Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Portrait d'Adèle Bloch-Bauer

Publié le 20 Juin 2006 par Simbad in DIVERS ( Te ndryshme )

Une des plus célèbres toiles du 20 e siècle, un portrait lumineux du peintre autrichien Gustave Klimt a été vendue lundi 19 juin à New York pour un montant de 135 millions de dollars. Ce chef d'oeuvre de l'Art Nouveau est un portrait de Adèle Bloch-Bauer femme de l'industriel du sucre Ferdinand Bloch-Bauer qui tenait un célèbre salon à Vienne. Cette oeuvre a une histoire mouvementée. Volée par les nazi pendant la guerre elle s'est récemment retrouvée au centre d'une bataille légale longue de six ans entre le gouvernement autrichien et une nièce des Bloch-Bauer, Maria Altmann. Madame Altmann voulait faire reconnaître son droit de propriété et celui de sa famille sur ce tableau et a obtenu gain de cause en janvier dernier. Le tableau a été acheté par Ron Lauder.

 

(Portreti i Adele Bloch-Bauer të Gustav Klimt shitet 135 milion dollarë)

IKONA E GUSTAV KLIMT


Nga Vasil QESARI

Buzët mishtore si një frut vere, mollëzat e faqeve të përkuqura si flladi i  pemëtoreve, qafa e bardhe dhe sensuale si e një mjelme - Adele Bloch-Bauer është një ikone madhështore e piktorit të shquar austriak Gustav Klimt, portret nga i cili hirësia mondane shpërndan një mirësi verbuese ngjyrë ari. Dy portretet e kësaj bruneje plot nur, Adele Bloch-Bauer I dhe Adele Bloch-Bauer II - vdekur në lulen e moshës më 1925, pikërisht gjashtë vjet pas vetë autorit të portreteve të saj, ishin qysh në kohën e luftës së dytë botërore ndër veprat me brilante të "Österreichische Galerie", ( Galerisë Kombëtare Austriake ). Por, në ditët e para të shkurtit, këto dy portrete që kishin shkaktuar "kaq e kaq telashe", u hoqën nga galeritë e "Muzeut të Belvederes" për tu dërguar në Kaliforni, tek pronarja e tyre legale, Maria Altmann, 89 vjeçe. Zonja në fjalë, më së fundi kish fituar - pas shtatë vjetësh gjyqe ndërkombëtare - me vendim të një gjykate amerikane, të drejtën për t'i u kthyer këto portrete, të cilat i qenë grabitur nga nazistet dajës së saj Ferdinand Bloch-Bauer, një koleksionist izraelit shumë i pasur, vdekur gjatë egzilit të tij në Zvicër më 1945. Në shkurt të vitit 2006 qeveria austriake kish refuzuar t'i blinte këto monumente artistike, pasi kish gjykuar si ishin tepër të shtrenjte (300 mije dollarë). Por, së fundi, Ronald S. Lauder, koleksionist i shquar amerikan dhe trashëgimtar i perandorisë së prodhimeve kozmetike, bleu vetëm njërën prej tyre për 135 milion dollarë - rekord absolut ky për një tablo - shumë më tepër edhe se vetë ndonjë prej punëve të Picasso - së. Portreti magjik i Adele Bloch-Bauer I, do të vendoset në muzeun e tij të mrekullueshëm "Neue Galerie" të Nju-Jorkut. Këtë lajm e konfirmoi dje, vetë pronarja e tyre, zonja Maria Altmann.

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité