Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Artisti i Merituar Haxhi Dalipi

Publié le 15 Septembre 2006 par SIMBAD in DIVERS ( Te ndryshme )

 

 

 " Vdekja e Artistit "

 Një lajm i zi e mizor,teksa po lexoja sot shtypin e përditshëm shqiptar,me rrëqethi gjithë trupin e me plagosi zemrën thelle.Miku im,Artisti i Merituar Haxhi Dalipi,ka vdekur ne Tirane,pas një sëmundje te rende e te pashërueshme.Nuk do ta besoja kurrë këtë lajm te paimagjinuar kurrë,por ja qe qenka e vërtete.

Ai s’është,nuk jeton me!...

Dhe para syve me doli portreti i tij,njohja e vjetër ne vite si edhe takimet e bisedat qe sa e sa here,kemi bere bashke,aty,ne Vlorën tone te çmuar e te paharruar.E mbaj mend,Haxhiun qysh kur erdhi nga studimet qe pat bere,aty nga fundi i viteve '60 ne Institutin e Arteve ne Tirane. Një djalë me trup te gjate,elegant,i pashëm,me flokët me onde qe i binin mbi balle.Ishte një nga te rinjtë artiste te Vlorës,te cilët me pas do te bënin emër,ne art e ne kulture. Por,ja,jeta paska një fillim e po ashtu një fund e ne,qe njohëm njerëz e miq te tille si ai,artiste e shpirtra te mëdhenj si ai,duhet tani te pimë "kupën e helmit"për ikjen e tyre qe s'ka kthim kurrë ...

Sa here bisedonim,sa here e kisha intervistuar,sa here kisha filmuar siluetën e tij dinamike prej artisti,mes projektorëve e skenave te Vlorës.Njeri pasionant,me një dashuri te pakufishme për artin: kompozitor,dirigjent,drejtues artistik,muzikolog,etnolog dhe njeri me zemër te pastër llamburitëse e plot drite,ai ishte një nga njerëzit dhe artistet me te nderuar ne Vlore.

Te gjithë e thërrisnin: Profesor !...

Me vjen tani ne mend e para syve,puna e tij kembengulese për ngritjen e ansamblit folklorik "Labëria", turnetë e bëra brenda e jashtë shtetit,xhirimet e mia për to ne Turqi,kujdesi dhe pasioni i tij për këngën labe e himarjote,miqësia e tij e rralle me poete e këngëtare si Hiqmet Meçaj,Lefter Cipa,Dhimiter Varfi,Anita Bitri,Aurela Gaçe e shume te tjerë te cilët ai i kish ndihmuar e përgatitur te dilnin ne skene. Pastaj,ikja e tij ne Tirane,pas vitit te lig '97,drejtimi dhe rizgjimi qe ai i beri Ansamblit Kombëtar te Këngëve dhe Valleve ...

Një lajm i kobshëm,me vjen nga Shqipëria e me bën te ditur se,një ngjarje e rende ka ndodhur.Miku im dhe artisti i njohur vlonjat,Artisti i Merituar,Haxhi Dalipi është shuar përgjithmonë. Dhe,ka lenë amanet qe trupin e tij ta çojnë,për pushimin e tij te përjetshëm,ne Vlore.Për te qene përjetësisht aty,ne token dhe ajrin e saj,përballë ullinjve,kalasë se Kaninës,Shashicës,Sazanit,Karaburunit dhe detit.Atij deti te bukur qe e pat frymëzuar atë e artiste te tjerë vlonjate, për tu bere te veçante e te dalluar, nga gjithë te tjerët ...

Lamtumire,mik im i dashur,Haxhi !

Te qofte i lehte,shplodhes dhe i ngrohte,dheu i Vlorës sonë te dashur !

Aty,ku do te mbetesh përjetësisht,i nderuar !

Simbad Detari

( Vasil Qesari )

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité