Nga Vasil QESARI
CHARLES BAUDELAIRE
POETI I "MALLEKUAR" ...
Titulli i "Lulet e se Keqes", paraqet një estetike te re "moderne" ku, e bukura, sublimja ( qe simbolizohet nga termi "lule" ), mund te provokoje ne saje te gjuhës poetike, realitete banale te natyrës dhe sensualitetit te mishit, te "mëkatit" ( qe simbolizohet nga e Keqja ). Me ketë lloj "materie", mund te nxitesh frymëzimin, te bashkosh punën e imte mbi gjuhen poetike ( përdorimin e formave tradicionale si soneti dhe vargjet klasike si,bie fjala, aleksandrini ) Pikërisht kështu, Bodleri "revolucionarizoi" edhe universin estetik duke marre jo vetëm spunto nga tradita, sipas se cilës vepra e artit duhej te qe e hijshme e me subjekte fisnike, por mbi te gjitha duke realizuar sintezën mes dy zgjedhjesh estetike gjer atëherë te pakonceptueshme për diçka te tille, pra: gërshetimin e lirizmit romantik me punën për një forme sa me te përkryer.
Tematika e 'Lulet e se Keqes'
Pjesa "Spleen dhe Ideali" ve ne plan te pare"spleen"-in domethënë mërzitjen, trishtimin ( ne kuptimin e ankthit metafizik ) nëpërmjet te cilave, vuajtja e poetit dhe frymëzimi i tij aspirojnë drejt "idealit", drejt një infiniti sublim ku mbretëron njeriu.
"Spleen" është një fjale e gjuhës angleze e cila nënkupton "shpretkën". Ne fakt, ne te kaluarën besohej se ne baze te teorisë se Hipokratit, ndenja e melankolisë te njeriu kishte orgjinë fiziologjike dhe, me sakte ajo vinte si rezultat i një sekrecioni ne ngjyre te erret qe shkaktohej prej shpretkës. Por, te poezia e Bodlerit fjala "spleen", simbolizon mërzitjen e neverinë ndaj jetës ne përgjithësi.
Një gjendje e tille e dyfishte është edhe atmosfera mbizotëruese qe ushqen tërësinë e përmbledhjes "Fleurs du mal", duke i dhëne asaj një dinamike fort konfliktuese. Ne te poeti, shpreh tronditjet e shpirtit te vet te plagosur keq mes ideve sublime dhe banalitetit, gjë e cila e bën qe ai te miklohet, here drejt Zotit e here drejt Satanit. Duke u nisur nga përvoja e vet personale, ai trajton kështu konfliktin eternel, mes shpirtit dhe "mishit", ( epshit ).
Poetika bodleriane
Për te dale nga gjendja e "spleen" - it, poeti përpiqet te gjeje shpëtim përmes gjuhës poetike e cila është edhe e vetmja mënyre qe ka aftësinë t'u japë kuptim e te përçoje realitetet me banale e me te shëmtuara te jetës ne art. Gjuha poetike, po ashtu, ka mundësinë qe te metarfozoje edhe dashurinë. Ajo përçudnon pasionin sensual te poetit për te dashurën e tij Jeanne Duval ( ne poezitë "Parfum ekzotik"( Parfum exotique ) "Flokët"( La Chevelure) etj. ashtu si edhe dashurinë platonike për zonjën Sabatier "Agim shpirtëror"( l'Aube spirituelle ), "Grishje për udhëtim"( Invitation au voyage ) etj. Ndërsa soneta "Korrespondenca" "Correspondances", e cila është një model i artit poetik bodlerian tregon se, tek ky autor, imazhet nuk janë vetëm simbole konvencionale por ato vene ne dukje një raport absolut, mes sendeve dhe kuptimit te tyre: për Bodlerian ky është edhe ligji i " analogjisë universale" ... Ne një univers konfuz, te padeshifrueshëm nga qeniet e vdekshme, vetëm poeti, ne saje te imagjinatës se tij ( jo mbretëreshe e lehtësisë ! ), ka aftësinë te krijoje imazhe te tilla te cilat mund te vene ne dukje ndjenjat e te bëjnë eternele te vdekshmen.
Natyra eshte nje tempull ku kolona te gjalla
Shpesh nxjerrin prej tyre fjale konfuze
Njeriu kalon mes tyre si ne nje pyll simbolesh
Qe e vrojtojne me shikim familjar ...
“Correspondances” ! “Les Fleurs du mal” IV
Këto fjale dalin nga shpirti i një karakteri me natyre magjike, ne saje një te shkruari me force magjistare ! Lajmërues i ardhjes se fenomenit te poezisë franceze, Arthur Rimbaud, Bodleri me krijimtarinë e tij, shihet si një ”alkimist i fjalës” qe me fuqinë e saj, është e zonja ta ktheje ”balten”ne “ar”.
Ecuria e 'Fleurs du Mal'
Ecuria e “Fleurs du mal” nuk lejon, me sa duket, qe ta mposhte spleen – in, atë ndjenje e cila gryen poetin përbrenda. Përvojat e ndryshme qe shtjellohen ne pjesët e kësaj përmbledhje, me sa duket nuk japin asnjë shprese për ndryshim a gjendje me te mire. Qyteti i madh i “Tablove pariziane” është plot rreziqe e miklime, me parajsat artificiale te drogës e alkoolit ( Le vin ) e, po ashtu edhe dashuria e epshi ( Fleurs du mal ), janë zhgënjyese e brejtëse te shpirtit. Pas një tentative për “Revolte !” te cilën poeti dëshiron qe te jete universale, përmbledhja poetike ne fjale, gjen zgjidhje te”Vdekja” e cila ngjan se është edhe fundi i dështimit poetik.
Por, është pikërisht te vdekja qe Bodleri gjen një mënyre te fundit për te zgjidhur kontradiktën mes se Mirës e se Keqes: e për ketë qellim, vdekja shihet jo si fund por si një kalim drejt universit pajtues ku, poeti është i pangopur te zbuloje një bote te re, ende te panjohur. Kjo mënyre te vështruari, shpjegon pa dyshim sensualitetin qe ai u jep temave makabre ne poemën e shquar” Vdekja e dashnoreve” ( Mort des amants ). Ndërkohe, përmbledhja poetike “Les Fleurs du Mal” mbaron me këto vargje domethënëse:
Ne thellësi te humnerës te bie
parajse a ferr s’ka rendësi,
drejt se Panjohurës le te shkoj
dhe te Rene te gjej aty ...
“Udhëtimi” ( Le Voyage )
Vepra kritike
“Arti romantik” (L'Art romantique - 1869) përmbledh një grup shkrimesh, te cilat Bodleri i pat shkruar mbi jetën kulturore e artistike te kohës se vet si edhe mbi autore te mëdhenj qe adhuronte. Shkrimet me te rëndësishme te asaj përmbledhje u kushtohen, nder te tjera autoreve te tille si: Edgar Poe, Théophile Gautier, romanit “Madame Bovary” te Flaubert, dhe romanit “Te mjerët” ( Les Misérables ) te Victor Hugo. Shkrimet kritike te Bodlerit u mblodhën dhe u botuan me 1868, nene titullin “Kureshtje estetike” (Curiosités esthétiques ). Kjo përmbledhje, përmban kryesisht analiza rreth “Salloneve artistike” mbajtur ne vitet 1845, 1846 dhe 1859, mbi Ekspozitën Universale te vitit 1855 si edhe një shkrim te rendesishem mbi Constantin Guys, “Piktori i jetës moderne” ( Le Peintre de la vie moderne ), e po ashtu shume esse mbi jetën dhe veprën e piktorit te shquar, Eugène Delacroix.Këtyre u duhen shtuan edhe ese te tjera, kushtuar veçanërisht disa piktoreve akuarelistë te kohës, karikaturës e përgjithësisht nocionit te komikes ne art. Ajo qe duhet shënuar, është fakti se mes Bodlerit poet e Bodlerit kritik, arti ekziston ne një koherence te padiskutueshme. Ajo ndjehet qarte ne këte cilësi te tij, sepse si ne art edhe ne poezi, ai shpalos principet e tij te veçanta estetike: mbi natyralizmin qe shkonte gjer ne absurd dhe modernizëm.
Modernizmi ne art
Pra, me modernizëm Bodleri nënkuptonte qendrushmerine e veprës se artit ne kohen e vet. Një pikture, sipas tij, duhej te shprehte epokën e tij e bile ta paraqiste atë ne veçantinë e saj me te pakapshme. Ishte pikërisht kjo qe ai donte ne vizatimet me pene te Constantin Guys, i cili skiconte për shtypin silueta e skena te jetës se përditshme, duke përjetësuar kështu “heroizmin e jetës moderne”. Kjo natyre e dyfishte e se Bukures, përcaktuar si sinteze e modernizmit ( te përkohshmes ) dhe identikes, asaj qe s’ndryshon ( perfeksionit formal ), e pengonte Bodlerin qe te miklohej nga mënyrat efemere e, po ashtu qe te vendoste kritere krejtësisht formale, qe mund ta çonin atë, ne krijimin e një arti me ftohtësi shembullore, te zhveshur nga çdo emocion.
Bodleri ishte një kritik i mprehte. Ai u tregua mjaft skeptik ndaj piktoreve zyrtare e, po ashtu, nuk ra ne kurthin e sensibilitetit te pikturës romantike. Kështu për shembull, ai shkroi ashpër persa i përket Ary Scheffer, një piktor romantik i kohës, peneli i te cilit jepte një realitet tepër akademik ( Salon de 1846 ). Nga ana tjetër, mendimet e tij te mprehta lidhur me disa tablo te Ingres, një tjetër piktor i shquar i epokës, romantik e neoklasik, tregojnë se si Bodler arrinte me tepër zgjuarsi e finese, t’u shmangej grindjeve te shkollës ne fjale …
(1821-1867)
( Rreth jetës dhe veprës se poetit te shquar francez i cili, me përmbledhjen e tij poetike "Lulet e se Keqes" ( Les Fleurs du Mal ), i hapi udhën modernizmit ne poezi )
Vepra:
- Salloni (1846 -1859)
- Ditari intim (1851-1862)
- Parajsat artificiale (1860)
- Kërshëri estetike (1868)
- Arti romantik (1869)
- Lulet e se Keqes (1857, 101 poezi -1861, 127 poezi )
- Spleen i Parisit (1869 )
Jeta e Sharl Bodler
Sharl Bodler (Charles Baudelaire) lindi ne Paris me 9 prill 1821. Ai s' ish veç shtate vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo te cilën ai s'do ta pranonte kurrë - gjate gjithë jetës. I vendosur fillimisht ne një pension ne Lion, Bodler studioi me pas ne liceun "Louis-le-Grand" ne Paris ku, mbi te gjitha u "shqua" për mungesën e disiplinës e, për pasoje, u përjashtua prej tij, ne prill 1839. Megjithatë ai e mori "diplomën e maturës" e pas kësaj, nisi te endet neper Paris, duke bere një jete prej "bohemi", gjë e cila zgjati gjer me 1841, date kur njerku i tij i shqetësuar për te si edhe për t'i dhëne fund aventurave; e shtrëngoi dhe e hipi me force ne anijen "Paquebot des Mers du Sud", për ta çuar sa me larg e pikërisht ne Inde. ( Indes ).Por, kjo përpjekje e dëshire e njerkut s'u realizua sepse Bodler, gjate rrugës, zbriti ne ishullin Bourbon ( la Réunion ) i cili do linte gjurme te thella ne boten e tij rinore e ne mënyre te veçante ne përfytyrimet e tij ekzotike - teme kjo mjaft e dëshiruar dhe e lëvruar prej tij, ne shkrimet e mëvonshme.
Kur u kthye prej atij udhëtimi, Bodler, do te binte me vete ne Paris edhe poezitë e para te vëllimit te tij te pare "Lulet e se Keqes" e mes tyre edhe një te titulluar "Një zonje kreole" ( À une dame créole ).Kjo ndodhi nga qe, pak para kthimit te tij ne Paris me 1842, Bodler u njoh me kreolen e bukur Jeanne Duval e cila u be edhe "Venusi i zi” ( Vénus noire ) i veprës se tij poetike, mishërimi i gruas ekzotike, sensuale e te rrezikshme te cilën ai e dashuroi gjate, edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin vazhdimisht plot "stuhi" e dhembje. Kjo lidhje, ne fakt, s'e pengoi atë te lidhej edhe femra te tjera. E, pikërisht me Marie Daubrun me 1847 dhe zonjen Sabatier me 1852. Me ketë te fundit, Bodler përjetoi ndjenja vërtet te jashtëzakonshme te cilat, atë grua, do ta kthenin ne një "figure qendrore shpirtërore", e cila do te ishte, ne te njëjtën kohe e "Muza e Madona" e vëllimit poetik "Les fleurs du Mal" ...
Ndërkohe, poeti i ri, kërkoi qe te gëzonte trashëgiminë e atit te tij te vdekur e, me te fituar pjekurinë për ketë pune - pra me 1842 - morri edhe një shume te mire te hollash e nisi te beje një jete prej "dandy", duke frekuentuar hotele, restorante e bare te kushtueshme e duke mos mbaruar se bleri plot sqime, veshje elegante për gardërobën e tij te hijshme. E, jo vetëm kaq, por edhe te blejë vepra te kushtueshme arti e te nise eksperimentimin e përdorimit te alkoolit e opiumit, pra te "parajsës artificiale". Kjo mënyre jetese, natyrisht do te kish edhe një fund. Trashëgimisë po i vinte fundi. Për te shmangur katastrofën e plote, njerku dhe e ëma, bene atë qe donin: pra e vendosen nene tutele gjyqësore, gjë e cila do te thoshte se, pas kësaj, djaloshi dorëlëshuar s’do te mundte te bënte harxhime pa hesap, por te jetonte e dëfrente duke punuar vete.Dhe qe pikërisht nevoja për te holla qe e shtyu Bodlerin te shkruante neper gazeta për te shëndoshur disi ekonominë e tij te "holle". Shkrimet e tij te para, ishin te natyrës kritike arti ( Salloni i 1845, Salloni i 1846, Salloni i 1859) shënime te cilat ai i botoi ne revista te ndryshme nene emrin Baudelaire - Dufaÿs. E, po ashtu, ai nisi te botoje aty - këtu, edhe disa poezi te cilat do bënin pjese me pas ne "Lulet e se Keqes", esse letrare e estetike si dhe novelën Fanfarlo (1847). Me 1848, ai nis përkthimin e veprës se autorit amerikan Edgar Allan Poe, tek i cili Bodleri shihte "vetveten" ( Edgar Poe - jeta dhe veprat ).
Me pas, ne vazhdim, ai nxjerr ne drite krijime te tjera si: "Tregime te jashtëzakonshme" (Contes extraordinaires-1854), “Histori te jashtëzakonshme”-1856), “Histori te reja te jashtëzakonshme” -1857), "Aventurat e Arthur Gordon Pym” (Aventures d'Arthur Gordon Pym-1858), si edhe përfundon përkthimin e "Histori groteske dhe serioze" ( Histoires grotesques et sérieuses -1865 ).Ne qershor 1857, Bodler nxori tek miku i tij botues Poulet-Malassis, përmbledhjen e "Lulet e se Keqes", e cila përmblidhte poema te botuara e te pabotuara. Por, dy muaj me pas, ai thirret ne një proces gjyqësor, pikërisht për ketë botim i akuzuar për "fyerje te rende te moralit publik e zakoneve shoqërore" ( po atë vit, te njëjtin fat pat njohur edhe romani "Madame Bovary" i Flaubert, por autori ne fjale ja kish dale mbanë ne saje te mbrojtjes se një avokati te njohur ). Bodleri s'pati një te tille fat dhe u dënua me gjobe te rende e u shtrëngua te heqë prej vëllimit edhe gjashte poezi, te cilat u cilësuan si te "turpshme" për lexuesin ...
Pas ngjarjes ne fjale, e cila u cilësua si skandali i poezive te " Fleurs du mal", Bodleri krimbur ne borxhe, vazhdoi te përpiqet për te nxjerre ndonjë përfitim duke vazhduar te botoje tekste kritike e përkthime nga Poe, te cilave ju shtuan me pas poezitë ne proze qe do te mblidheshin e do botoheshin pas vdekjes se tij, nene titullin "Poema te shkurtra ne proze" apo ndryshe "Spleen de Paris" (1869) e qe përmbanin proza te vërteta poetike, sensuale, me një tingëllim te mahnitshëm muzikor. Duhet thëne se, “Poezitë ne proze” për kohen, ishin një fenomen dhe një gjini krejt e re.Ne pranverën e vitit 1866, gjate një udhëtimi ne Belgjike, ku kishte shkuar për te mbajtur një cikël konferencash, Bodler u sëmur. Pasojat e saj qene te renda. Ra ne paralize dhe për me keq edhe ne bllokim te folurit. Pas kësaj, poetin ne atë gjendje qe ish, e kthyen ne Paris ku edhe vdiq pak me vone, ne 31 gusht 1867.
"Les Fleurs du Mal" Është vepra me e shquar poetike e Bodlerit. Ne versionet e saj te para, ajo përbehej nga gjashte pjese: "Spleen dhe Ideal", "Tablo pariziene", "Vera", "Lulet e se Keqes", "Revolte" dhe "Vdekja" - te cilat përbejnë ne vetvete edhe sintezën mes shkollës romantike te kohës dhe formalizmit ( kërkimit te mjeshtërisë për perfeksionimin e formës )