Nga Vasil QESARI
"... Faleminderit Zhak Brel, për gjithë ato çaste gëzimi dhe lumturie qe me ke falur duke te dëgjuar ty. Kënga jote me ka bere t'a dua edhe me shume jetën dhe poezinë. Kënga jote, e cila me ka prekur me shume e qe ne një fare mënyre është edhe një himn, është ajo qe quhet "Kur s'na mbetet veç dashuria". Ajo është plot ndjenje, lirizëm, sinqeritet e sigurisht, me shume dashuri. Por, pa dyshim, ajo s’është e vetmja. Ti ke shkruar shume te tilla ! Shume poezi te tjera, te cilat unë, pothuajse i di përmendesh. Edhe një here faleminderit, Zhak ! Një mije here faleminderit ! Për gjithçka qe me ke dhenë aq bujarisht e, mbi gjithçka për zërin, shpirtin dhe vargjet e tua te mrekullueshme ...
Merci Grand Jacques !
JACQUES BREL
TE DUA !
( Je t’aime ! )
Për vjollcën që dridhet
në një vazo lulesh,
të braktisur mbi prag
pa u dashur prej askujt
ashtu si zemra jote,
Të dua!
Për gishtat e shiut
qe bien mbi tastierë,
një melodi për hënën
që i ngjan tëndes këngë,
Të dua !
Për agimin që zbardh
aty mbi horizont,
i ndritshëm e delikat
e ngjan me ballin tënd,
Te dua!
Për dritën që çel e zgjon
një zog që del prej folesë,
me krahët fluturim
e ngjan me gazin tënd,
Te dua !
Për diellin që lind,
e hedh nëpër korije
dantellën e dritës,
plot nur e hijeshi
si hareja jote,
Të dua !
Për ditën që feks
pas një nate pa dashuri
e që ngjan krejt,
krejt me kthimin tënd,
Te dua!
Për një portë që hapet,
për një klithmë gëzimi
dy zemrash bashkuar
që ngjan me zërin tënd,
Të dua !

MOS ME LERE ...
(Ne me quitte pas)
Mos më lerë ...
T’i harrojmë zënkat,
mëritë e keqkuptimet
e kohën e humbur.
Të harrojmë gjithçka!
Të harrojmë orët
që vrisnin pa mëshirë
me thika pyetjesh,
dyshimesh të kota,
zemrën e lumturisë ...
Mos më lerë,
mos më lerë,
mos më lerë !...
Unë do të dhuroj
një shi plot me perla,
ardhur nga vende
ku nuk bie shi ...
E do të gërmoj
gjer sa të jap shpirt,
të gjej ar e zefir
të teren te mbuloj ...
Unë do ngre një vend
ku dashuria të jetë mbret.
Ku dashuria të bëjë ligjin
e ti të jesh mbretëreshë ...
Mos me lerë,
mos me lerë,
mos me lerë !..
Mos më lerë
se më s'do vajtoj
e s’lëshoj më fjalë,
po do të tërhiqem
aty prapa pemës,
për të parë ty,
për të ndjerë nga larg
zënë e gazin tënd,
këngën e dëfrimin ...
Lermë që të bëhem
hij' e hijes tende,
hij’ e dorës tende,
hij’ e qenit tënd !
Mos më lerë,
mos me lerë,
mos me lerë !...
KUR S' NA MBETET VEÇ DASHURIA ...
( Quand on n'a pas que l'amour...)
Kur s'na mbetet veç dashuria
për të ndarë së bashku,
ketë udhë të gjatë
që është dashuria jonë ...
Kur s'na mbetet veç dashuria,
Dashuria - unë dhe ti,
Ajo që na çmend nga gëzimi
në çdo orë e në çdo ditë ...
Kur s'na mbetet veç dashuria
për të ndarë premtimet tona
pa pasur tjetër pasuri
veç asaj që besojmë si Zot !
Kur s'na mbetet veç dashuria
për të bërë mrekullia,
për të veshur me ar varfërinë.
Kur s'na mbetet gjë veç dashuria
si Arsye e vetme,
e vetmja këngë,
i vetmi shpëtim ...
KENGA E DASHNOREVE TE VJETER
( La chanson des vieux amants )
Sigurisht ne jetuam shumë shtrëngata,
Njezet' vjet dashuri e çmendur s’i thonë pak.
Qindra here ti more valixhet
E qindra here unë u nisa me vrap ...
Shkreptimat e të vjetrave furtuna
Çdo dollap e mobilje i mban mend mirë
Asgjë s’mbeti më si më parë
Ti humbe gjer shijen e ujit
E unë atë të qenurit fitimtar ...
Por, e dashura ime,
E ëmla, e mrekullueshmja, e dashura ime
Në çdo agim gjer në fund të ditës
Unë të dua akoma, e di, të dua shumë ! ...
I njoh gjithë magjitë e tua
Ti po ashtu ti i di ato të miat
Ti me ke ruajtur në gjithë ato kurthe
E unë te kam humbur sa e sa herë.
Natyrisht ti pate dhe dashnorë
Koha s’kalohet ne limonti
E trupi duhet të gëzojë.
Dhe gjer ne fund të fundit
Na u desh tepër dhunti
Për ta quajtur veten të pjekur
E për të mos qenë kurrë të mëdhenj
Por, oh, e dashura ime,
E ëmbla, e mrekullueshmja, e dashura ime
Ne çdo agim gjer në fund të ditës
Unë të dua akoma, e di, të dua shumë ...
Dhe sa më tepër vitet ikin
Dhe sa më shume koha na troshit
Ne s’heqim dorë nga të ashprat zënka
Të rrosh në paqë është zor për të vjetrit dashnorë.
Sigurisht ti tani qan për hiç gjë
E unë të prekem më vështire e kam,
Po prape arrijmë t’i fshehim tonat mistere
Dhe çdo luftë ta mbarojmë me paqë …
Oh, e dashura ime
E ëmbla, e mrekullueshmja, e dashura ime
Në çdo agim gjer në fund të ditës
Unë të dua akoma, e di, të dua shumë ...
Trupi i Zhak Brel, sipas dëshirës se shprehur prej tij, eshte varrosur ne ishullin Hiva-Oa,( Polinezia franceze ) pranë varrit te piktorit të shquar Paul Gauguin.
Zhak Brel ( Jacques Brel ), përvjetori i vdekjes te cilit u përkujtua pak kohe me parë, pat lindur për t'u berë këngëtar. Ai kish ne shpirt një pathos e pasion të tillë sa që la fabrikën e letrës, pronë e prindërve të tij në Belgjikë për t'u instaluar më 1953 në kryeqytetin francez. Fillimet si këngëtar në "Qytetin e Dritave" qenë më se modeste. Këngët disi deklamative, shfaqjet shoqëruar me kitare, pamja e tij provinciale - të gjitha këto s’e bënin atë aspak tërheqës, për boten verbuese të spektaklit parisien. Por, megjithatë, kembengules e pa i humbur shpresat, i mbështetur dhe i ndihmuar edhe nga ca miq besnike, Brel arriti qe ne vitin 1956 te "prodhoje" diskun e tij te pare te suksesshëm, te titulluar "Kur s'kemi gjë tjetër veç dashurinë" ( Quand on n'a pas que l'amour ). Me 1959, suksesi i albumit tjetër "Valsi me një mije kohe" ( La valse à mille temps ) e nxjerr atë ne radhën e këngëtareve me te njohur te kohës. Ai triumfon si rralle tjetër artist, jo vetëm ne koncertet madhështorë te dhëna ne Olympia ( "Meka" e këngës franceze ), por edhe ne mbare boten. Sukseset e tij te mëdha ndjekin njëra- tjetrën. ( ne turne ku ai, nder te tjera ai interpreton te shume njohurat kënge 'Ne me quitte pas', 'Les bourgeois', 'Les vieux' etj ). I ndodhur ne kulmin e lavdisë me 1966, ai vendos t'i japë fund karrierës se tij si këngëtar dhe t'i kushtohet kinemasë. Me pas, ne vitin 1975, i prekur nga një kancer ne mushkëri, se bashku me mikeshën e tij Madly ai vendos t'i kaloje ditët e fundit te jetës, larg Parisit. Pikërisht ne ishujt Markize ( Iles Marquises ) ne Tahiti. Me 1977, Brel regjistron edhe diskun e tij te fundit " Markizet" (Les marquises), i cili do te shënonte një ngjarje te madhe ne boten e këngës se lehte te asaj kohe. Me 7 tetor 1978 Zhak Brel, shume i sëmure, shtrohet ne spitalin e Bobigny - se pranë Parisit dhe, i bllokuar nga një "emboli pulmonare", jep shpirt. Trupi i tij, sipas dëshirës se shprehur qysh me pare, u varros ne ishullin Hiva-Oa, pranë varrit te piktorit të shquar Paul Gauguin. Ja ketu me poshte, disa nga tekstet e shquara te kengeve te tij qe, une Simbad Detari u mundova t'i sjell ne menyre modeste e pa pretendime, ne gjuhen shqipe.