GERMA D ...
D - si D - ja, germa e parë e emrit tim,
D - si Dashuria Jonë e ndaluar,
D - si Dielli i ditëve që kaluam bashkë,
D - si Deti i shpirtrave tanë të trazuar,
D - si Djaloshi me"Këmishe te kaltër",
D - si Drita e syve të tu në muzg,
D - si Dehja - Opium ne krahët e tu,
D - si Dridhja e puthjeve plot mall,
D - si këngët vajtuese të Dalarës,
D - si "Mi mu thimonis matjamu !...",
D - si fletët e Ditarëve tanë te pashkruar,
D - si Ditët e rinisë sonë - film bardh´e zi,
D - si Dasma jonë tragjikisht e munguar,
D - si ajo Dite fundgushti dy vjet me pare,
D - si Dëshira për t´a përjetuar atë ne pafundësi,
D - si Dalta qe skaliti Dhimbjen e Ndarjes,
D - si ngjyra e karafilit qe s´më dhurove dot,
D - si Drita e hënës nenë tymin e cigares,
D - si Degët e plepave para ballkonit tim,
D - si acari i Dimrit te gjate qe na ndan,
D - si Deti yne te Plazhi i Jonufres,
D - si rikthimi i Delfinëve te Shpresës,
D - si Ditët e numëruara çdo mëngjes ...