikoanalistin Otto Rank e një flirt te gjate me Antonin Artaud. Anais Nin vdiq ne Los-Angeles me 14 janar 1977.
Henry Miller
Henry Miller dhe Anaïs Nin : Artistet e Jetës Anais Nin "Ditari"
Ata numërohen mes te dashuruarve me "sexy", me mitiket dhe me komplekset e shekullit te XX-te. Te njëjtat prerje fytyrash, te njëjtët sy ne forme bajame, e njëjta etje për trupin dhe epshin, i njëjti mrekullim për dashurinë, i njëjti padurim për te bere dashuri... Henry Miller dhe Anaïs Nin, ndanë bashke te mirat e te ligat ne te gjitha pasojat qe mund te sjellin pasione te tilla te pafré: ekzaltime, xhelozi, intimitet, ankth e prej këtyre te gjithave, u zhvillua një shkëmbim letrash i hatashëm qe shpëtoi për mrekulli nga shkatërrimi i ndonjë hovi "hakmarrje" (ne se do te kishin jetuar disa dhjetëra vjet me pas e do te shkëmbenin nga një e-mail për dite, pa tjetër qe prej tyre asgjë s'do te kish mbetur !). Letrat e tyre, te cilat janë shume me tepër se letra, kane frymëzuar shume artiste. Një prej tyre, aktori Jacques Lallié ka realizuar një spektakël qe bën te mundur te zbulojmë një Miller "sensibel, te dashuruar, te ëmbël, delikat" ne kuptimin e plote te fjalës, krejt ne kundërshtim me Miller -in gazmor, te dhenë pas pijes e feminist, i cili pasqyrohet ne personazhet kryesore te librave te tij "Cancer" dhe "Capricorne" si edhe ne atë me titull "Dite te qeta ne Clichy".
-----------------------------------------------------------------------------------
( Letër e Anais Nin drejtuar Henry Miller )
6 gusht 1932
Oh ! Henry, letra jote e mëngjesit me çoroditi te teren. Kur ma dhanë sot ne mëngjes, e ndjeva veten te përfshire nga ndjenja kujtimesh te shkuara. Vete kontakti me letrën tende, me provokoi te njëjtin emocion si atëherë kur ti me merrje te gjithën e me shtrëngoje ne krahët e tua. Ti e merr me mend se ç'ndenja kam provuar ne ato çaste. Ti i kishe gjetur bukur te gjitha fjalët për te me prekur e për te me bere tënden. Jam e jotja! Ne do te kalojmë bashke një jave te tille qe as ne ëndrra s'e kemi pare kurrë. "Termometri do shpërthejë !". Oh, sa dua te ndjej atë forcën tende ne thellësi te vetes sime, te ndjej se si do me ngjitet ne deje gjaku përvëlues, te ndjej ritmin e tij te lehte e pastaj violent, te ndjej momentet eksituese ne çastet e pauzës, te ndjej atë zhurmën ritmike te pikave te çezmës te pa mbyllur mire ... te ndjej gojën tende ne timen. Henry. Oh ! Henry, nuk kam fuqi te te shkruaj - te dua si e marre. Trupi po me dridhet. Vërtet qe ne këto çaste, do te doja te beja me ty aq e aq gjera te çmendura, aq sa nuk gjej dot fjale te t'i shpreh ...
Anaïs
( Marre nga "Ditari intim" )
"Ditari" intim i Anais Nin është botuar ne gjashte vëllime. Vëllimi i gjashte qe shihni ne foton lart, përfshin periudhën me pasionante te kësaj gruaje letrare. Pikërisht vitet 1955 gjer me 1966. Ne te janë përfshire "vitet" Myller si edhe takimet e saj me Aldous Huxley, Tennessee Williams, Marguerite Duras, Romain Gary ... e shume te tjerë !
VEPRA
Redaktimi i "Ditarit" i cili përben një vepër prej mijëra faqesh, për Anais Nin përbente gjithmonë një nevoje te dorës se pare. Ky ditar i cili është ne vetvete një analize e personalitetit te saj përmban, krahas diskutimeve me te afërm, shkrimtare, artiste e intelektuale edhe mendime rreth shqetësimeve estetike, refleksioneve te saj te përditshme mbi sendet e fenomenet e, po ashtu edhe analiza te imta emocionesh nga me te ndryshmet. Ne veprat e Anais Nin bën pjese edhe teksti i një proze poetike te titulluar "Shtëpia e incestit" (1936), disa përmbledhje novelash te titulluara "Nene këmbanen prej xhami" ( 1944 ) si edhe një cikël me "Tregime erotike". Po ashtu ajo ka shkruar edhe pese romane ( "Pasqyrat ne kopsht" - 1946; "Fëmijët e albatrosit" - 1947; "Një spiune ne shtëpinë e dashurisë" - 1955; "Zemra me katër dhoma" - 1959; "Epshi i minotaurit - 1961). Këto romane zbërthejnë një univers fantazmagorik, ku heroinat e tyre nuk janë gjë tjetër veçse "alter ego"- ja e vete autores. Ato mishërojnë boten dhe ndjenjën femërore balle asaj te burrave dhe përbejnë vete imazhin e gruas moderne. Stili i te shkruarit te Anais Nin karakterizohet nga kërkimi i imte, nga një koncentrat thjeshtësie i cili, megjithatë nuk privohet nga ushtrimi i metaforës e nga kujdesi i saj rigoroz ne ndërtimin e karaktereve dhe mendimeve te personazheve. Si ne romanet e "Ditarin" e saj ashtu edhe ne letërkëmbimin e dendur, ne mbare krijimtarinë e Anais Nin ndihet thelle ndjenja e saj poetike e stilistike e cila zhvillohet përreth konceptit te saj te te shkruarit modern e femnor. Ne fakt, është pikërisht ky koncept i cili organizon e mbizotëron edhe ne gjithë boten e mendimeve dhe shkrimeve te saj ..
Citate nga "Ditari "
° Ai te cilin ne e quajmë fati ynë është ne fakt karakteri ynë dhe karakteri mund 
te ndryshohet. Nuk është aspak dekurajuese te dimë qe ne jemi përgjegjës te veprimeve e sjelljeve tona, sepse kjo do te thotë qe ne jemi te lira te ndryshojmë fatin tone. 1931 - 1934
° Janë njerëzit e dobët ata qe kane edhe paragjykime. Paragjykimet krijojnë për ta një lloj mbrojtje. 1931 - 1934
° Ai qe është me te vërtetë jo besnik është ai qe bën dashuri me një pjese te qenies suaj. Dhe qe s’përfill pjesët e tjera. 1931 - 1934
° Ai nuk ka nevoje te beje vetëvrasje, sepse ai është me kohe një njeri i vdekur. 1931 - 1934
° Unë nuk i dua burrat te cilët kane frike nga forca e grave. 1931 - 1934
Ne fakt, unë s’dëshiroj te bëhem vërtet normale, banale, stereotipe. Unë dua vetëm qe te fitoj forcën, kurajën qe ta jetoj jetën time plotësisht, te kem përvoja sa me te shumta dhe kënaqësi sa me te mëdha. 1931 - 1934
° Njohja e vetvetes është thelbi i inteligjencës dhe diturisë. 1931 - 1934
Ne udhëtojmë për te kërkuar te tjera përvoja jetësore, te tjera jete, te tjerë shpirtra. 1969 Ne dashurojmë gjithmonë atë qe na kupton. 1931 - 1934
°Ne martohemi atëherë kur arrijmë te kuptojmë persosmerine e mungesës se humanizmit se dashurisë sonë. 1931 – 1934
° S'ka rendësi ajo qe bej unë, rendësi ka fakti se kush jam unë. 1931 - 1934
°°°°°°°°°°°°°°°