DOKTORESHE ANNA !
Këto rreshta i shkrova pikerisht dje, fill pas disa mesazheve shoqëruar me foto, te cilat m'i dërgoi doktoreshe Anna Kohen e cila jeton ne Nju-Jork. Me doktoreshe Anën mbaj kontakte te rregullta dhe, për këtë e ndjej veten vërtet krenar e, pse ta mohoj edhe te lumtur. Kjo gjë, për shume arsye. Se pari e mbi te gjitha, sepse jo vetëm qe jemi te dy vlonjate, por bile edhe nga një lagje. Te dy kemi lindur ne Vrenez, ne një prej lagjeve me te vjetra te Vlores, ku jetonin një varg familjesh fisnike e mjaft te nderuara te qytetit.
Kam qene ne moshe te vogël, por e mbaj mend fare mire te bukuren Anna, vajzen e lagjes Vrenez. E mbaj mend si tani, atëhere kur dilte nga "Rrugica e Izraeliteve", për te bere shëtitje nga Skela, bashke me shoqet e saj te gjimnazit e me pas te universitetit. Ishte shtatlarte, vajze e hijshme, ajo Anna ! Veshur me shije, me sy te zi e tërheqës, me flokë te dredhura e tipare plot nur. Ajo dhe familja e saj e nderuar, jetonin ne një rrugice te Vrenezit ku banonin mjaft familje izraelite. Ne fakt, për ne ato ishin si gjithë familjet e tjera e origjina e tyre, s'përbente asnjë problem për te jetuar vellazerisht me ta, ne dashuri, harmoni te plote e respekt shembullor.
Familja e saj dhe Anna, ikën shpejt nga qyteti yne ndofta, ne mos gabohem, aty nga viti 1966. Por, megjithatë ajo e gjithë familja, s'e harruan kurrë Vlorën, qytetin e tyre. Anna i la studimet pergjysem. Ajo ishte studente ne fakultetin e stomatologjisë ne Tirane e me pas u diplomua shkëlqyeshëm jashtë, fill pas largimit nga Vlora, duke u instaluar fillimisht ne Greqi e pastaj ne SHBA. Por largimi i saj nga Shqipëria, nuk e shkëputi kurre atë nga vendlindja. Sepse, ajo kaloi ne qytetin e bukur bregdetar vitet e saj te bukura te rinise dhe përjetoi aty kujtime te paharruara. Ndaj ajo, me krenari dhe lumturi, e quan veten përherë: Anna vlonjatja !...
Natyrisht, ajo, me dashurinë e saj te pakufishme për Vlorën, Shqipërinë e shqiptaret, me përkushtimin e saj për mbrojtjen e çështjes dhe pavarësisë se Kosovës (gjate konfliktit te fundit e me pas), me ndihmën pedagogjike e materiale qe ka dhenë here pas here ndaj Universitetit Shtetëror shqiptar si edhe me angazhimin e saj te gjate e te palodhur ne një varg organizmash e nismash proshqiptare ne Amerike, është kthyer ne një personalitet mjaft te njohur ne mbare boten shqiptare, brenda e jashtë saj. Vete presidenti i vendit Alfred Moisiu bile, e ka dekoruar ate, me medaljen "Per merita te larta civile". Ndaj, Anna, s'mund te qëndronte indiferente ndaj skandalit te fundit, i cili ka te beje me te ardhmen e Vlorës ose me sakte, me shkatërrimin ekologjik te saj. Ne shkrimin e mëposhtëm, me pathosin dhe dashurinë e saj te pashembullt për vendin e saj te lindjes (gjë e cila do te bënte, ndofta, te skuqej çdo shqiptar), ajo del ne mbrojtje te qytetit-monument buze Adriatikut duke argumentuar, pse Vlora nuk duhet te lejohet te kthehet ne një qytet-uzine, ne një qytet-mynxyre, një qytet-katrahure ! Me det dhe ajër te piste, me njerëz qe do thithin ajër te ndotur e me një breg qe do te bjere ere karburantesh.
Jo, Vlora, s'duhet te shitet ! Vlora duhet mbrojtur gjer ne fund se e meriton, me historinë, bukuritë e pasuritë e saj. Këtë apel e bën Anna. Këtë gjë e thotë shqiptaro-izraelitja Anna Kohen, me një dashuri e ndjenje te mrekullueshme malli e krenarie. Por, ndërkohë, po ne shqiptaret e tjerë, ç'po bëjmë e ç'duhet te bëjmë për këtë qytet historik te cilit natyra i ka dhenë pa kursim, hijeshi e vlera te mëdha te shumëllojshme ? Them se jo, ne asnjë mënyrë s'duhet ta shesim Vlorën për një grusht dollarësh ! Ndryshe brezat s'do na i falin e Zoti do te na ndëshkojë tepër rende ! TA RUAJME VLOREN SI SYTE E BALLIT !
(Photo de Desdemona Stefa )
Dr. Anna Kohen *
Gjate shekullit XIX dhe XX dhjetëra familje hebrenjsh romaniote u zhvendosën nga qytetet e Greqisë se pavarur dhe u vendosën në Janinë e Vlorë. Kur Janina ra nën Greqinë, shumë izraelitë të Janinës u shpërngulën për në Vlorë. Një prej tyre ishte edhe familja e ime. Ne jemi krenarë që u lindëm e u rritëm në kete qytet. Mikpritja, vëllazëria dhe dashuria e popullit vlonjat do të mbeten të paharruara për të gjithë hebrenjtë. Por këto u demonstruan sidomos gjate Holokaustit, kur Vlora, Kavaja, Tirana, Berati dhe qytete
të tjera të Shqipërisë u kthyen në qendra të vërteta të strehimit dhe mbrojtjes së refugjatëve hebrenj, vendës si dhe të ardhur nga Greqia, Maqedonia, Serbia, etj. Madje është fakt historik që shtëpia e Moisive në Kavajë-prej nga vjen edhe presidenti i Shqipërisë-u kthye në një baze të rëndësishme dhe të sigurt të shpëtimit të hebrenjve, pavarësisht nga pushtimi italian dhe gjerman i vendit. Por kryeqyteti i parë i Shqipërisë moderne i ka hapur dyert e veta edhe për të përndjekur të tjerë. Gjate viteve 1913-1916 në ullishtat e Vlorës dhe në Triport gjetën strehim mijëra fshatarë toskë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre të djegura e arat e rrënuara për t'u shpëtuar masakrave dhe krimeve të përbindshme të kryera nga administrata ushtarake greke e të ashtuquajturit "Epir Autonom".
Po ashtu, mijëra banorë të Çamërisë, që arritën t'i shpëtojnë gjenocidit të bandave fashiste të Zerves më 1944-1945, u vendosën në Kume dhe Çole të Vlorës, fare pranë Kepit të Triportit. Dhe do të vinte viti 1999 kur Vlora plakë do të hapte sërish dyert e veta, kësaj here për të shpëtuar një pjesë të gjysmë milioni kosovaresh që u shpërngulën dhunshëm prej regjimit shovinist serb. Si vajzë vlonjate, e lindur dhe e rritur në Vlorë, unë e kam ndjekur me vëmendje shumë të madhe e mbështes me gjithë zemër lëvizjen për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Ne jemi shumë të shqetësuar ndaj planeve të Bankës Botërore, si dhe të disa kompanive të huaja, si AMBO,
Ne këtu po punojmë me qeverinë amerikane që, për rastin e Triportit të zbatohet edhe Marrëveshja Dypalëshe për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebrenj, të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit. Pasi i tha lamtumirë gruas së Ekrem bej Vlorës dhe mikut të saj, Myqerem Janina, dhe tek avioni ngrihej nga Rinasi atë pasdreke të vitit 1945, ajo do të shprehej: "Lamtumirë, Shqipëri. Ti më dhe mua kaq shumë, më dhe mikpritje, strehim, miq si dhe ngjarje me plot të papritura. Lamtumirë, Shqipëri! Një dite unë do t'i tregoj të gjithë botës se sa të forte dhe të besës janë djemtë e tu, se si vdekja dhe e keqja nuk mund t'i trembin ata. Po të jete nevoja, unë do të tregoj se si ata mbrojtën një refugjat dhe se kurrë nuk do të lejonin që ajo të cenohej, edhe sikur kjo t'u kushtonte jetën. Dyert e vendit tuaj të vogël mbeten të hapura, o Shqipëri. Qeveria juaj mbylli jo njërin, por të dy sytë, kur ishte e nevojshme, me qëllim që t'u jepte njerëzve të varfër e të përndjekur një shans tjetër për të mbijetuar në luftën më të tmerrshme të të gjitha luftërave.O Shqipëri, ne e mbijetuam rrethimin prej humanizmit tuaj. Të qofshim falë !" (Ikje neper Ballkan, Vetjeteshkrimi i Irene Grünbaum" University of Nebraska Press, f.139). Le të bashkohemi të gjithë ne si vlonjate dhe dashamires të Vlorës dhe së bashku të punojmë që Vlora jonë të ruhet e bukur ashtu si ka qenë në kohën tone dhe të mbetet e tillë edhe për brezat e ardhshme. Përndryshe, ata kurrë nuk do të na e falin shkatërrimin e Vlorës dhe vlerave të saj të papërsëritshme të trashëgimisë historike dhe kulturore.
* Presidente e Komitetit Shqiptaro-Izraelit të Nju Jorkut.
Presidente e Shoqates se Grave Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi"
SI E DUAM VLOREN ?
Nga Simbad Detari
Përsëri dy fjale për TEC-et e Vlorës ! Përsëri për një absurditet ! Qeveritaret tanë te mete nga trutë nuk kane asnjë ide te qarte: Ky TEC dhe te tjere qe do te vijojne me pas, a nuk mund te behet gjetke? Vlora a do jete, xhanëm, qytet dhe zone turistike apo qytet industrial? Dhe ne se është bere zgjedhja e dyte, mbi ç'logjike mbështetet ? Tashme Durrësi është "qelbur" e ne detin e tij as qe mund te behet me plazh. E, tani, kështu duhet te behet edhe Vlora me detin e saj te pastër si kristal ? Te shndrohet ne det ngjyre kafe, një lloj "liqeni" te palëvizshëm e ngjyre plumbi ? Me një sfond "panoramik", ku do te lartësohen oxhaqe, korpuse TEC ? esh, rezervuare gjigante nafte me vezullim metalik si dhe dhjeta tankerë e petroliera qe do te presin te ngarkohen ne gji, ne molo e rade ?
Jo !... Vlonjatet e vërtete, e kane ëndërruar dhe e duan qytetin e tyre ndryshe: me gjirin e detit gjithmonë magjik e te virgjër, me "veliera" e motoskafë turistike, me ski ujore e "jahte" qe shkojnë e vijnë prej Mesdheut. Me Karaburunin plot fshatra turistike rrahur nga tragete qe shkojnë e vijnë çdo dhjete minuta, me një bregdet plot plazhe popullore, me shëtitoren e Ujit te Ftohte e cila do te gëlojë nga njerëzit qe shëtisin e shkojnë drejt Tunelit e Jonufrës, duke thithin ajrin e pastër qe vjen nga Sazani e Zverneci. Ah, jo ! Mos vini dore mbi këto vende te bekuara se, Zoti e mallkimi i brezave qe do vijnë, do t'i u denojne ashper !
Por, me sa duket qeveria ka vendosur ta ndërtoje me hir apo me pahir jo gjetke, absolutisht jo, por aty ne "perlën e jugut", ne një nge gjinjtë me te bukur te pellgut te Mesdheut, ne pasurinë me te çmuar te turizmit shqiptar, një seri TEC-esh e te tjerash "industrira" tepër te dyshimta, te cilat do ta mbushin bregun dhe detin e saj, plot pisllëqe e ndyrësira e qe për pasoje, do t'i thonë kështu: Lamtumire përgjithmonë ! gjithçkaje te bukur e te hijshme qe ka ky qytet.

Pra, qeveria aktuale po përgatit kështu qe te hedhe mbi qytetin e ullinjve, mbi detin e saj blu, pikërisht aty mbi "Patkoin e Arte": Karaburun, Jonufër, Skele e Zvernec, një bombe shfarosëse ekologjike, duke e fshire kështu qytetin ne fjale, një here e mire nga hartat turistike e ekologjike te botes. Po qe se kjo do behet, qeveritaret tanë do t'i shtoje vetes edhe një barre tjetër, një përgjegjësi te rende historike, një gabim te pafalshëm, te cilin s'mund ta ndreqe me askush. Se ky do te jete një gabim fatal e, për fat te keq i bere me ndërgjegje te plote, i cili do t'i japë fund një here e përgjithmonë, ekzistencës se një qyteti te pastër ekologjikisht e qe do te vrase përfundimisht te ardhmen e tij. Një qyteti i cili s'është "pasuri" e një qeverie e as e vlonjateve, por e mbare shqiptareve, kudo qofshin ata, brenda e jashtë kufijve te saj aktuale, pa përfshirë këtu turistet e vizitoret e huaj...
Vlora e quajtur "nuse" - kjo bahçe limonësh e portokalliesh buze Adriatikut - te cilën e helmoi për vite e vite te tera marrëzia, megalomania e injoranca totalitare (duke ndërtuar ne brigjet e saj uzinën e sode - PVC e cila prodhonte helme e qe u pakësoi jetën, jo vetëm punëtoreve te saj por edhe mbare qytetareve vlonjate), kësaj here do te marre një goditje tjetër akoma me te rende nga ajo e Epokës se Enverit: efektin e pariparueshme e fatal te një bombe te vërtetë ekologjike, pasojat e se cilës do te jene vdekjeprurëse për këtë qytet me vlera te rralla. Për me keq, duke bere presione nga me te ndryshmet e duke predikuar "faktin" absurd se këto TEC-e do te jene tepër ekologjike (?!), qeveria ke vendosur qe ta hedhe bombën ne Vlore, pa marre parasysh se vlonjatet nuk e pranojnë kategorikisht këtë gjë e do ta kundërshtojnë me te gjitha mënyrat ...
Kush do te fitoje këtë "beteje" ?... Po qe se, me te Drejtën e Zotit fitojnë vlonjatet, Vlora për pak vjet do te behet si mjaft qytete te tjerë turistike te Mesdheut. Bie fjala si Korfuzi, Ulqini a Dubrovniku e, po ashtu riviera e rralle e magjike e Bregdetit te Himarës, do te behet si ajo greke apo kroate. Vende këto, mjaft te preferuara, te cilat çdo vit frekuentohen nge qindra mijëra turiste ne vit, duke u sjelle shteteve përkatëse, miliona dollarë te ardhura. Por, po qe se Fati i Lig do dhe fiton qeveria, përveç pergjegjesise historike qe ajo do mbaje, do t'i fusë Vlorës dhe një thike pas shpine e do t'i heqë asaj te vetmen pasuri qe natyra i ka falur. Pra, do t'i bënte qytetit fli, ne emër te injorancës e papergjegjesise, te vetëm burim begatie e mirëqenie, shplodhje e hareje, duke i mohuar asaj jo vetëm ajrin dhe mjedisin e pastër por edhe qenien si pike reference turizmi - ne Europe e ne bote ...
© Simbad
