Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Edward Estlin CUMMINGS

Publié le 9 Avril 2006 par Simbad Detari in POETES & POEMES ( Poetë & Poezi )

 
M.M CUMMINGS
(1894, Cambridge, Massachusetts - 1962, New York)
POEZI TE ZGJEDHURA



Kohët e fundit, shtëpia botuese José Corti i paraqiti lexuesit francez për herë të parë, një përmbledhje pak a shumë të plotë të krijimtarisë së poetit të njohur amerikan Edward Estlin Cummings. E.E.Cummings, një nga poetët më të shquar avangardistë të shekullit të XX-të, ndër të tjera ka eksperimentuar në menyrë radikale në formën e poezisë ( shënjat e pikësimit, ortografinë, sintaksën ) duke shpikur një gjuhë të re në vetë gjuhën e saj. Talenti i tij në pikturë e poezi u inkurajuan qysh herët nga prindërit. Më pas, në vitin 1916, ai u diplomua në Harvard e, gjatë luftës së parë botërore, punoi si infermier në Francë. Përmbledhja e tij e pare poetike "Tulipane e oxhakë" u botua me 1923 dhe u pasua nga të tjera si "XLI Poezi", "Bëjnë 5" dhe "ViVa", ndërkohë që vëllimi "Jo,faleminderit !" u refuzua të botohej nga shumë botues. Një përmbledhje e plotë e poezisë së tij doli më 1938 ( Poezi të zgjedhura ) që u pasua më vonë nga vëllimet "50 poezi" dhe "1x1" ( "Një herë një" - qe ishte edhe formula e tij e dashurisë ). Cummings shpesh thoshte se, që t'a përfundonte plotësisht veprën e tij, do t'i duhej të jetonte edhe njëqind vjet të tjera. Botimi i plotë dhe i zgjeruar i "Përmbledhje poezish" i cili doli më 1968, plotësoi deri diku një dëshirë të herëshme të tij.

"Poeti i cili ka shkruar disa prej vargjeve më arbitrarë, më të fortë, më të mrekullueshëm e më të "shëmtuar ", nga më të pacipët e më eksplozivët, më të pakuptueshmit ( për disa ), më të admirueshmit e më të diskutueshmit e epokës sonë - është një burrë shtatshkurtër, thatanik, aty rreth të gjashtëdhjetë e pesave i cili qysh prej tridhjetë vjetësh, strehon qetësisht krenarinë e tij në fundin e një rrugice të Greenwich Village. Aty, ai ka zenë katin përdhes të një shtëpie të vjetër, duke e kaluar kohën herë me pikturë e herë me letërsi. Tek ai nuk ka as radio e as televizor, gjëra të cilat ai i cilëson si simbole të jetës "shkatërruese" të këtij shekulli. Jeton në ngushticë. Por, gjatë gjithë jetës së tij, ai ka berë ato çka ka dashur, ai ka shkruar pikërisht ato çka ka ndjerë e, me ato që ka shkruar, ka trullosur jo pak njerëz ". Me këto fjalë e ka përshkruar kronisti letrar Arnold Schonberg, në një artikull të New York Times botuar më 1953, portretin e poetit amerikan Edward Estlin Cummings. Ndërkohë që Cummings botonte më 1950, përmbledhjen "50 poema", ai pat shkruar edhe shumë vepra të tjera e nuk qe i panjohur ; puna e tij mbi sintaksën e gjuhës dhe tipografinë e kishin bërë atë, ndër më të padiskutueshmin e më të kundërshtuarin e poetëve. E ai do të vazhdonte të shkruante kështu, pa ndryshuar aspak, gjer në fund të jetës së tij, më 1962"

Vetë E.E. Cummings e pat përcaktuar poezinë të pamundur për t'u përkthyer. Sepse poezia është diçka tejet e veçantë. Ajo, ashtu si një letër intime dashurie nuk shkruhet për një publik dosido; ajo nuk ka adresë marrësi sado të shumtë qofshin lexuesit e saj, sepse seicili prej tyre ka veçantinë e tij. Por, nga ana tjetër forca e saj është me të vërtetë e çuditëshme e, në të njejtën kohë, me një frymë të thellë universaliteti njerëzor. Ajo i drejtohet njëherësh të dashuruarit, të ikurit nga mentë, burrit, gruas e femijes, të zgjuarit e idiotit. Pikërisht këtu qendron dhe paradoksi i saj, në faktin që veçantia e saj ka një forcë të veçantë universaliteti. Edhe pse Cummings ish i njohur për alergjine e tij ( e cila shkonte shpesh gjer në obsesion e verbëri ndaj çdo lloj manifestimi të kësaj natyre ), edhe pse në atë kohë poezia e tij shënoi avangardizmëm, ajo nuk mundi t'i shmanget tradiconalizmit, asaj tradite e cila vjen qysh prej antikitetit, vetë kohës së Orfeut, duke zgjuar kështu, me kengën e tij, gjithfarë lloj ndjenjash pa fund e duke na bërë që të na vibrojë shpirti e trupi bashkë.
Më poshtë po ju paraqesim një përpjekje modeste, të mundueshme e guximtare vetiake, për shqipërimin e gjashtë poezive të marra nga kjo përmbledhje ...

Poezite e meposhtme jane shqiperuar nga Vasil QESARI


1 -------------

 

zemrën tende e mbaj me vehte ( e kam këtu
në zemrën time ) e pa të nuk rri kurrë ( kudo
ku vete, aty ku ti je e shtrenjta ime, e ajo që bëj
bëhet prej teje, e dashura ime )
s'kam fare frikë
nga fati ( se je ti fati im, e embla ime ), nuk
endërroj tjetër botë ( se ti je e mira, madhështorja
e vërteta imja botë ) e ti je vetë hijeshia e ajo çka
hëna ka frymëzuar poetët e vetë kenga e diellit je ti

ky është edhe sekreti yt që askush nuk e di
( aty është rrënja e rrënjes dhe sythi i sythit
e qielli i qiellit të një peme që quhet jetë e që
beson se sa më lart të ngjitet shpirti aq me lart )
e kjo është vetë mrekullia që mban pezull yjet

zemren tende e mbaj me vehte
( e kam këtu në zemrën time )

2 -----------

ndofta hëna është

një ballon që ngrihet mbi një qytet plot gjallëri
e fluturon në një qiell plot njerëz të lumtur ?
(dhe në se unë e ti aty

do të ngjiteshim, në se do na
merrnin të dyve në ballon
atëherë le të hypim
të ngjitemi lart bashkë me këta njerëz të bukur

lart mbi shtëpi, këmbanore, mes resh
do lundrojmë
lart e më lart do shkojmë
drejt një qyteti që askush kurrë s'e ka parë
ku
gjithmonë
ka veç
pranverë ) e ku njerëzit
bëjnë dashuri e lulet mblidhen vetë.


 

3 ---------- 

kur fytyrat si lulet enden nëpër qiell
e kur fryma bëhet urim e urimi thesar -
kur s'ka kurrë mëdyshje e kurrë dyshime
- kjo ndodh në prill ( po në prill ; e shtrenjta ime) në pranverë !
atëherë kur zogjtë dredhërojnë plot fluturime vetëtimë
atëherë kur peshq të vegjel turren të lumtur të gjejnë pak ushqim
( atëherë kur malet hedhin valle )

kur çdo gjethe shpaloset lehtaz pa bërë më të voglën zhurmë
e kur urimi bëhet pasuri e pasuria ndahet -
sepse t'a mbash për vehte është një hiç pa kuptim
- ne jetojmë ; ne jemi gjallë e dashur, e kjo është ( përqafomë,
pra ) pranverë !

ja tani zogj të bukur fluturojnë si unë e ti
ja tani të vegjëlit peshq lëvrijnë si unë e ti
( ja tani malet hedhin valle, vallzojnë )

se kurrë ajo që nuk ka humbur s'është gjetur kurrë
se që të kesh duhet të japësh e të japësh do të thotë të rrosh ?
se të mbash për vehte do të thotë të përjetosh dimër e errësirë
- është pranverë ( e nata jonë bëhet ditë ) oh është pranverë !

të bukurit zogjt ngrihen e çajnë zemrën e qiellit me fletë
të vegjëlit peshq rrëshqasin mes shpirtit të pafundmit det
( gjithë malet hedhin valle, vallëzojnë )

4 -----------

të të cik pakëz - tha ai
(do bërtas - tha ajo
vetëm një herë - tha ai)
qenke shakaxhi - tha ajo

(të fus pak dorën - tha ai
sa - tha ajo
thellë - tha ai
e po mirë - tha ajo )

(e futa - tha ai
jo shumë thellë - tha ajo
pse jo thellë - tha ai
mjaft tani - tha ajo)

të ngjitem pranë - tha ai
(nga cila anë - tha ajo
ja kështu - tha ai
po mos më puth - tha ajo

të lëviz pak - tha ai
që të bësh dashuri - tha ajo)
tamam - tha ai
(ti je i çmendur - tha ajo

i ka jeta këto - tha ai
po gruaja juaj - tha ajo
afroju - tha ai)
hajde - tha ajo

(shkëlqyer - tha ai
mos ndalo - tha ajo
oh jo - tha ai )
ngadalë - tha ajo

(haaajde - tha ai
hëmmm - tha ajo)
je e shkëlqyer ! - tha ai
(ti je i imi - tha ajo)


5 --------------




e dua trupin tim kur është me trupin
tend. Eshtë diçka fantastike.
Muskuj të tendosur e voluptet.
e dua trupin tend, i dua lëvizjet e tij,
dua atë çka bën, më pëlqen të ndjej
shtyllën kurrizore të trupit tend e gjithë
dridhjen e embel të eshtrave
e atë vibrim të skajit te tij që dua ta
puth, ta puth, ta puth papushim.
të puth plot zjarr çdo pjesë të trupit tend,
e dua atë përkëdhelje të bute të cikjes
me pushin e gëzofit tend elektrik e
mishin që hapet e sytë e tu plot shkëndija,

e për më tepër dua përplitjen tende
poshte meje - një gjë kaq fantastike !

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité