/http%3A%2F%2Fwww.archive-host2.com%2Fmembres%2Fup%2F668643967%2Fsimbadi%2Fvoyage.jpg)
Simbad ou le voyage au blog ...
http://aloredelam.hautetfort.com/
SIMBADI ose udhëtimi me një blog
Pjesë nga blogu SIMBAD www.simbadi.com ku përshkruhet përcaktimi magjik i udhëtimit. Për të parë zbulime poetike, botë të panjohura, të zbuluara nga baulja e një udhëtari endacak, fotografi femrash shume më magjepsëse se Sheherzadia. Mos mungoni ti hidhni një sy edhe SOLARPLEXUS http://solarplexus.over-blog.com një shtesë ( lidhje ) për të cilën më vjen keq që nuk njoh gjuhën shqipe e ku është strehuar një klithmë lirie që të çpon si teh thike e që na kujton betejën e pafund për të cilën liria na thërret, kufijtë e mbyllur, transhetë me tela gjembaçë dhe pastaj këmbët që s’gjejnë pushim e duan udhë pa dëgjuar aspak zërin miklues të sirenave. Në një udhëtim drejt të tjerëve, drejt vetvetes – si një premtim i mbajtur sekret prej kohesh … Por, hajde Simbad, nxitohu, ngri velat ! Për pak, do nisemi së bashku, në udhëtime pa kthim, në kërkimin e palodhur të shpirtit njerëzor : këtij të panjohuri eternel …