Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Ismail Kadaré:

Publié le 18 Juin 2006 par Simbad in POETES & POEMES ( Poetë & Poezi )

  

  

KRISTAL

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj unë dalëngadal,
si vdes tek unë kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj,
një strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal,
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë,
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dime as ne askush
harim ish ky a s'ish harim ...

 

 

Publicité
Publicité
Commenter cet article
A
shum shum knaqsi esht kur te lexojsh kesi poezi te bukra pej ktyre poetve te mdhaj  ju flm shum shum per kto poezi te japin jet dhe shpres ta rritin zemren.
Répondre
Publicité