Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Arthur Rimbaud - OPHELIE

Publié le 24 Mars 2009 par SIMBAD in POETES & POEMES ( Poetë & Poezi )


L'huile sur toile de sir John Everett Millais, aujourd'hui conservée à la Tate Gallery de Londres, met en image la mort du personnage Shakespearien Ophelia, dans Hamlet. L'œuvre a été exposée à la Royal Academy en 1852.

OPHELIE

Sur l'onde calme et noire où dorment les étoiles
La blanche Ophélia flotte comme un grand lys,
Flotte très lentement, couchée en ses longs voiles
- On entend dans les bois lointains des hallalis.


Voici plus de mille ans que la triste Ophélie
Passe, fantôme blanc, sur le long fleuve noir;
Voici plus de mille ans que sa douce folie
Murmure sa romance à la brise du soir.


Le vent baise ses seins et déploie en corolle
Ses grands voiles bercés mollement par les eaux;
Les saules frissonnants pleurent sur son épaule,
Sur son grand front rêveur s'inclinent les roseaux.


Les nénuphars froissés soupirent autour d'elle;
Elle éveille parfois, dans un aune qui dort,
Quelque nid, d'où s'échappe un petit frisson d'aile:
- Un chant mystérieux tombe des astres d'or.


ô pale Ophélia! belle comme la neige!
Oui tu mourus, enfant, par un fleuve emporté!
- C'est que les vents tombant des grands monts de Norvège
T'avaient parlé tout bas de l'âpre liberté;

C'est qu'un souffle, tordant ta grande chevelure,
A ton esprit rêveur portait d'étranges bruits;
Que ton coeur écoutait le chant de la nature
Dans les plaintes de l'arbre et les soupirs des nuits;


C'est que la voix des mers folles, immense râle,
Brisait ton sein d'enfant, trop humain et trop doux;
C'est qu'un matin d'avril, un beau cavalier pâle,
Un pauvre fou, s'assit muet à tes genoux!


Ciel! Amour! Liberté! Quel rêve, ô pauvre folle!
Tu te fondais à lui comme une neige au feu:
Tes grandes visions étranglaient ta parole
- Et l'infini terrible effara ton oeil bleu !

- Et le poète dit qu'aux rayons des étoiles
Tu viens chercher, la nuit, les fleurs que tu cueillis,
Et qu'il a vu sur l'eau, couchée en ses longs voiles,
La blanche Ophélia flotter, comme un grand lys.


(15 mai 1870)

 

 



(traduit du français en albanais de Vasil Qesari )


OFELIA


I

Mbi valën e qete e te zeze ku yjet flenë
E bardha Ofeli përkundet si zambak i madh
Noton lehte - lehte fjetur mes vellos se gjate
Zërat e natës për te këndojnë me kor ne pyll


Ka me se një mije vjet qe e trishtuara Ofeli
Noton, fantazme e bardhe mbi lumin e zi,
Ka me se njëmijë vjet qe e ëmbla marrëzi
Murmurit këngën e saj ne muzgjet plot mërzi


Era i puth gjinjtë e bardhe zbuluar si korale
E lulet e vellot mbi ujë e përkundin butësisht;
Shelgjet qajnë me dënese mbi supet e brishte
Kallamat feshferijne mbi balln' e saj ëndërrimtar


Te tulatur zambakët e ujit qajnë me dënesë;
Kur ndodh qe ajo zgjohet për një te shkurtër çast
Një krah zogu mbi peme dridhet plot me shprese
Nga yjet e arte lart një kënge misterioze zbret ...


II


O e zbehta Ofeli ! E bukur si dëbore !
Vdiqe vogëlushe e një lume me vete te morri !
Dhe erërat qe fryjnë nga malet e Norvegjisë
Me gjuhen e lirisë lehtas te folën ne udhëtim...


Një fryme e panjohur flokët t'i tund me shpoti
Shpirti yt ëndërrimtar ca tinguj te çuditshëm nxjerr;
Zemra jote e brishte këngën e Natyrës dëgjon
Ne rrafshina, peme dhe psherëtimat e netëve;


Një mëngjes prilli, një bukurosh djalosh i zbehte
I gjore e i marre ne gjunjë u ul pranë teje
E zhurm' e detrave plot dallge, grahme e pafund
Fryu mbi te bukurit e te butet gjinj te tu si fëmije ...


Qiell ! Dashuri ! Liri ! Jan' endrra o djalosh i marre !
Ndaj u shkrive ti ne trupn' e saj si bora ne zjarr
E vizione drithëruese t'i mbyten fjalët ne goje
- Dhe fundi i tmerrshëm t'i mbylli te bukurit sy blu


III


E poeti thotë se nga bardhësia e yjeve larte
Ajo zbret te kërkoje natën lulet qe ka këputur,
E ka pare mbi lume, shtrire mbi tyl te bardhe
Te bukuren Ofeli qe noton si zambak liqeni …


( Arthur Rimbaud - 15 maj 1870 )

( Shqipëruar nga Vasil Qesari )

Shenim:

Krahas nivelit te larte dhe misionit te rralle te poezisë se tij, miti Rimbaud e ka origjinën e tij edhe ne faktin se ai nisi te shkruaje poezi, qysh ne moshe fare te re. Ai nuk kishte veç 15 vjeç kur shkroi disa nga poezitë me te ndjera e me te "pastra" te poezisë franceze, nder te cilat "Sensation" dhe "Dormeur du val". Ne atë periudhe, poeti "njomëzak" adhuronte ne mënyre te veçante Baudelaire, gjë te cilën ai e kish thëne edhe ne poezinë e tij "Lettre du Voyant", por edhe ne një tjetër, te titulluar "Les Parnassiens". Me pas, tek ai vijoi ndikimi i autoreve te tille si Banville dhe Coppée, gjë te cilën ai e shfaqi ne poezitë e tij "Soleil et chair"dhe "Ophélie"por, e veçanta ne ketë rast qe se, ne poezitë e tij Rimbaud manifestoi hapur dëshirën e tij kembengulese për te thyer gjuhen e rëndomte te shkruar jo rralle, ne poezinë e asaj kohe. Miti Rimbaud përfshin gjithashtu - e me te drejte - edhe mjaft revolte. Ne kohen kur shkroi poezitë e tij te para, Rimbaud shfaqi mjaft pakënaqësi ndaj rendit politik te Napoléonit III -te e po ashtu nga borgjezia versajeze, ndërkohe qe simpatitë e tij për Komunën ishin te njohura. Ajo revolte u shfaq, krahas te tjerash edhe ne sulmet e tij te vrullshme prej adoleshenti ndaj Kishës, ndaj konformizmit mbytës se qytetit te tij te lindjes Charleville (À la Musique ) e po ashtu ndaj "burgut te familjes" gjë te cilën ai e shprehu ne poezinë "Les Poètes de sept ans". Kundërshtar i vendosur ndaj konformizmit te kohës, ai u tërhoq mjaft ndaj aventurës. Shume poezi te tij te periudhës se pare, evokojnë pikërisht arratisjet e tij nga "gjiri familjar ( Rêvé pour l'hiver) si edhe bredhjet e pafund ne fushat ardeneze (Ma Bohème). Megjithatë, Rimbaud, s'e kish nisur ende kohen e arratisjeve te tij te bujshme, atëherë kur udhëtimet u bene edhe pasioni me i madh dhe i vetëm i jetës se tij te shkurtër ( Ethiopie). Poezia "Ophelie" si edhe e mirënjohura "Bateau ivre",vene ne dukje pikërisht sensin e tij tepër te pasur imagjinar, nganjëherë sa te gjalle po aq edhe naiv, te mbushur plot fantazi e ëndërrime nga leximet e romaneve te Jules Verne si edhe te reportazheve, pak a shume fantastike, te botuara ne revistën " La Revue des deux mondes". Pare ne ketë këndvështrim, poezia e asaj periudhe, nuk është veçse një "zgjidhje" e përkohshme për t'u arratisur nga realiteti ndërkohe qe me pas, ai do te niste një udhëtim te gjate e te largët, te cilit do t'i përkushtonte trup e shpirt ... (Nga Vasil Qesari)

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité