Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Publicité
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Charles Baudelaire - Invitation au voyage

Publié le 5 Mars 2006 par Simbad Detari in "LES FLEURS DU MAL"

             InviTatioN aU VoyagE
                        Traduit en albanais par: Vasil Qesari

 

 

GRISHJE PER UDHETIM

Bija ime, motra ime

Mendo sa bukur është

Atje ku do te shkojmë

Të jetojmë ne të dy:

Aty ku do vemi për qejfin tonë.

Për t'u dashur si askush,

Për t'u dashur e për të vdekur

Në atë vend që ngjan me ty !

Aty ku diejt e lagur

Të qiejve të trazuar

Kanë për shpirtin tim,

Magjinë misterioze

Të syve të tu tradhëtare

Që ndrisin përmes lotësh

Aty ku do vemi ne të dy

Ka përsosmëri e bukuri,

Luks, epsh e qetësi.

Dhoma jonë aty do jetë stolisur

Nga mobilje madhështore

Lëmuar nga vitet

Lulet më të rralla

Do përziejnë ernat e tyre

Në aroma të vagëlluara rezine.

Tavanët plot ar

Pasqyrat e thella,

Shkëlqimi oriental,

Gjithëçka aty do flasë

Në thellësi të shpirtit

Me gjuhën e saj të lindjes.

Atje ku do vemi ne të dy

Ka përsosmëri e bukuri ,

 

Luks, epsh e qetësi.

 

Pa shiko kanalet plot ujë

Ku përgjumen ato barka

Me syrin e tyre endacak;

Ato vijnë nga anë e anës

Për të kenaqur të tuat deshira.

- Diejt qe japin shpirt

Prarojnë fushat,

kanalet, gjithë qytetin

plot tulipane, lila e ar.

Një botë që përgjumet

Pështjellë me dritëz të vaket.

Atje ku do vemi ne të dy

Ka përsosmeri e bukuri

Luks, epsh e qetësi.

   Traduit en albanais par: Vasil Qesari

Publicité
Publicité
Commenter cet article
Publicité