Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Nga"arkivat"djaloshare ...

Publié le 12 Juillet 2006 par SIMBAD in "Archives"Juveniles ( "Arkivat" djaloshare )


NE VITIN 2148

Në vitin 2020 zemrat tona do të jenë ftohur
Dhe flaka e zbehtë që ndriçuar mendjen mban
Do të jetë shuar.
Ah, po sytë e tu? Do jetë tretur hijeshi e tyre
Si perëndimet e bukura ne horizonte vjeshte.
Si zvarranikë të përbuzur ne do të vuajmë
Dimrin e pleqërisë,
Neverinë e përbuzjen qe dikur provuam vete.
Në vitin 2030
Ne do te jemi kaq të vegjël mes yjeve,
Kaq të vegjël mes turmave,
Makinave, aeroporteve e ritmeve "blues".
Pas perëndimit, një natë e zezë do të vijë.
Në pelerinën e saj të zbehtë me yje zbukuruar
Si lakuriqë nate do të ngremë foletë.
Ne vitin 2040
Sytë e tu të kaltër me kohë do jenë shuar,
Kaltërsia e qiejve do jetë zbehur
E detrat do kenë ngrirë - acar do bëjë.
Në vitin 2148
Hijet tona do rendin në kartieret e një qyteti të shkretë,
Një qyteti të vdekur që s'jeton më,
Një qyteti të shkatërruar nga qytetërimi.
E për një çast nga humbetira do dal e do thërras:
- Po ti ku je ? Ku je ?
Mbi cilin yll gishtin ta drejtoj në hapësirë,
Ku të të kërkoj në pafundësi?
E lotët e mi do lëshojnë një drite të bardhë
Si kristalet e kripës !

(10 shkurt 1971)

© Simbad Detari

Commenter cet article