Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Arthur Rimbaud

Publié le 9 Mars 2006 par Simbad Detari in POETES & POEMES ( Poetë & Poezi )

 

                     

ARTHUR RIMBAUT

Nga Vasil QESARI

Krahas nivelit te larte dhe misionit te rralle te poezisë se tij, miti Rimbaud e ka origjinën e tij edhe ne faktin se ai nisi te shkruaje poezi, qysh ne moshe fare te re. Ai nuk kishte veç 15 vjeç kur shkroi disa nga poezitë me te ndjera e me te "pastra" te poezisë franceze, nder te cilat "Sensation" dhe "Dormeur du val". Ne atë periudhe, poeti "njomëzak" adhuronte ne mënyre te veçante Baudelaire, gjë te cilën ai e kish thëne edhe ne poezinë e tij "Lettre du Voyant", por edhe ne një tjetër, te titulluar "Les Parnassiens". Me pas, tek ai vijoi ndikimi i autoreve te tille si Banville dhe Coppée, gjë te cilën ai e shfaqi ne poezitë e tij "Soleil et chair"dhe "Ophélie"por, e veçanta ne ketë rast qe se, ne poezitë e tij Rimbaud manifestoi hapur dëshirën e tij kembengulese për te thyer gjuhen e rëndomte te shkruar jo rralle, ne poezinë e asaj  kohe. Miti Rimbaud përfshin gjithashtu - e me te drejte - edhe mjaft revolte. Ne kohen kur shkroi poezitë e tij te para, Rimbaud shfaqi mjaft pakënaqësi ndaj rendit politik te Napoléonit III -te e po ashtu nga borgjezia versajeze, ndërkohe qe simpatitë e tij për Komunën ishin te njohura. Ajo revolte u shfaq, krahas te tjerash edhe ne sulmet e tij te vrullshme prej adoleshenti ndaj Kishës, ndaj konformizmit mbytës se qytetit te tij te lindjes Charleville (À la Musique ) e po ashtu ndaj "burgut te familjes" gjë te cilën ai e shprehu ne poezinë "Les Poètes de sept ans". Kundërshtar i vendosur ndaj konformizmit te kohës, ai u tërhoq mjaft ndaj aventurës. Shume poezi te tij te periudhës se pare, evokojnë pikërisht arratisjet e tij nga "gjiri familjar ( Rêvé pour l'hiver) si edhe bredhjet e pafund ne fushat ardeneze (Ma Bohème). Megjithatë, Rimbaud, s'e kish nisur ende kohen e arratisjeve te tij te bujshme, atëherë kur udhëtimet u bene edhe pasioni me i madh dhe i vetëm i jetës se tij te shkurtër ( Ethiopie). Poezia "Ophelie" si edhe e mirënjohura "Bateau ivre",vene ne dukje pikërisht sensin e tij tepër te pasur imagjinar, nganjëherë sa te gjalle po aq edhe naiv, te mbushur plot fantazi e ëndërrime nga leximet e romaneve te Jules Verne si edhe te reportazheve, pak a shume fantastike, te botuara ne revistën " La Revue des deux mondes". Pare ne ketë këndvështrim, poezia e asaj periudhe, nuk është veçse një "zgjidhje" e përkohshme për t'u arratisur nga realiteti ndërkohe qe me pas, ai do te niste një udhëtim te gjate e te largët, te cilit do t'i përkushtonte trup e shpirt ...

 

OFELIA

(Shqiperuar nga Vasil Qesari)

I

Mbi valën e qete e te zeze ku yjet flenë
E bardha Ofeli përkundet si zambak i madh
Noton lehte - lehte fjetur mes vellos se gjate
Zërat e natës për te këndojnë me kor ne pyll

Ka me se një mije vjet qe e trishtuara Ofeli
Noton, fantazme e bardhe mbi lumin e zi,
Ka me se njëmijë vjet qe e ëmbla marrëzi
Murmurit këngën e saj ne muzgjet plot mërzi

Era i puth gjinjtë e bardhe zbuluar si korale
E lulet e vellot mbi ujë e përkundin butësisht;
Shelgjet qajnë me dënese mbi supet e brishte
Kallamat feshferijne mbi balln' e saj ëndërrimtar
Te tulatur zambakët e ujit qajnë me dënesë;
Kur ndodh qe ajo zgjohet për një te shkurtër çast
Një krah zogu mbi peme dridhet plot me shprese
Nga yjet e arte lart një kënge misterioze zbret ..

II
 
O e zbehta Ofeli ! E bukur si dëbore !
Vdiqe vogëlushe e një lume me vete te morri !
Dhe erërat qe fryjnë nga malet e Norvegjisë
Me gjuhen e lirisë lehtas te folën ne udhëtim...

Një fryme e panjohur flokët t'i tund me shpoti
Shpirti yt ëndërrimtar ca tinguj te çuditshëm nxjerr;
Zemra jote e brishte këngën e Natyrës dëgjon
Ne rrafshina, peme dhe psherëtimat e netëve;

Një mëngjes prilli, një bukurosh djalosh i zbehte
I gjore e i marre ne gjunjë u ul pranë teje
E zhurm' e detrave plot dallge, grahme e pafund
Fryu mbi te bukurit e te butet gjinj te tu si fëmije ...

Qiell ! Dashuri ! Liri ! Jan' endrra o djalosh i marre !
Ndaj u shkrive ti ne trupn' e saj si bora ne zjarr
E vizione drithëruese t'i mbyten fjalët ne goje
- Dhe fundi i tmerrshëm t'i mbylli te bukurit sy blu
 
III 

E poeti thotë se nga bardhësia e yjeve larte
Ajo zbret te kërkoje natën lulet qe ka këputur,
E ka pare mbi lume, shtrire mbi tyl te bardhe
Te bukuren Ofeli qe noton si zambak liqeni …

(15 maj 1870)

***

ENDERR PER DIMER

*** Asaj

Dimrit do vemi në një vagon të vogël
Rozë mbushur plot jastëkë të butë blu.
E aty do ndjehemi aq mire e bukur.
E në çdo cep të tij rehat si në pupla
Do ngremë fole puthjesh plot epsh.

E ti do mbyllësh sytë për të mos parë
Nga pasqyra përqeshjet e hijeve të natës,
Ato figura përbindëshe idhnake,
Plot turma demonësh e ujqish të zinj.

Një gërvishje do ndjesh pastaj në faqe
Mbi qafe si merimangë e trullosur
Një puthje e vogël do të ledhatoje …

E ti, me kokën do më thuash : Kërkoje !
E ne s’do të ngutemi për t’a gjetur atë insekt
Që hyn e del ngado …


(Në vagon, më 7 tetor 1870)

 

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité