Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Dik Dik

Publié le 21 Mars 2006 par Simbad Detari in NOSTALGIE ( Nostalgji )

Djemtë e rrugës Stendhal 

    

  ( Andrano, Gusht 2004 – Koncert i Dik Dik. Foto Simbad Detari ) 

 

Nga Vasil QESARI


... Ishte ketë vere qe shkoi qe u ndodha për pushime ne Santa Cesaria Terme te Salentos. Një vend i bukur turistik, jo me shume se 20 km. larg Santa Maria di Leuca e cila shënon edhe piken me jugore te "çizmes" se gadishullit italian. Isha ulur mbi një shkëmb, buze detit dhe po shijoja erën e detit dhe parfumet e tokës dhe ullishtave te Salentos e s'me besohej qe mëtane, përballe vendit ku ndodhesha unë, ishte Shqipëria. Ne dite dimri, kur ajri ftohej e behej transparent apo fill pas një shtrëngate shiu, ne i shohim si ne pëllëmbe te dorës malet e vendit tënd – kështu me kishin thëne, shume banore te fshatrave aty përreth, sapo merrnin vesh qe unë isha shqiptar... lur mbi shkëmb, fare pranë një kulle te rrënuar veneciane, e cila kish shërbyer si vend roje gjate pushtimit te Salentos nga osmanet, vazhdoja te kundroja detin me llamburitjen e tij verbuese e ngjyrën e thelle blu. Kisha vene kufjet ne vesh e dëgjoja muzike kur, spikeri i një radio lokale njoftoi se, ne një fshat aty afër, ne Andriano, te nesërmen e asaj dite de te jepej një koncert nga grupi i njohur muzikor i viteve '60 - '70, Dik Dik... Dik Dik ?... U hodha përpjete nga gëzimi dhe nuk u besova veshëve. 

Ata këndonin akoma e, rasti apo providenca, me sa dukej po me jepnin shansin t'i shihja ne koncert ?... Jo ?! Po kjo ishte mrekullia vete ! Te nesërmen, për ta verifikuar, i hipa veturës e shkova ne Andrano. Po! Ishte e vërtete!...Dik Dik do te vinte aty për një koncert, me rastin e festes se komunës. Ishte një tradite e bukur kjo qe, çdo vere ne fshatrat e bukura te Salentos, te zhvilloheshin festa popullore ku merrnin pjese mijëra vete, gjë e cila zbaviste natyrisht edhe turistet e shumte. Fshati, me rreth 2000 fryme, ishte zbukuruar me vargje te panumërt, te cilët mbanin mbi to llamba shumëngjyrëshe e mes tij, përbri bashkime e kishës, pashe qe ca punëtore po ngrinin skenën ku do te jepej koncerti i Dik Dik. Afishe te shumta me portretet e këngëtareve te këtij grupi mjaft te njohur ne Itali, qene vendosur gjithandej e atmosfera e pritjes se tyre ishte kudo mjaft e dukshme. Natyrisht, nuk mungova te beja disa foto, për ta fiksuar ketë ngjarje te rralle për mua   ...

Te nesërmen, ne mbrëmje, u nisem për ne Andrano me dy vetura. Ne njërën unë, ime shoqe Luçia, Franco e Anarita e,ne tjetrën miqtë tanë te ngushte: Isabella e Xhino. Rrugës, teksa po kalonim neper një ullishte, mendja m'u kthye prapa ne kujtime. Atëherë kur, ne moshe te re, çdo te premte kur vinte ora një e drekës, rendja për te dëgjuar emisionin "Hit Parade" te Lelio Lutazzi-t. Rruga gjarpëronte neper ullinj e drita e makinave çante errësirën duke ndriçuar muret e gurte përbri saj, gjë e cila me sillte nder mend ato te Bregdetit te dashur te Himarë. Pas çerek ore, arritëm ne hyrje te Andranos e pame qe rrugët ishin mbushur plot e përplot me njerëz e, nga sheshi qendror i fshatit, dëgjohej muzike e kënge. Me sa dukej koncerti kish filluar ...



O Perëndi – thashë me vete – nuk dua te humbas as edhe një kënge nga ky koncert i shumëpritur ! Dhe i lashë miqtë aty,ne hyrje te fshatit e vrapova drejt qendrës, duke shtyre majtas e djathtas, gjersa arrita pikërisht ne buze te podiumit, aty ku Dik Dik kish nisur nga koncerti... Ishte ajo, një nate "deliri", një nate e paharruar, aty mes qindra e qindra njerëzve te cilët këndonin me zë, tekstet e njohura te Dik Dik. Këndoja edhe unë bashke me ta, me sytë te njomur nga lotët ... O Perëndi ! Me se fundi po dëgjoja "live" një kompleks italian... Ata ishin aty ne skene dhe po këndonin "Viaggio di un poeta" e, mua m'u kujtua viti 1972, atehere kur isha mësues ne fshatin Backe te Skraparit e kur,çdo mbadite shkoja me një gjym teneqeje për te marre 2 litra qumësht ne magazinën e kooperativës. Zbrisja gërxheve, udhe pa udhe, me një transistor ne vesh e dëgjoja pikërisht atë kënge e cila qëndronte prej javësh ne krye te Hit Parade:
 
Tani dita ka zbardhur
E mes krahëve te mia
S'kam veç kujtimin tënd
Është vone,me duhet te rend
S'kam kohe për te vajtuar
.........................................
Është dite e par' e pranverës
Për mua është dita e humbjes tende
 
È quasi giorno ormai
e non ho tra le braccia
che il ricordo di te
ma è tardi devo correre
non c'è tempo per piangere
………………………………
È il primo giorno di primavera
ma per me è solo il giorno
che ho perso te
 
NGA SANREMO NE FESTIVAL - BAR,  NGA KUBA NE KILI ...
Dik Dik, marrin pjese ne manifestimet me me zë te këngës italiane e, jo vetëm aty, por ne shume vende te botes. Nga festivali i njohur i Sanremos ata këndojnë ne Cantagiro e Festivalbar, e udhëtojnë për te dhëne koncerte ne gjithë Europen, ne Amerikën Latine e ne SHBA. Renzo Arbore, ne kujtimet e tij, i njeh Dik Dik meritën qe arriti te shpërndaje, me profesionalitet te larte e fuqi te madhe interpretuese, tendencat e reja muzikore italiane te atyre viteve, tendenca këto te përziera me "sound" – in e Kalifornisë. Historia e Dik Dik është ne te njëjtën kohe edhe historia e"fansave" te tyre, te cilët aso kohe ishin djem njëzetvjeçare e qe u rriten bashke me ta, duke dëgjuar disqet e tyre, duke mbetur gjithmonë te rinj ne shpirt. Me këngët e Dik Dik e komplekseve te tjera italiane te viteve '60 -'70, u rriten edhe një pjese  e madhe te rinjsh shqiptare, te cilët ne kushtet e renda te sistemit totalitar, arritën te "mbijetojnë", te mbajnë te gjalle lirinë e tyre te brendshme e te ruajnë te pastra e fisnike, sentimentet me te bukura njerëzore ...
 

             ( Gusht 2004 - Simbad Detari me Peppen, një nga tre pjestaret e grupit Dik Dik )


ATA U RRITEN NE NJE LAGJE ...

Pietruccio (Pietro Montalbetti) e Lallo (Giancarlo Sbriziolo) banonin ne një lagje pikërisht ne rrugën Stendhal dhe ishin ne te njëjtën klase ne shkollën fillore. Me vone ata u njohën me Pepe -n ( Erminio Salvaderi ) e midis tyre nisi një miqësi e sinqerte, e bukur dhe e pandare e cila vazhdon edhe sot. Para se te lindte kompleksi muzikor Dik Dik, te tre djemtë u bashkuan dhe formuan grupin Dreamers e, pastaj, Squali. Ishin vitet e para te dekadës '60 dhe ata japin shfaqje neper festat studentore e ne lokale te ndryshme. Ishte koha kur, ne Itali, nene shembullin e grupeve te dëgjuara muzikore Beatles e Rolling Stones po lindnin shume grupe te tille, te cilët quheshin "komplekse". Ishin te rinj te pasionuar pas kitarës,djem qe kalonin ore te tera duke dëgjuar disqe me rock'n'roll e, tek ata, lindi një dëshirë e flakte për t'i u përkushtuar këngës.

 




Qe ne ato rrethana qe ata vendosin t'i japin grupit te tyre emrin Dik Dik, një lloj gazele ( antilope ) afrikane, me pikësynimin qe te bënin hapa përpara ne boten e këngës, duke u përshpejtuar me hapin dhe zhdervjelltesine e asaj kafshe te shpejte e te zgjuar. Dhe ja dolën mbanë...Hap pas hapi, nisen nga puna e krijojnë personalitetin e tyre duke pasur si idhull muzikën e Beatles-ave. Me plot kurajë dhe ambicie për te bere përpara, arrijnë te sigurojnë një seance dëgjimi tek Shtëpia Diskografike Ricordi ku, gjate një prove te vogël, takohen edhe me një djalosh me emrin e panjohur Lucio Battisti i cili edhe ai, ndodhej aty për te bere një prove. Bashke me te, tre djemtë miq te pandare, arritën te marrin "viston" për një bashkëpunim e, për ketë qellim, u propozohet te bashkëpunojnë me te shquarin autor tekstesh e aranxhues: Mogol ( Giulio Rapetti ).

DISKU I PARE

Disku i tyre i pare prezantohet nga Gianni Boncompagni ne emisionin radiofonik "Bandiera Gialla". Dhe është një fillim i mbare. Zyrtarizohet kështu lindja e një kompleksi te ri,formuar nga Sergio Panno ( ne bateri ), Mario Totaro ( ne tastiere ), Lallo ( Giancarlo Sbriziolo – solist dhe kitarist ) dhe Pepe ( Erminio Salvaderi ( zë i dyte e kitarist ). Miqësia e tyre me Battisti -in dhe Mogol zgjat kështu për shtate vjet rresht, një periudhe e frytshme qe lindi mjaft suksese këngësh te bukura si "Sognando California", "Il mondo è con noi, "Guardo te e vedo mio figlio", "Il vento, "Vendo casa", "Dolce di giorno", "Se io fossi un falegname", "Io mi fermo qui", "Il primo giorno di primavera", "Senza luce". Pas kesaj përvoje dhe këtij suksesi, Dik Dik lidhen me Maurizio Vandelli dhe shkruajnë e interpretojnë këngë te tjera te suksesshme si "Isola di Wight", "Viaggio di un poeta", "Storia di periferia", "Help me" e duke u bere kështu, një nga komplekset italiane me me shume këngë ne garën e klasifikimeve "Hit parade"

 

  

Dik Dik duke kenduar "Sognando California"

Me këngën e dëgjuar "Sognando California" version i "California dreamin" kënduar fillimisht nga "Mamas & Papas" e me pas përshtatur e përpunuar nga Lucio Battisti për Dik Dik, grupi hyri përfundimisht, me emër dhe popullaritet te madh ne boten diskografike e ne garën e klasifikimeve "Hit parade", duke qëndruar për jave e jave te tera ne krye te saj, se bashku me këngën e njohur "Strangers in the night" te Frank Sinatres.

 

Commenter cet article