Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Sharl Bodler - 'Lulet e së Keqes'

Publié le 29 Mai 2006 par Simbad in CHARLES BAUDELAIRE

                                                

 Nga Vasil QESARI

( Ekzemplari i vetëm i "Lulet e së keqes" u shit në ankand për tre milion franga. Gjatë gjithë jetës së tij, poeti pati vështirësi të mëdha ekonomike. Ai vdiq më 1867, i krimbur në borxhe)

 

 

..."Unë jam i bindur se do të vijë një ditë kur çdo gjë që kam shkruar do shitet shtrenjte", kështu i shkruante Sharl Bodler (Charles Baudelaire) së ëmës me 11 tetor 1860. Dhe koha i dha të drejtë. Ekzemplari i parë i veprës së tij të shquar poetike "Lulet e së keqes" ( Les fleurs du mal ), i pajisur me korrigjimet manuskripte të bëra nga vete dora e poetit, u shit 3 milion franga, ne ankandin e zhvilluar në Druo-Montenj. Një shumë kjo që poeti as që mund ta kish imagjinuar, sa qe gjallë.

 

"Lulet e së keqes" botuar më 11 qershor 1857, në një numër prej 1300 ekzemplaresh, kishte një  çmim prej 3 frangash copa dhe u  pezullua  menjëherë nga shitja për "fyerje të rendë të zakoneve e moralit publik". Për ketë arsye, në 20 gusht të po atij viti, Bodleri u dënua me një gjobe prej 300 frangash si edhe ndalimin e botimit të gjashtë poezive. Një tjetër goditje e rendë për të, ndërkohë që kish borxhe të shumta e nga të katër anët...

 

Për të shlyer borxhin, Bodleri kërkoi ndihmën e miqve të tij, por të gjithë i’u larguan. I bëri kërkesë Fondit të Shkencave e Letërsisë si edhe Ministrisë se Arsimit, për të ndërhyrë në lehtësimin e "gjobës" së rendë. I shkroi gjithashtu edhe gruas së Perandorit, për të pasur të paktën një reduktim të mundshëm të dënimit, gjë që Ministria e Drejtësisë ja aprovoi duke ja ulur shumën në 50 franga.

 

Megjithatë gjendja financiare e Bodlerit s’pati ndryshime. Nga kjo, ai ra në dëshpërim të plotë, situatë kjo e cila pasqyrohet edhe në frymën e krijimtarisë së asaj periudhe. Botimet që bënte nuk i sillnin pothuajse asgjë, për "gëzimin e jetës dhe zbavitjeve". "Ç’fat i vuajtur dhe i trishtuar është ky i një gjeniu të krimbur në një milion borxhe" - i shkruante ai poetit Samuel Cramer.

 

Mbas vdekjes të të atit, Poeti kish qenë fare pranë pasurisë, pikërisht atëherë kur sapo kish mbushur moshën 6 vjeç. Kur arriti moshën madhore, ai kërkoi vlerën e trashëgimisë të lenë prej tij, e cila kapte shumën e 100 milion frangave. Një shumë vërtet mjaft e madhe kjo për epokën. Por, duke e njohur mire tipin e Bodlerit si prishës te madh, e ëma dhe njerku, ushtaraku Opik, ndërhynë vazhdimisht në mënyrë që trashëgimia e tij të vihej ne tutele ...

 

Dhe djaloshi Bodler nisi te merrte borxhe sa andej-këndej. Ai e dinte qe ishte i pasur dhe harxhonte pa hesap me miqtë  e tij te shumte, midis të cilëve dhe fotografi Nadar i cili shpesh thoshte për të se: "Bodleri jeton sipas parimit të Ravensvudit: prish sa je gjallë!". Sepse ai bënte një jete jashtë mundësive të tij. Dhe në momentet kur e kuptoi se xhepat i kish fare bosh, s’hoqi  dorë nga lukset e festat. I priste kostumet te mjeshtrit më të mirë, frekuentonte kafetë e modës e hante në restorantet më me emër. Por trashëgimia e tij kishte nje limit. E, një ditë prej ditësh, ai u gjend më i varfër se më të varfrit e Parisit.

 

Dhe, kur më pas, për pak sa s'i dhanë dekoratën e lartë “Legjion i Nderit”, ishte ai që shpërtheu me fjalët:"...Në vend të dekoratës, më mirë të më jepnin para, vetëm para, asgjë veç para. Në se dekorata vlen pesëqind franga, unë kënaqem edhe po të më japin njëzetë ...". Kjo gjendje bashke me gjeninë e poetit profet duket edhe në ketë varg të poezisë së tij "Thërrmijat" ku, ndër të tjera, thotë: "Unë mbrujta balten dhe me të bëra flori!..."

 

© Simbad

 

 

            Mbrujta baltën e më të bëra flori !...
Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité