UNE
Njoh një zanë të vogël e të brishtë
Që shtëpinë e ka thellë në oqean
E plot dhimbje luan me një fyell
Ëmbël e ngadalë me ngadalë.
Është një zanë e vogël e trishtë
Që me puthja vdes në çdo muzg
E nga puthje në agim rilind sërish ...
MOI
Je connais une petite fée triste
Qui demeure dans un océan
Et joue son coeur dans un pipeau de bois
Doucement doucement
Une petite fée triste
Qui la nuit venue d'un baiser meurt
Et à l'aube d'un baiser renaît ...
Nga Vasil QESARI
BIOGRAPHIE
Forough Farrokhzad ka lindur në Teheran më 1935. Ajo është një nga zërat më të bukur të poezisë iraniane. Jeta e saj - ashtu si edhe vepra - e kanë bërë atë të famshme në botë. Ajo ka qenë e para poeteshë iraniane ( pa ardhur ende në pushtet barbaret e sotëm), e cila u shpreh si femër, lirshëm e me kurajë. Libri i saj i parë me poezi "Robi i pasioneve", u botua në Teheran më 1956. Më 1959, Forough shkoi në Londër për të studiuar kinematografi e, më pas luajti në filmin "Propozimi" (1960). Pastaj u kthye në Iran ku realizoi filmin e saj të parë "Shtëpia e zezë", kushtuar jetës së leprozeve në Tabriz. Në vitin 1963, boton përmbledhjen poetike "Një lindje tjetër" e cila paraqiste në fakt, vërtet, një lindje të re për poezinë persiane. Më 1964 Farough viziton Francën, Gjermaninë e Italinë. Një vit me pas, kineasti i njohur italian Bertolucci, realizoi një film bazuar mbi jetën e saj. Forough Farrokhzad vdiq më 14 shkurt të vitit 1967, në një aksident automobilistik. Vdekja e saj i mori poezisë bashkëkohore iraniane, autoren më të shquar. Përmbledhja e fundit poetike "Na lini të besojmë në prag të stinës së ftohtë" e cila është pa dyshim, prototip i përkryer i poezisë moderne persiane, u botua pas vdekjes së saj.
Veprat kryesore:
"Skllave" - botuar në Teheran - 1953
"Muri" - botuar në Teheran - 1957
"Revolte" - botuar në Teheran - 1958
"Një lindje tjetër" - botuar në Teheran - 1964
BIOGRAPHIE
Forough Farrokhzad est née à Téhéran en 1935 et morte accidentellement en 1967. Elle est une des plus belles voix de la poésie iranienne. Sa vie même - autant que son oeuvre - l'a rendue célèbre. C'est la première poétesse iranienne contemporaine à s'exprimer en tant que femme avec le courage que cela implique. Son oeuvre la plus importante a pour titre Une autre naissance. Forough va poursuivre des études cinématographiques en Angleterre en 1959 puis joue dans un film intitulé La proposition en 1960. En 1962 à Tabriz elle réalise son film La maison est noire, un film sur la vie des lépreux. Me 1963 elle publiera son recueil Une autre naissance qui représente en effet une nouvelle naissance pour la poésie persane.Forough visite l'Allemagne, la France et l'Italie en 1964. En 1965, Bernardo Bertolucci réalise un film basé sur l'histoire de sa vie. Forough Farrokhzad décède le 14 février 1967 dans un accident de voiture. Sa mort enlève à la poésie persane contemporaine une des ses plus grandes artistes. Son dernier recueil de poèmes Laissez nous croire au début de la saison froide, qui est sans doute le prototype parfait de la poésie persane contemporaine, est publié de manière posthume.
BERA MEKAT
Bëra mëkat, mëkat për qejf
Mes krahësh zjarr e djegur flakë.
Bëra mëkat në krahë muskulor,
Përvëlues e plot duf epshor.
Në një vend të errët e të heshtur
Pashë sytë e tij plot mister mbushur,
E zemra në gjoks u drodh padurim
Nga lutjet epshore nga ai vështrim.
Në atë vend të heshtur e të errët
Me trup të dridhur u ula unë pranë,
Buzët e tij në të miat epshin hodhën
Në eter kalova nga trishtimi i marrë.
E në vesh fjalë dashurie i thashë:
Të dëshiroj dashnori im i zjarrtë,
Shtrëngomë i dashuri im i marrë
I adhuroj përqafimet në të tuat krahë !
Verë e kuqe u tund në gotë,
Epshi flakëroi në të tijin shikim,
Trupi im ne shtrat´n e bute u hodh
E i dehur mbi gjoksin e tij u drodh.
Bëra mëkat, oh mëkat për qejf
Me një trup vibrues gjer në vilani.
O Zot ! Nuk di se ç’bëra e ç’nuk bëra
Në të fshehtin vend të errët çmenduri …
Shqipëroi: Vasil QESARI
***
Le pêché
J'ai pêché, pêché dans le plaisir,
dans des bras chauds et enflammés,
j'ai pêché dans des bras de fer,
brûlants et rancuniers.
Dans ce lieu solitaire, sombre et muet,
ses yeux remplis de mystère j'ai regardé,
mon coeur dans ma poitrine, impatiemment a tremblé,
des supplications de désirs de ses yeux.
Dans ce lieu solitaire, sombre et muet,
je me suis assise près de lui, agitée,
sa lèvre, l'envie, sur mes lèvres a versée,
de la tristesse de mon coeur fou, je me suis libérée.
A l'oreille, l'histoire d'amour, je lui ai racontée,
je te veux mon amant,
je te veux, toi dont les bras sont vivifiants,
je te veux, toi mon amoureux fou.
Le désir alluma le feu dans son regard,
le vin rouge dansa dans le verre,
mon corps sur le lit doux,
ivrement trembla sur sa poitrine.
J'ai pêché dans le plaisir,
près d'un corps tremblant et évanoui,
Dieu! Je ne sais ce que j'ai fait,
dans ce lieu solitaire, sombre et muet ...