( Avec le temps, va, tout s'en va )
Léo Ferré
(1916-1993)
- Poeti muzikant dhe muzikanti poet -
Nga Vasil QESARI
Léo Ferré ka qenë pa dyshim një nga poetet dhe këngëtaret me te shquar ne Francë. André Breton e quante atë si një nga poetet me te mëdhenj te shekullit. Benjamin Péret pat zgjedhur bile, një nga tekstet e tij për ta vendosur ne "Antologji e dashurisë sublime" ( Anthologie de l'amour sublime - Albin Michel, 1956 ). Ndërkohë, Louis Aragon pat shkruar nder te tjera se "do te duhet qe historia e letërsisë te shkruhet paksa ndryshe, pikërisht për shkak te krijimtarisë se Léo Ferré ". Botimet "Seghers' publikuan pjesën me te madhe te krijimeve te tij ne koleksionin "Poete bashkëkohore" ( Poètes d'aujourd'hui - 1962 ). Ne rrjedhën e viteve, atij i janë kushtuar punime te shumta universitare, doktorata e memuare diplomash, gjë e cila tregon se sa tërheqëse ka qene krijimtaria e tij, për kërkuesit e studiuesit e letërsisë.Por, Léo Ferré është mjaft i njohur prej publikut te gjere francez e me tej, ne mënyrë te veçante për këngët e tij. Tituj te tille si "Paris Canaille", "Jolie Môme", "C'est extra" apo "Avec le temps" kane qene suksese tepër te mëdha.
Ai, krahas kësaj, ka mbetur i paharruar për vënien ne muzike te teksteve te mjaft poeteve te shquar si Baudelaire, Verlaine, Rimbaud, Apollinaire e Aragon, versione te cilat i pat kënduar edhe vete. Ferré ishte një muzikant shume i talentuar, dhunti te cilën e vuri ne jete ne kompozimet e tij, me një game impresionuese gjinish e ritmesh, si edhe me një fryme popullore. Për me tepër, ai ka shkruar edhe ne proze (romane, esse filozofike, librete operash) ka kompozuar muzike klasike, siç janë për shembull, një oratorio e frymëzuar nga "Chanson du Mal Aimé" e Apollinaire si edhe disa opera, nder te cilat "Vie d'artiste" dhe "L'Opéra du pauvre" Gjithë kësaj serie te pafund aftësish artistike, do te duhet t'i u shtojmë edhe aftësinë e tij si shef orkestre.Temat kryesore te krijimtarisë se tij letrare janë lirike: për dashurinë, vdekjen, nocionin e kohës, jetës dhe ekzistencës njerëzore.
Gjate jetës se tij, Léo Ferré ka qene i frymëzuar thellësisht nga ndjenja e anarkisë te cilën ai e quante "formulën politike te dëshpërimit", te shprehur me ndenjen e refuzimit, te përpjetmit ne vetmi e te evokimit te se vetmes ndenje sublime: dashurisë. Forca e madhe e Léo Ferré konsiston ne vënien ne jete, ne realizimin e dëshirave te tij vetjake e përkushtimeve te tilla si: dashuria, krijimtaria letrare, interpretimi i këngës dhe kompozimi. Këto mënyra te larmishme te shprehjes, janë te pranishme kudo ne krejt veprën e tij. Bile, edhe ne tekstet te cilat nuk arritën te realizohen e te kthehen ne këngë, muzika është aty e "fshehur" mes vargjeve. Kjo, nga qe fraza e tekstit është vazhdimisht e "ngarkuar" me përmbajtje muzikore. Léo Ferré ishte një poet muzikant dhe një muzikant poet e, përvetësimi i përkryer i këtyre dy vetive te te shprehurit, kane qene edhe tipari kryesor i krejt krijimtarisë se tij …
Leo Ferré lindi dhe u rrit ne një mjedis borgjez ne Monaco. Por fëmijëria e tij plot fat u prish atëherë kur i ati e dërgoi me detyrim, për te studiuar ne një kolegj katolik ne Itali. Ne vitin 1935, ai mbriti ne Paris për te vazhduar studimet për drejtësi e shkenca politike e, ishte pikërisht aty qe ai nis një tjetër jete, atë te "bohemit" artist. Aty njihet me Edith Piaf qe e këshillon t'i futet krijimtarisë muzikore e me 1946, ai luan ne kabarenë "Boeuf sur le toit" si edhe nënshkruan kontratën e tij te pare. Për te fillon kështu një tjetër jete, aty ne sallonet letrare te Saint - Germain ku njihet me Greco, Vian, Sartre, Queneau etj. Me 1950, regjistron diskun e tij te pare te titulluar 'La vie d'artiste'. Por do te ishte një tjetër këngë ajo 'Paris Canaille' e cila do t'a bënte vërtet te njohur e qe do te pasohej nga këngë te tjera te njohura si 'La chanson du mal aimé', 'Poète...vos papiers', "Avec le temps" etj. Kënga e mëposhtme është nja nga me te njohurat e repertorit te tij. Si pasoje e një sëmundje te gjate, Leo Ferré vdiq ne 14 korrik 1993 ne moshën 77 vjeç ne Toscane ( Itali ) ku ishte instaluar prej vitesh se bashku ma bashkëshorten. Vdiq nga një sëmundje për te cilën s'kish folur kurrë ...
BASHKE ME KOHEN
Teksti dhe muzika: Léo Ferré
Bashkë me kohën ...
Bashkë me kohën ikën gjithçka.
Harrohet fytyra, harrohet zëri
E kur zemra s’rreh me s’ja vlen ta ngasesh
Lere rehat të gjorën se i bën mirë …
Bashkë me kohën …
Bashkë me kohën, ikën, çdo gjë shkon,
Ikën ajo që adhuroje e që nenë shi prisje.
Ajo që e njihje thjesht nga një shikim
Nga fjalët, nga rreshtat e një shkrimi.
Nenë pengun e këtij trishtimi,
Bashkë me natën, gjithçka humbet ...
Bashkë me kohën …
Bashkë me kohën çdo gjë ikën
Edhe kujtimi më ngazëllyes.
E në humbëtirë në honet e vdekjes
Të shtunave darka ndjehesh i vetmuar
Bashkë me kohën ...
Bashkë me kohën, ikën gjithçka
Ikën ajo që e besoje për një rrufë, për hiç gjë
Që i jepje erë, parfume e të bukura stoli.
Ajo për të cilën do shisje dhe zemrën për pak para
Për të cilën bëheshe urë që ajo të mos rrëzohej.
Bashkë me kohën ikën gjithçka…
Bashkë me kohën …
Bashkë me kohen, ikën gjithçka.
Harrohen pasionet, harrohen zërat
Që murmurisnin fjalët e të gjorit njeri:
- Mos u kthe vonë, kujdes mos ftohesh !
Bashkë me kohën ...
Bashkë me kohën, ikën gjithçka,
E veten e ndjejmë të bardhë si kalë i hazdisur,
E ndjehemi në një shtrat të shtrirë rastësisht,
E ndjehemi të vetmuar me zemrën plot trishtim,
E ndjehemi të penduar për vitet e humbura,
E atëher' bashkë me kohën
Vërtet s'do dashurojme më ...
Shqiperoi Vasil Qesari
© Simbad
AVEC LE TEMPS
Avec le temps ...
Avec le temps, va, tout s'en va
On oublie le visage et l'on oublie la voix
Le coeur, quand ça bat plus, c'est pas la peine d'aller
Chercher plus loin, faut laisser faire et c'est très bien
Avec le temps ...
Avec le temps, va, tout s'en va
L'autre qu'on adorait, qu'on cherchait sous la pluie
L'autre qu'on devinait au détour d'un regard
Entre les mots, entre les lignes et sous le fard
D'un serment maquillé qui s'en va faire sa nuit
Avec le temps tout s'évanouit
Avec le temps ...
Avec le temps, va, tout s'en va
Mêm' les plus chouett's souv'nirs ça t'as un' de ces gueules
A la Gal'rie j'farfouille dans les rayons d'la mort
Le samedi soir quand la tendresse s'en va tout seule
Avec le temps ...
Avec le temps, va, tout s'en va
L'autre à qui l'on croyait pour un rhume, pour un rien
L'autre à qui l'on donnait du vent et des bijoux
Pour qui l'on eût vendu son âme pour quelques sous
Devant quoi l'on s'traînait comme traînent les chiens
Avec le temps, va, tout va bien
Avec le temps ...
Avec le temps, va, tout s'en va
On oublie les passions et l'on oublie les voix
Qui vous disaient tout bas les mots des pauvres gens
Ne rentre pas trop tard, surtout ne prends pas froid
Avec le temps ...
Avec le temps, va, tout s'en va
Et l'on se sent blanchi comme un cheval fourbu
Et l'on se sent glacé dans un lit de hasard
Et l'on se sent tout seul peut-être mais peinard
Et l'on se sent floué par les années perdues
Alors vraiment
Avec le temps on n'aime plus.