Maya Arriz-Tamza
Maya Arriz Tamza ka lindur ne Kabyla ( Algjeri ) dhe jeton e krijon ne France. Ajo është një nga autoret me te njohura te letërsisë arabe te inspiruar nga Magrebi e qe botohet ne France. Ben pjese ne gjeneratën e re te krijuesve afrikano - veriore. Nder veprat e saj me te njohura radhisim "Hëna dhe Oriani - tregime orientale Paris Publisud -1987), romanet " Lypsari Zaid " ( Publisud, 1989)."Hijet", "Diku ne Barbari", "Psherëtima e Maurit ". Ajo ka botuar edhe disa vëllime me poezi nga një prej te cilëve është marre edhe kjo qe po ju paraqesim me poshtë:
EGZISTENCE
S'mund të them
Se ti më mungon,
Por megjithatë,
Ti s'je këtu.
Dëgjoj
Emrin Tënd,
Ndjej Trupin
E Parfumin tënd,
Tërë qenien tende.
Kudo,
Bile edhe më tepër.
Njoh natyrën
Tekat, bukurinë
E Pranisë tende
Por edhe pse dëshmi
Të përsosmërisë,
Ato për mua s'janë
Ti !
Ato nuk paraqesin
Veç praninë e
Prezencës së
Mungesës Tende !
Shqiperoi : Vasil Qesari
***
EXISTENCE
Je ne puis dire que
Tu me manques
Pourtant
Tu n'es pas là
J'entends
Ton Nom
Je reconnais
Tes Formes
Ton Odeur
En tout être
En toute chose
Et même au delà.
Mais la multitude
La diversité
De Ta Présence
Si elles attestent de
Ton Existence
Ne sont pas tout à fait
Toi.
Elles ne mesurent que
L'étendue
De La Présence de
Ton Absence.