Paul Géraldy avec l'actrice hongroise Tolnay Klári (1935)
- Paul Géraldy (1885-1983), pseudonyme de Paul Lefèvre, poète et dramaturge français, auteur d'une œuvre intimiste et sentimentale. Son répertoire est celui du théâtre psychologique traditionnel, qu'il revivifia grâce à une subtile appréhension des relations familiales au sein de la petite bourgeoisie intellectuelle de l'entre-deux-guerres. Il porta son regard essentiellement sur la vie de couple (Aimer, 1921; Robert et Marianne, 1925; Duo, d'après Colette, 1938), soumise à la pesanteur du quotidien. Cet art empreint de sentimentalité lui valut un vif succès, notamment auprès du public féminin. Ce fut aussi le cas pour sa poésie, sensible et désuète, où il livre les confidences du cœur avec les mots de tous les jours (Toi et Moi, 1913). Il a également laissé des études psychologiques dans des narrations telles que la Guerre, Madame!… (1916) et l'Homme et l'Amour (1951) -
Paul Géraldy (1885-1983 ) është pseudonim i Paul Lefèvre, poet dhe dramaturg i njohur francez, autor veprash intime dhe sentimentale. Në repertorin e krijimtarisë së tij numërohen mjaft pjesë të teatrit psikologjik tradicional, të cilave ai u dha jetë në saje të njohurive e përjetimeve që pat nga fusha e marrëdhënieve familjare në gjirin e mikroborgjezisë intelektuale franceze, mes dy luftërave të mëdha të shekullit të kaluar. Në to, ai i kushtoi vëmendje veçanërisht jetës bashkëshortore në kushtet e peshës dhe lodhjes së jetës së përditshme ( Të dashurosh, 1921, Roberti dhe Mariana, 1925, Dyshe, 1938). Arti i tij plot vibrim e sentimentalizëm, pat sukses të madh, sidomos tek publiku femëror. E tillë ishte dhe krijimtaria e tij poetike: plot ndjenjë e romantizëm. Me fjalë nga më të thjeshtat, në të ai shpalos fshehtësitë më të thella e delikate shpirtërore të zemrës ( Ti dhe Unë, 1913). Paul Géraldy ka shkruar po ashtu sprova psikologjike në tregime të tilla si "Është lufte, Zonjë!.. ( 1916) "Njeriu dhe dashuria" ( 1951) etj.
Shqipërimet e poezive më poshtë janë berë nga: © Vasil QESARI
POST - SCRIPTUM *
Letrën tende e përpiva me nxitim përvëlues
E po të shkruaj dy fjalë me shpirt drithërues.
E ndërkohë që përgjigja ime në zarf do të vijë
Ndofta ti do të ndodhesh mes një grupi plot të rinj
Dhe e dashura jote do të thotë : Shpirt, lexoje pra !
Por shpërfillëse me zarf në dorë pa e grisur fare,
Pas një shikimi të nxitur hedhur mbi adresë
Ti do të thuash duke vazhduar bisedën :
Jo, jo ! S’ka gjë ! E lexoj më vonë, le të presë !
POST – SCRIPTUM
J’ai bu ta lettre avec une hâte fiévreuse.
Mais toi, lorsque ces mots écrits te parviendront,
Peut-être seras-tu dans un groupe joyeux …
Ton amie te dira : "Ma chérie, lisez donc !"
Mais t’éventant avec ma lettre sans le rompre,
Ayant vérifié l’adresse d’un regard,
Peut-être dirais-tu, pour ne pas t’interrompre
Ce n’est rien … Ce n’est rien… Je lirai ça plus tard … "
* ... Këtë poezi e kam lexuar për herë të parë kur isha student, në shtëpinë e dajës tim në Tiranë. Ai kishte jetuar gjatë në Francë e, një ditë duke gërmuar në bibliotekën e tij, gjeta një libër me poezi me titullin ‘Unë dhe ti” ( Moi et toi ), në frëngjisht. Ndenja disa orë mbi të dhe nga gjithë poezitë, hodha në një cope letër vetëm një, të cilën e ruaj endé edhe sot, e që mbante titullin ”Post-scriptum”. Dhe kjo gjë nuk ishte natyrisht për rastësi, por sepse “rezononte” me një histori timen djaloshare të asaj kohe. Shumë e shumë vjet më pas, atëherë kur unë as që e kisha imagjinuar kurrë se, do të vinte një dite që do të jetoja edhe unë mjaft gjatë në France, u ndodha rastësisht në një panair bukinistësh e për çudi, mes një arke librash pothuajse të mykur, gjeta librin “Moi et toi” të Paul Géraldy. U shtanga dhe zemra më rrahu fort. M’u kujtuan shumë gjëra ! ...
HYRE – JA DHOMA IME !
Hyrë ! Ja dhoma ime e përkohshme rrëmujë
Ku unë isha i vetëm, ku unë jetoja duke pritur ty.
Ja dhoma time plot trishtim me dollapë e abazhur,
Ja dhe fotografia e nenës sime kur ish njëzet vjeç.
Ja dhe leksionet e mia dhe librat e poetëve të zemrës
Disqet e mia të preferuara, ato të Bach-ut e Schubert
Ja dhe kalendari krejt i ri me ditën e lindjes tënde
Shënuar me një kryq e ja pastaj dhe vargjet e mia !
***
ENTRE, VOICI MA CHAMBRE !
Entre ! Voici la chambre éparse et provisoire
où j’étais seul, où je vivais en t’attendant,
et ma tristesse avec sa lampe et ses armoires,
et voici le portrait de ma mère à vingt ans.
Voici mes résumés de cours et mes poètes,
Mes disques préférés, mes Bach et mes Schubert,
le calendrier neuf où le jour de ta fête
est marqué d’une croix, et puis voici mes vers.
MEA CULPA
Pra, gabimi im, imja çmenduri
Ish se vajta e mbusha tënden zemër
Me gjithë peshën e jetës sime.
Ditën që u dashuruam,
Do qe mirë ta kisha mbyllur universin tim.
Është prej këtij gabimi të rende që tani ne vuajmë,
Se nuk mund të mbajmë botën brenda një koke.
Dhe kam dashur të ta fsheh timen dhimbje
Atëherë kur goja jote me zell u shkri mbi timen
Kur tëmthi yt peshoi rendë mbi tëmthin tim
Dhe ti më the e zjarrtë dhe e largët:
“Është kaq e trishtueshme tani kjo puthje !”
MEA CULPA
Au fond, vois-tu, mon erreur, ma grande folie,
c'est d'avoir chargé ton cœur de tout le poids de ma vie.
Le jour où l'on s'est aimé j'allais pouvoir enfermer
tout mon univers.
C'est de cette erreur profonde que maintenant nous souffrons,
On ne fait pas tenir le monde derrière un front.
J'ai voulu te cacher ma peine
Ta bouche dévouée a fondu sous la mienne
Mais ta tempe plus lourde à ma tempe a pesé
Et tu as dit, chaude et lointaine
"Il est si triste, maintenant, notre baiser !"
DISTANCA
Si fëmijë më turbulloi
Takimi yt në telefon.
Kisha marrë masa qysh më parë
Që askush të mos hyj në dhomë
E kisha fikur gjithë llambat
Që të dëgjoja sa më mirë.
Ndjeja që tëmthat fort më rrihnin
Dhe vërtet që s’ndjehesha mirë.
Vetmuar në errësirë të plotë
Me premtimin e zërit tënd,
Që do ta kisha fare pranë,
E brenda meje do të ndjeja
Të njohurën tënde firomë.
Kur zilja e fortë ra
Thashë se zemra më la.
Pastaj ti fole e unë dëgjoja.
Por gjithë fjalët që më thoshe
Sikur vinin nga fundi i botes.
Mos valle ai i gjori yti zë
Ish lodhur shumë rrugës nga nxitimi
Kaluar mbi kodra, fusha e lumenj,
Qytete, pyje, rrugë e përrenj ?
Por jo s’qe ajo arsyeja !
Zëri yt i largët më vinte,
I vogël dhe i zbehtë
Shumë i ndryshuar.
Aq sa pothuajse,
S’besoja të ishe më ti
Që flisje në atë
Të errëtën dhomë,
Por ish diçka si hije
Fantazmë e tëndit zë ...
E në ato çaste
Distanca mes nesh,
U zgjat pafundësisht.
Matanë fillit zhgënjyes
Ti m’u shfaqe dhe më larg
E veten e ndjeva para telefonit
Plot trishtim e dhimbje
Më të vetmuar se më parë ...