Très connu et très aimé dans mon pays natale, Albanie, le comédien Philippe Noiret est mort, jeudi 23 novembre, des suites d'une longue maladie. Sur le triste evenement, voici une commentaire de Simbad Detari pour le lecteur albanais ...
Sot mbasdite (e enjte) mbas nje semundje te gjate, ne moshen 76 vjeç vdiq Filip Nuare ( Philippe Noiret ) nje nga aktoret me te shquar te kinemase franceze. Mbas debutimit ne Teatrin Kombetar te drejtuar nga Zhan Vilar, ai luajti me Zherar Filip dhe me pas ne qindra role ne kinema e teater. Nder filmat e tij me te njohur shenohen Aleksandri i lumtur (1967), Darka e madhe (1973), Festa te filloje ! (1975), Pushka e vjeter (1975) etj. Filip Nuare le pas nje karriere te shkelqyer e te rralle duke u cilesuar si nje nga aktoret me te medhenj ne France, pjesemarres ne 125 filma, pa folur pastaj per rolet e tij te shumta e te shkelqyera ne teater. Aktor i perzgjedhur nga regjisori Bertrand Tavernier (L'horloger de Saint-Pau, Que la fête commence), ai luajti duke krijuar çifte mitike ne kienama, me Catherine Deneuve ( La Vie de château), Romy Schneider dhe Simone Signoret. Aktori i madh i kinemase dhe teatrit ka qene mjaft i njohur edhe per artdashesit shqiptare, te cilet kane ndjekur disa filma te tij. Shumekujt i kujtohet nje nga realizimet e tij me te mira, pikerisht roli i luajtur ne filmin "Ciftja e Vjeter" i cili tregon nje ngjarje nga lufta e II-te boterore. Eshte historia e nje mjeku kirurgu te quajtur Julien Dandieu, i cili me 1944, per te shpetuar familjen e tij nga rreziqet e çon ate ne fshatin e tij te lindjes. Duket se kjo zgjidhje eshte ideale e familja duket e lumur ne sfondin e nje fshati te qete. Por, nje njesit gjerman ne terheqje e siper, hyn ne fshat dhe ben raprezalje duke vrare pa meshire femije e pleq. Doktor Julien, i cili nuk di gje per dramen makabre, kthehet ne fundjave ne fshat dhe gjen gruan e femijet te vrare e te mbytur ne gjak. I helmuar sa s'behet, ai vendos te hakmerret.Kerkon çiften e tij te vjeter dhe nis te vrase, nje nga nje, gjithe shkaktaret e tragjedise se tij.
Philippe Noiret entrait au TNP en 1953. Parmi ses partenaires, Gérard Philipe et Charles Denner, photographiés par Agnès Varda au cours d'une répétition pendant le festival d'Avignon