Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Sigmund Freud

Publié le 10 Mai 2006 par Simbad in PERSONNALITEES ( Personalitete )

   

 Nga Vasil QESARI

FREUD – PSIKOANALISTI

- Sigmund Freud ishte i pari që pati intuitën të mendonte se vuajtjet tona kishin një kuptim të fshehtë brenda vetes sonë. Duke punuar ne atë drejtim, duke bere vëzhgime, disa here edhe duke gabuar ai, pak nga pak, vendosi rregullat e një disipline te re. Fillimin e teorisë së praktikës analitike psikike -     HIPNOZA DHE TRANSFERIMI

Në Paris, në spitalin Salpetrière, ku ai studioi më 1885 dhe 1886, pikërisht në pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozës. Hipnozës, se cilës ai nuk do t’i kushtonte shumë kohë e do ta braktiste shpejt, por që megjithatë e beri të mendonte thellë për shume mistere të shpirtit njerëzor... Një ditë,në Viennë, teksa qe duke vizituar, një prej pacienteve ju hodh në qafë. I çorientuar fillimisht nga ajo mënyrë e papritur shprehje afeksioni Freud, më pas, arriti në konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, një lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kështu qe ai zbuloi metodën e “transferimit”. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dëshirat që pat përjetuar në fëmijëri kundrejt nenës apo atit të vet. Në bazë të atij arsyetimi, Freud arriti të shihte në mënyrë simbolike, defektet e përjetuara gjatë fëmijërisë si dhe të rremoje në kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bërë atë lloj kërkimi, s’kish asnjë rrugë shërimi. Pra, asnjë lloj analize s’mund të arrihej me sukses, pa ndihmën e “transferimit” ...

KOMPLEKSI I EDIPIT

Në korrik të vitit 1897, pak kohe pas vdekjes të atit, Freud vendosi të “vetë-analizohet” duke deshifruar ëndrrat e veta. "Ëndrra është rruga mbretërore drejt inkonshiences (pavetëdijes )” shkroi ai në “Interpretimin e ëndrrave”, më 1900. Në atë kohe, ai besonte se neurozat janë pasojë e abuzimit seksual të kryer nga prindër perversë. Ndërkohë, duke punuar me atë metodë zbulimi, ai zbuloi që inkoshienca është e populluar nga fantazma incesti e vrasëse, të cilat e kanë origjinën qysh në fëmijëri. Ato skenarë imagjinare janë shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Në fakt, përjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnë në vetvete tronditje të tmerrshme për krijesat e reja njerëzore. Në një fazë të caktuar të zhvillimit tonë – aty rreth moshës 3 dhe 5 vjeç – ashtu si Edipë të vegjël, ne dëshirojmë prindërit tanë të seksit të kundërt dhe ëndërrojmë të eliminojmë prindin rival. E këto fantazma na shoqërojnë gjatë gjithë jetës e s’na ndahen kurrë. Ato përcaktojnë jetën tonë prej të rrituri, duke na shndërruar në fajtorë imagjinarë eternelë. Po ashtu, “vetë–analiza” e çoi Freud në zbulimin e faktit që ëndrrat e simptomat psikike flasin me të njëjtën gjuhë të koduar: ato fshehin në vetvete dëshirat për te cilat ne preferojmë të heshtim. Duke ëndërruar, ne i jetojmë ato, në mënyrë të tërthortë. Dhe për pasojë, vuajmë neuroza për të cilat jemi dënuar për vete faktin se jemi ne vetë, autorët e tyre.

DIVANI ...

Ne fillimet e praktikës së tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit të fshehur të simptomave të tij, mjaftonin që ai të shërohej. Por, kjo do të qe diçka mjaft e lehtë ! Në fakt, shërimi s'arrihej në se pacienti s’do të arrinte te kuptonte vetë origjinën e vuajtjeve të tij. Për këtë arsye, gjate seancave, ai duhej të fliste, të hapej. Ai duhej të tregonte gjithçka që kish në kokë, pa i përzgjedhur mendimet dhe imazhet që i përzienin shpirtin. Ky është dhe rregulli themelor i psikanalizës - një rregull i paprekshëm që Freud do ta quante "association libre" (lidhje e lirë). Në mënyrë që pacienti të “lidhej” sa më mirë, ai shtrihej në një divan. Ky pozicion, i cili  përngjan me atë të gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatës e të rrëfimit të saj. Për Freud, divani ishte pjesë e një rituali, një ceremoni që simbolizonte situatën analitike. Por, kjo zgjedhje u përgjigjej dhe kërkesave tepër personale të vetë Freud. Ai s’dëshironte që pacienti ta shihte në sy e as të vërente shprehjet e fytyrës së tij, të cilat do të influenconin në shprehjen e lirshme të mendimeve të tij. Por, megjithatë, Freud, s’besonte se ajo mënyrë e kryerjes së asaj analize ishte universale.” Për mua, kjo është e vetmja metodë që preferoj. Një mjek, i cili ka një personalitet të ndryshëm nga imi, është i shtrënguar ndofta të aplikoje e të adoptojë një mënyrë tjetër sjellje ndaj pacientit të tij” – shpjegonte ai.

Freud bënte vizita pesë ditë në javë dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Përsa i përket pagesës, ai s’bënte kurrë pazar: çdo seance e lënë përgjysmë, paguhej e plotë. Ai shpresonte se kështu, sakrifica financiare do të qe një motiv më tepër për një progres më të shpejtë të analizës. Pacientet e kamur paguanin më tepër. Ishte në saje të tyre që Freud mund të kuronte ata që ishin të varfër. Sipas tij çdo mjek e kish për detyre të trajtonte një numër të caktuar pacientësh gratis. Një tjetër kërkesë për pacientet ishte që gjatë kurave, ata të mos kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo jo për arsye morale, por në mënyrë që atë dëshirë, atë force dinamike, ata ta vendosnin në shërbim të analizës.Në fillimet e këtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, në periudha relativisht të shkurtra–gjashtë a shtatë muaj. Më 1908 ai çmon se një kurë mund të vazhdojë nga tetë muaj gjer në tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se “disa paciente janë aq shumë të vështirë sa që duhet të jenë në mbikëqyrjen e analizës psikike gjatë gjithë jetës. Pse kjo zgjatje e tillë trajtimi? Për të operuar sa më mirë, psikoanalisti ka nevoje për efektin e të papriturës. Sepse, sa më shumë që ai njihet me pacientin, aq më tepër misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumë shfaqet rezistenca ndaj trajtimit “– shpjegonte ai. Por, ndërkohë, duke u përballuar me kura të tilla të pafund, Freud shtrëngohet të reflektojë për rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxënësve të vet që të evitonin “terapinë” e tepruar – këmbënguljen për shërimin e pacienteve me çdo kusht. Kjo, nga që ajo mënyrë veprimi, i nxiste ata në mënyrë të pandërgjegjshme që të mbroheshin ndaj mjekut, për të ruajtur simptomat të cilat bënin pjesë në vetë qenien e tyre.

SULMET NDAJ FREUD

Qysh prej një shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundërshtarë të rreptë. Nuk kaloi shumë kohë nga zbulimet e tij në fushën e psikanalizës dhe nuk ishin të paktë ata që e vunë në dyshim bazën e teorisë së tij, vetë ekzistencën e inkoshiencës në interpretimin e tij të ëndrrave. I sulmuar dhe i akuzuar nga shumë drejtime, vallë teoria e tij është drejt zhdukjes? Suksesi i “Libri i zi i psikanalizës” tregon se koha e ka rritur edhe më tej frymën anti–Freud. Por, megjithatë, teoritë e Freud vazhdojnë të pranohen për forcën e tyre të mendimit, për pistat e nisura e ende të pazbuluara si edhe shumë praktikave të tij të cilave vazhdohet tu referohet. Edhe në jetën e përditshme, ai është i pranishëm e teoria e tij studiohet nëpër shkolla. Cili vallë, s’ka kërkuar që ëndrrave të tij tu japë një shpjegim? Kush nuk ka përdorur fjalët “histerik” apo “tabu” ? Kush nuk ka dëgjuar dikë të shpërthejë me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirë kompleksin tënd të Edipit ? I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatë, mbetet një fenomen i cili s’del kurrë jashtë “mode”... 

NJE FIGURE HISTORIKE

Duke venë në dukje rëndësinë e veçantë të rolit të inkoshiencës, duke zhvilluar teorinë e pulsioneve apo duke hartuar shkallët e ndryshimit dhe klasifikimit të neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerëzimit një vështrim të ri mbi njeriun. Ai ju imponua historisë si një eksplorues i vërtete i shpirtit të tij. Filozofë, historianë, psikiatër a sociologë mund ta kundërshtojnë këtë gjë, por ata s’mund të venë në dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndërgjegjes, sëmundjet mendore dhe rolin e mjekësisë psikosomatike. Problemet për të cilat Freud përflitet është fakti që teoritë e tij s’mund as të hidhen poshtë, por as dhe të pranohen. Sepse, vetëm me anë të një mrekullie të shkencës, njeriu do të mund të hynte në labirintet e inkoshiencës. Në se shumë studiues bëjnë pyetje, hamendje, dyshojnë, disa herë me të drejtë; ata në punimet e tyre, megjithatë, marrin si bazë reflektimi pikërisht teorinë froidiane. Një gjë është pra e sigurtë ! Edhe në se psikanaliza si praktikë mjekësore, do të zhdukej, Freud do mbijetonte ...

Sepse, Freud i tregoi njeriut si të dalë nga injoranca, duke i dhenë atij mundësinë e takimit me vetveten. E kjo gjë do zgjasë, për sa kohë njeriu do ketë pyetje rreth vetes. Parë në këtë drejtim, psikanaliza ka një fat e vend të veçante në shoqëri. Ajo as mund të katalogohet, as të matet e ka të gjithë shanset që të jetojë po aq gjatë, sa kohë njerëzit do të kërkojnë të mësojnë të jetojnë më mirë me njeri-tjetrin e vetveten. Për Sophie de Mijolla-Mellor, psikoanaliste e themeluese e grupit të kërkimeve ndërvepruese të psikanalizës,” ajo që Freud i solli kulturës e kurave psikike nuk janë për tu hedhur poshtë. Ajo që është më interesante për to, është pyetja se kush është e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud është e pafund dhe e hapur. Ajo s’është dogmatike. Freud, ka lenë vazhdimisht shumë shtigje që të çojnë drejt rrugësh të pazbuluara, të cilat do flasin shumë po të kemi parasysh progresin e madh të biologjisë e shkencave të tjera”.

A ardhmja e Freud, siç profetizonte edhe ai vetë s’është iluzion, sepse prej tij mbetet akoma për të mësuar shumë. Tani për tani, s’është akoma e mundur që të hyhet në arkivat e tij që do hapen vetëm në vitin 2113 e ku, sipas tij shënimeve të tij, ai i pat riparë, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritë e tij. Parë në këtë vështrim, bie fjala, është vazhduar të zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kërkohet gjithmonë te kuptohen mekanizmat e trurit, bëhen përpjekje për të hyrë e deshifruar misterin e ëndrrave. Rezultatet e këtyre studimeve, padyshim do ta çojnë njerëzimin përtej kufijve të kohës dhe do të shkruhen në fushën e njohjes e dijes. Më tepër se kurrë ndonjëherë tjetër, ne sot po kërkojmë që të kuptojmë se si “funksionojmë”. Është kjo arsyeja, përtej debateve mbi të vërtetat e psikanalizës se, për njeriun e ardhmja s’mund të marrë formë, pa një kthim të veçantë mbi veprën e Freud – it ...

© Simbad

 

 

 

Commenter cet article