Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Jacques Prevert (traduit en albanais)

Publié le 20 Mars 2006 par Simbad Detari in POETES & POEMES ( Poetë & Poezi )

 
                      

ZHAK PREVER
 (1900 - 1977)

Bibliografi

Paroles (1946)
Contes pour enfants pas sages (1947)
Spectacle (1951)
Lettre des îles Baladar (1952)
Tour de chant (1953)
La pluie et le beau temps (1955)
Histoires (1963)
Fatras (1966)

 
 
 
Nga Vasil QESARI

 
… Djalosh me temperament ëndërrimtari e shpirt plot pasione te rralla, Jacques Prévert ( Zhak Prever ) e la shkollën qysh kur ish 14 vjeç. Me 1917 u fut ne marine e ishte gjate asaj periudhe qe ju kushtua tërësisht letërsisë. Disa vite me pas, Zhak Prever përfshihet ne "revolucionin surrealist" dhe ne lëvizjen antikonformiste ne art, një zgjedhje artistike kjo te cilën e ndjeu dhe e mbështeti gjer ne fund. Ishte pikërisht gjate asaj periudhe qe ai u njoh dhe u miqësua me Robert Desnos, Louis Aragon, Picasso, Miro, Max Ernst e André Breton, duke marre pjese gjallërisht ne atë lëvizje. Pas vitit 1935, iu përkushtua teatrit e bashke me te vëllanë Pierre, shkroi skenarë filmash te tille si "Le crime de Monsieur Lange" për regjisorin Jean Renoir dhe 'Quai des brumes' e 'Les enfants du paradis' për Marcel Carné. Dialogët e tij qene te thjeshte, te natyrshëm e plot humor. Por, Prever ishte gjithashtu edhe një autor këngësh tepër te këndshme e mjaft popullore. Ai ka shkruar shume poezi te mrekullueshme, te cilat u vunë ne muzike nga miku i tij Joseph Kosma : asnjë francez nuk harron bie fjala, nder te tjera, tekstin e këngës 'Les feuilles mortes'. Me 1945 ai botoi përmbledhjen me tekstet e tij me te bukura, te titulluar 'Paroles', libër ky i cili pëlqehet e vazhdon te shitet mjaft edhe sot e kësaj dite. Poezitë e mëposhtme i kam shqipëruar pikërisht nga ky vëllim... 'Paroles'  (Fjalet) është një nga sukseset me te mëdha te poezisë franceze te shekullit te XX -te. Është një vëllim i cili përmbledh gjithë poezitë e tij, te shkruara mes viteve '30 e fundit te luftës se dyte botërorë. Temat e saj kryesore janë: Dashuria dhe Lufta.
 
 
 
 
KJO DASHURI

Kjo dashuri kaq e vrullshme,
Kaq e brishtë,
Kaq e dhembshur,
Kaq e dëshpëruar.
Kjo dashuri
E bukur si drita
Dhe e keqe si moti.
Kur moti është i lig.
Kjo dashuri kaq e vërtetë,
Kjo dashuri kaq e bukur,
Kaq fatlume,
Kaq e hareshme,
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet frike si fëmija ne terr.
Dhe kaq e sigurtë në vetvete,
Si njeriu çakërrqejf ne mes te natës.
Kjo dashuri që frikësonte mjaft njerëz,
E i bënte të merreshin me llafe,
Të shtrembëronin fytyrën.
Kjo dashuri e përgjëruar,
Nga që nuk ia ndamë sytë.
Dashuri e ndjekur, e plagosur, e sosur, e mohuar e harruar,
Nga që e ndoqëm, e plagosëm, e sosëm, e mohuam, e harruam ...
Kjo dashuri e thellë,
E gjallë dhe e pavdekur,
Plot diell ...
Dashuria jote.
Dashuria ime.
Dashuria që patëm
Që s'u vjetrua kurrë.
Që s'ka ndryshuar fare.
E që është po aq e vërtetë si një pemë,
Po aq drithëruese si një shpend,
Po aq e ngrohtë e plot gjallëri si vera.
Ne të dy mund të shkojmë
E të vijmë ku qemë.
Ne mund të harrojmë
E pastaj të flemë.
Të zgjohemi, të vuajmë, të plakemi
E të biem serish në gjumë.
Te ëndërrojmë vdekjen,
Të zgjohemi, të lozim, të qeshim
Si të rinj fringo ta ndejmë veten.
Se dashuria jone qëndron aty,
Kokëfortë si mushkë,
E pashuar si dëshira,
E pamëshirshme si kujtesa,
Marroqe si kujtesa,
E dhembshur si kujtimi,
E bukur si dita e brishte.
Si fëmijë ajo na vështron buzëqeshur
Dhe na flet duke heshtur ...
E, unë e dëgjoj me drithërimë
Dhe thërras,
Thërras për ty,
Thërras për vete,
I përgjërohem
Për ty, për vete.
I gjunjëzohem
Për ty, për vete, për gjithë ata qe duhen
Dhe u deshën.
I thërras për ty, për vete e, për gjithë te tjerët
Që nuk i njoh dhe i them:
- Qëndro aty,
Aty ku je tani,
Aty ku ishe dikur.
Qëndro aty
Dhe mos lëviz kurrë,
mos u largo!...
Ne që u deshëm, të harruam!
Ti mos na harro, mos,
Veç ty kemi në ketë botë !
Mos lere të na ftohet shpirti,
Të bëhemi për njeri tjetrin të largët...
Kudo qofsh, kujtona
Na bëj sinjal që gjallë je ...
E pas shumë vitesh,
Diku në një korije,
Aty në pyllnajën e kujtimeve,
Dilna si shtojzovalle
Dhe dorën zgjatna
E na shpëto ... 



BARBARA
 
Mos harro Barbara
Binte shi atë dite ne Brest.
E ti e qeshur ecje,
E lehte, e gëzuar, e bere qull
Nene litarët e shiut …
Mos harro Barbara !
Shiu s’pushonte ne Brest,
U pame ne rrugën Siam.
Ti qeshje
E unë te buzëqesha.
Ty qe nuk te njihja
Ti qe nuk me njihje.
E mban mend,
Pa tjetër e mban mend atë dite !
Një burrë nen’ një porte qe strehuar
Dhe thirri emrin tënd:
Barbara !
E ti rende drejt tij neper shi
Hareshëm, e qeshur, tere lumturi
E ne krahë ju hodhe …
Mos e harro ketë Barbara
E mos u dëshpëro ne se te flas me ti
Kështu u flas te gjithë atyre qe dua
Edhe kur i kam pare vetëm një here.
Kështu u flas gjithë te dashuruarve,
Edhe pse s'i kam njohur kurrë !
Mbaje mend Barbara,
Mos e harro
Atë shi te bute e te lumtur
Mbi fytyrën tende te bukur,
Ne atë qytet te lumtur.
Atë shi mbi det,
Mbi molo,
Mbi anijen Ouessant.
Oh Barbara,
Lufta është idiotësi !
Ku je, ku ndodhesh ti tani
Nene këtë shi te metalte
Prej zjarri,çeliku e gjaku ?
Ku është ai qe ne krahë
Te shtrëngonte plot dashuri
Është vrare, zhdukur a është ende gjalle ?
Oh, Barbara
Bie pambarim shi ne Brest
Siç binte atëherë,
Po s’është njëlloj,
Gjithçka ka ndryshuar
S’është shi kobi a dhimbje patreguar
S’është me as stuhi
Hekuri, çeliku e gjaku,
Por thjesht ca re te mbetura
Qe hiqen zvarre si lango rrugësh
Si qener qe heqin shpirt
Neper përrenjtë e Brestit
E qe do kalben larg
Larg, shume larg nga Bresti
Aty ku gjurme s'u mbetet me …
 
PER TY E DASHURA IME !
 
Vajta në tregun e zogjve
dhe bleva zogj
për ty,
e dashura ime!
 
Vajta në tregun e luleve
dhe bleva lule
për ty,
e dashura ime!
 
Vajta në tregun e hekurishteve
dhe bleva zinxhirë
për ty,
e dashura ime!
 
E, në fund, te kërkova ne
në tregun e skllevërve
po nuk të gjeta,
e dashura ime !
 
 
PARISI NATEN ...
 
Tri shkrepse të ndezura në një natë.
E para, për të parë fytyrën tende.
E dyta, për të shikuar sytë e tu
Dhe e fundit,
Për të parë gojën tende.
E, pastaj, errësirë e thellë.
Për t'i pasur të gjitha këto
Ne te mite sy plot drite
Teksa të shtrëngoj në krahët e mi ...

 
 
Jacques Prèvert me Picasso


Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité