Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

SOUVENIRS DU PASSE

Publié le 29 Septembre 2006 par SIMBAD in NOSTALGIE ( Nostalgji )

                                         KORRESPONDENCA


... Edhe sot e kësaj  dite, korrespondenca me letra ka qenë dhe mbetet për mua një pasion i madh e pothuajse, një obsesion i vërtetë. E, kjo gjë ka nisur qysh herët, si rrallët tjetër, për vete moshën që kisha. Atëherë, sa kisha mbaruar klasën e shtatë dhe, në oborrin e shkollës pedagogjike e cila ndodhej përballë pallatit ku ne banonim, gjatë verës vinin për pushime rreth 30-40 vajza e djem të Shtëpisë së Fëmijës. Duke lozur në oborrin e saj, mes të tjerësh u njoha dhe me Filip Gazullin i cili, më pas, do të bëhej e do të mbetej një mik i pandarë në jetën time. Pas fundit te pushimeve, ne shkëmbyem adresat e ishte Filipi apo unë, kjo gjë nuk më kujtohet mirë, i cili shkroi dhe nisi edhe letrën e parë të jetës sonë djaloshare ...


Fichier hébergé par Archive-Host.com... E kam si tani të gjallë emocionin dhe lumturinë e madhe që kam ndjerë nga ardhja e atij zarfi të vogël prej mikut tim te porsa njohur, ku qe shkruar emri dhe adresa e shtëpisë sime. Po, ç’farë të ishte, vallë, ai gëzim e ajo ndjenjë? Them se, ajo dëshirë e flaktë e porsa ndezur për letërkëmbim, më tepër se një prirje apo nevojë thjesht adoleshente, ishte një dëshirë për afirmim, për të qenë “dikush”, për të pasur edhe unë “emrin” tim, apo ndofta për të hyrë me padurim, në atë të cilën unë e quaja shoqëri apo karakteristike e të mëdhenjve, e atyre qe ishin me lart ne moshe se unë. Qe valle ky një lloj egoizmi ende femijenor, dëshirë për të afirmuar personalitetin e moshës apo mos vallë, narcizizëm? Nuk e di ! Di vetëm se ajo dëshirë adoleshente, u zhvillua pak nga pak e, më pas, u kthye në një fiksim, dëshirë e pasion i flaktë, i cili nuk rreshti kurrë më ...

 

E ndërkohë, historia e nisjes dhe vazhdimit te pasionit tim të madh për letërkëmbim, më tepër se një dëshirë e thjeshte e kalimtare, u kthye në një mani të vërtetë e te përhershme aq te madhe, sa që sa herë që ndonjë mik  largohej nga qyteti im provincial, unë do nxitoja t’i shkruaja me dëshirë letrën e pare. Sa herë që më jepej rasti të shkruaja letra, e bëja atë gjë me kënaqësi e gatishmëri të plote e te veçantë. Ndërkohe, pritja e letrave dhe bashke me to e përgjigjeve, tek unë provokonte një lumturi e vërtetë.

 

Me kujtohet, aty rreth orësh dymbëdhjetë të çdo dite postieri i lagjes, një burrë i shkurtër babaxhan dhe i pafjalë, sillte dhe ndante neper abonentët e pallateve gazetën e përditshme “Zëri i Popullit“ e, bashkë me të edhe postën. Nga padurimi, unë dilja zakonisht një çerek ore përpara në ballkon dhe, që andej ruaja e vëzhgoja me ankth qe të shquaja që larg biçikletën e tij të vjetër e torbën varur para saj, ne timon, aty ku ai ku mbante gazetat e letrat. Qëndroja aty, gjersa ai duke ndare shtypin arrinte gjer ne hyrjen e pallatit tone e pastaj, unë prisja ne korridorin e erret prapa derës se jashtme kur ai, pasi ngjiste shkallet fuste qe poshtë saj gazetën e, nga një here, edhe zarfin e bardhe te shumëpritur te korrespondencës sime ...

 

Letrat e mia ta para e te shpeshta, u bene me shokun tim te ngushte te femijerise Filip Gazullin i cili aso kohe ishte nxënës ne shkollën e mesme bujqësore ne Golem te Kavajas e ne to, natyrisht qe nuk kishte ndonjë gjë tepër te shënuar për t’u lexuar, përveç dëshirës sonë te flakte për te komunikuar si miq te sinqerte e natyrisht, për t’u dukur te mëdhenj e pak me me rendësi, për vete faktin qe shkëmbenim letra ( ndërkohë qe, aso kohe, njerëzit shkruani fare pak, ne mos aspak ).Kjo korrespondence me mikun tim te vjetër, vazhdoi pastaj pa ndërprerje, neper vite e ne rrethana nga me te ndryshmet. Pa ndërprerje për me tepër se 35 vjet e qe vazhdon edhe gjer me sot, ndofta jo e shpeshte si dikur ( për vete faktin e mënyrave te reja e te shpejta te komunikimit: telefoni e interneti ).

 

Pastaj, si një stuhi plot gjëmime, vetëtima e drite te verbueshme, gjurmët e forta e te pashlyeshme te te cilave janë te gjalla e te forta ne memorien e ndërgjegjen time edhe sot, janë letrat për te dashurën time te ëmbël e te vogël, Linda. Ajo vinte gjate verës për pushime te daja i vet, i cili jetonte ne pallatin tone e, mua me dukej se prezenca e saj, aty ne oborrin para pallatit apo ne stolat e lulishtes pas tij, buze rrugës Vlore-Skele, i jepte edhe me shume drite, gaz e hijeshi mjedisit përreth. LindaFichier hébergé par Archive-Host.com ishte një vajze me trup te imte. Delikate dhe e hijshme, me sy te kaltër, te bukur e me disa prenka ne hunde e poshtë syve. Ajo ishte teper tërheqëse, pothuajse e magjishme e kjo gjë behej edhe me e theksuar, nga qe ajo vinte nga Tirana, pra nga kryeqyteti, nga ku sillte edhe një “ajër“ e një atmosfere tjetër, te cilat pasqyroheshin ne gjestet e fjalët, ne rrëfimet për filmat e librat qe ajo lexonte, ne veshjen e saj me ca fustane te lehte e plot lulka e gjer ne këpucët e saj te vogla e te bardha. Te gjitha këto, te marra se bashku, e bënin atë qe t’u ngjante atyre kukullave te hijshme e me sy te perënduar, te cilat ne i kishim pare vetëm ne dyqanin e vetëm me valute te qytetit ...

 

Unë, atëherë isha 15 vjeç dhe sa kisha nisur vitin e pare te gjimnazit e, siç tregova edhe me lart, krahas pak gjerash te tjera, pasioni im i madh vazhdonte te mbetej letërkëmbimi. Ne familjen tone, ne kishim aso kohe, shume lidhje kujtimesh te hershme me Francën, për shkak se nena ime kishte lindur ne Saint-Etienne e gjyshi kish punuar për rreth 17 vjet ne minierat e nxjerrjes se qymyrgurit te asaj zone,. Kështu qe Franca kish mbetur vazhdimisht e pranishme ne kujtimet e nenës sime, e cila kishte ardhur prej andej ne Shqipëri ne moshën tete vjeç e, sidomos ne ato te gjyshes, e cila kish jetuar aty për pesëmbëdhjete vjet.

Mbas ardhjes se gjyshit tone ne Shqipëri, për te vdekur ne vendin e tij e për te ndihmuar bashkëfshataret me ndërtimin e një mulliri me motor diezel, ne France kishin mbetur disa kushërinjtë tanë. Njërit prej tyre, Thanas Hisos, te cilit nuk e di as unë se si e qysh, mrekullisht, i pata gjetur adresën, nisa t’i shkruaj letra. Dhe Thanasi, i cili nuk ishte aspak i moshës sime, por një burrë i cili i kish kaluar te dyzetët, me kthente rregullisht përgjigje. Ne zarf gjithmonë gjeja një cope letër ku ai, shkruante thjesht dy fjale e vazhdimisht, e kjo ishte edhe me interesantja, ne zarf ai fuste gjithmonë edhe fotografinë me ngjyra te ndonjë artisti apo artisteje franceze. Imagjinoni, se sa e madhe ishte lumturia e krenaria ime kur, me zarfet te cilat mbanin mbi pullat dhe vulat franceze, unë shkoja ne shkolle e ne pushimin e madh, i hapja ato duke u treguar shokëve e shoqeve te klasës, fotografitë e Brigitte Bardot, Jean Marais, Marie Laforet, Seen Conery, Elvis Presley e te tjerë ...

 

... Mbas shkollës se mesme shkova ne universitet e aty, dëshirës sime për letërkëmbim me shokët e mi, iu shtua edhe vetmia e vitit te pare si edhe largimi për here te pare nga familja. Edhe pse studimet ne shkollën e larte i kisha ëndërruar pa mase, gjate vitit te pare e ndjeja veten vërtet mjaft keq. Te braktisur, te vetmuar, te malluar e, gjithmonë, te shoqëruar dhe me një ndenje inferioriteti ne vetvete, për shkak se ne atë fakultet studionin kryesisht djem e vajza te te “mëdhenjve“, te cilët qene lindur e rritur ne kryeqytet e përveç kësaj, qe visheshin e mbaheshin edhe shume bukur.

 

Fichier hébergé par Archive-Host.comNe ato rrethana, leterkembimi me miqte e mi u be edhe me i shpeshte e letrat qe me vinin aty ne hyrjen e godines se fakultetit te filologjise, te cilat postieret siç ishte tradita e asaj kohe i linin mbi nje tavoline ne te djathte te portes se madhe te hyrjes kryesore, beheshin gjithmone e me te shpeshta. Letra, pa nderprerje, shkembeja me Filipin i cili punonte si agronom ne Dajç te Lezhes, pra me mikun tim me te cilin kisha shkembyer edhe letrat e para. Por jo vetem me ate, por edhe me disa shoke te mi te gjimnazit, te cilet per fat te keq kishin mbetur ne Vlore per arsye se s’u kish dale e drejta e studimit per shkak te “biografise se keqe“. Dhe, jo vetem me Fiqiri Caushin e Llazar Baskon me te cilet kisha qene ne nje klase, por edhe me shoke te tjere te cilet i kisha lene ne qytetin tim te lindjes si me Sotir Koçin, Ibrahim Omerin, Luan Troqen, Qirjako Gaçon etj.

 

Por, kjo gjendje izolimi dhe vetmie te cilen e kisha ndjere per muaj te tera, do te ndryshonte shpejt e mbasi mbarova studimet e vitit te pare, ne fakultet e ne Tirane e ndeja vehten si ne “shtepine time“. Ishte pikerisht ne ate kohe qe nisa te intersohem mjaft per gjuhen franceze. Ne fakt, frengjishten e njihja deri diku nga mesimet qe na kish dhene per dy vjet, profesori yne i adhuruar, Nestor Nepravishta, ne gjimnaz. E keshtu, pak nga pak, duke u shoqeruar me studente qe studjonin ne fakultet ne kete gjuhe, para meje u hap nje horizont i ri: librat, antologjite, ato pak botime qe vinin nga Franca e ndonje liber qe qarkullonte privatisht ne ate gjuhe, mes vete studenteve te frengjishtes. Pastaj, ne “sherbim“ te ketij pasioni te ri, per fat ishte edhe Biblioteka Kombetare e cila sapo ishte peruruar ne Pallatin e Kultures ne qender te Tiranes e qe aso kohe, konsiderohej si nje mrekulli e qe me sugjestiononte me arkitekturen e saj te veçante, luksin, ndriçimin, konfortin dhe mjediset e  brendeshme. Aty, shkoja shpesh dhe kaloja ore te tera duke shfletuar skedaret e librave ne gjuhe te huaja e duke ndjekur disa revista shkencore franceze, mes te cilave me e preferuara ishte “Science et Avenir“ ( them “me e preferuara“ nga qe revistat me subjekte e permbajtje te tjera ishin ta ndaluara. )

 

... Duke qene ne keto “ujra“, mendova se do te ishte vertet ideale, ne se do te mund te komunikoja ne frengjisht, me dike jashte vendit. Kjo gje, mendoja se do kishte dy gjera te mira, te cilat une i adhuroja njeheresh. Se pari, te lexoja e te shkruaja frengjisht e se dyti, te mund te kontaktoja me dike jashte. Jashte ! Kjo fjale magjike merrte per mua trajtat vezulluese te diçkaje misterioze e teper te enderruar. Por, ku dhe si mund te shkruaja jashte vendit ? Ku mund t’i gjeja adresat e “jashteme“? Ku mund te merrja nje informacion, kujt mund t’i drejtohesha?... Si fillim, dergova nje leter ne adresen qe gjeta ne revisten qe shfletoja rregullisht. Pra, ne “Science et Avenir“ ku, diku, kisha lexuar nje lajmerim te tille : Vous voulez correspondre ? Nous vous envoyons une brochure illustrée gratuite avec 150 photos. ( Deshironi te keni korrespondence ? Ne mund t’i u dergojme gratis një broshure te ilustruar me 150 fotografi dhe adresa ). Prita dhe prita por, megjithatë, nuk me erdhi asnjë përgjigje. Me pas dërgova një letër ne një adrese tjetër : "Amis par correspondance. Agence Hermes. Po Box 17/E. Berlin II. Allemagne ". Prita përsëri. Prape asgjë !...

 

... Ishte pikërisht ne atë atmosfere kërkimi dhe këmbëngulje qe unë u njoha me Peter Gruden nga Shkodra. Atë e kisha vene re te vinte shpesh ne sallën e madhe te leximit te Bibliotekës Kombëtare. Disa here, kish rastisur bile te ishim fare afër dhe unë, me bisht te syrit vëreja se ai lexonte libra ne gjuhe te huaj. Nga pamja, dukej se ishte pak me i madh se unë ne moshe. Mbahej mire dhe me shije. Me rroba ta jashtme - siç i thoshim ne aso kohe. Kishim shkëmbyer shikimet disa here e kur një dite u gjendem fare pranë, ulur afër njeri - tjetrit u përshëndetem dhe shkëmbyem fjalët e para. Nuk mendoja se pas kësaj, mes nesh, do te lindte një miqësi mjaft e çuditshme ...

 

 Me ç’më tregoi ai vete, mësova se Peter Gruda kish disa muaj qe jetonte te e motra ne Tirane, mbasi kish lenë pergjysem studimet ne Institutin e Shkodres, për arsye shëndetësore. Nenën, ne mos gabohem e kish me orgjinë austriake, ndërsa i ati nuk me kujtohet ne se jetonte apo jo. Peter lexonte mjaft mire gjermanisht dhe kish një kulture te plote e shume me te thelle nga ajo e imja. Me te, fale edhe natyrës sime kureshtare e asaj te atij mjaft te hapur e te guximshme, krijuam mjaft intimitet. Një dite, i shpreha Petrit dëshirën time për te komunikuar me dike jashtë vendit dhe pamundësinë për ta realizuar ketë gjë. Oh, po kjo, nuk është fare problem - me tha ai, me plot indiference. Unë kam me dhjetra adresa filatelistesh dhe ti mund t’u shkruash atyre e t’u thuash se ke dëshirë te korrespondosh me ta ose dike tjetër. Dhe, kështu, pas disa ditësh, ai me solli adresat e katër filatelisteve e, pikërisht, te Michael Zammit ne Malte, te Blanka Kukalova ne Çekosllovaki, te Stanislaw Koszewski ne Poloni e Robert Dolliver ne USA ...

Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                                                            
                                                                                              ( vazhdon)

 

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité