Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
SIMBAD

Le voyage pour moi ce n'est pas arriver, c'est partir. C'est l'imprévu de la prochaine escale, c'est le désir jamais comble de connaitre sans cesse autre chose. C'est demain, éternellement demain ...

Adriano Celentano:

Publié le 7 Mars 2006 par Simbad Detari in NOSTALGIE ( Nostalgji )

                PATRIARKU I KENGES ITALIANE
 
              - Historia e orendreqesit milanez i cili me pas u be kengetari mitik i Italise -
 
Nga Vasil QESARI

 

 
 
 

 

… Kisha zene vend ne nje tavoline, aty ne sallen e madhe te godines se fakultetit Histori - Filologji, pikerisht ne ate qe ndodhet mbi hollin e katit te pare e, ku shpesh zhvilloheshin leksione te perbashketa edhe me kurse te tjere. Nuk mbaj mend se ç'lende jepesh aty, ne ate salle te mbushur plot e perplot me studente, ndofta "Historia e PPSH"-se por, me kujtohet si tani qe isha strukur i vetmuar aty nga fundi, ne krahun e majte te saj e po veshtroja i perhumbur jashte dritares. Isha e njekohesisht s'isha aty. Aty, ne ate salle prej se ciles do te me mbeteshin mjaft kujtime te mira e te liga si, bie fjala: Nje mbledhje e zgjeruar ku do te kritikohej rende prof. Skender Luarasi. Me pas, nje tjeter ku do "demaskohej" shoku yne i kursit te letersise, kosovari Nezir Visha i cili akuzohej si "armik i socializmit e pushtetit popullor" ne Shqiperi e, me tej çastet e provimit te "tmerrshem" te "Sintakses" me prof. Mahir Domin e, pastaj, kujtime me te bukurat: puthjet e fshehta me Linden - te dashurin time e leksionet e "Letersise Moderne", te cilat na jepte Ismail Kadare.
 
Pra, isha strukur i vetmuar ne nje nga bankat e fundit dhe, siç thashe edhe me siper, po veshtroja jashte, nje dite dimri te ngrysur tiranase me shi te imte e te merzitshem. Pastaj, nuk di se qysh i shkeputa syte dhe i ula mbi banke, aty ku kish lloj - lloj mbishkrimesh, zhgaravinash e gervishjes te bera me laps, pene, stilolaps e mjete gervishese, maja gozhde e thike. Ato ishin "hedhur" njera mbi tjetren e mezi lexoheshin. Per t'u zbavitur me ate "rebus" qe kisha para si dhe per t'u shkeputur nga zeri monton i profesorit, ju kushtova asaj loje e nisa te "dekriptoja" fjale te tilla si: Parti- Enver, 20 shkurt - ditelindja, Te dua, M = D - sempre dhe per jete !, Gomar, mos shkruaj mbi banke! e, pak me tutje: Celentano - Il tuo baccio e come un rock… Ishte per here te pare qe, ne nje banke universiteti, po lexoja emrin e Celentanos si edhe titullin e panjohur te nje prej kengeve te tij...
 
 Padyshim, kengetari italian Adriano Celentano, aso kohe ishte i degjuar dhe i "njohur" per shume nga ne. Natyrisht, jo per te gjithe studentet, por per nje pjese te kufizuar te tyre. Kryesisht per tiranasit e ata qe vinin nga qytete te medha si Shkodra, Durresi, Vlora etj. Kjo kish arsyet e veta sepse, se pari, jo te gjithe i ndiqnin emisonet e radios italiane e se dyti nga qe degjimi i kengeve te huaja, konderohej jo vetem tabu, por edhe shkelje e moralit, edukates e tradites politike famijare e cila, bashke me regjimin te qendronte si shpate mbi krye e te mesonte, me ngulm e per dite se, kenget tona ishin me te mirat ne bote e se, çdo gje qe vinte nga jashte ishte e teper e rrezikeshme e duhej flakur tutje pa hezitim. Celentano, bie fjala, ishte idhulli i shokun tim te ngushte te gjimnazit Llazar Basko e, ate e adhuroja edhe une, megjithse ato vite qeshe me teper i "lidhur" me zerin e kenget e disa autoreve te tjere, te cilet ndofta shkonin me mire me natyren time melankolike. Sepse, Celentano "susta", ( il molleggiato " – siç e quanin italianet nga qe, kur kendonte ne skene e perdridhte trupin si nje suste ), per mua qe disi i "harbuar" e rritmi i kenges  dhe kercimit te tij, sikur m'a prishte harmonine e melodive te qeta e romantike italiane… 
 
... Shume e shume vite me pas, do te "takohesha" perseri me Celentanon. Kesaj here, ne tjeter kohe. Ne te tjera rrethana e ne tjeter sfond ngjarjesh. Sa kisha krijuar televizionin lokal "Teleblu" ne Vlore dhe ishim duke bere provat e para te shperndarjes se sinjalit, i cili shoqerohej vetem me nje sigel dhe muzike ne sfond. Tekniket italiane, po benin instalimet e fundit dhe pasi gjitheçka pat mbaruar, kerkuan te kalonin ne eter nje imazh çfardo pra, nje kasete me filmime te ndryshme, per shembell: nje film, nje koncert a nje pjese teatri. E, une as sot s'e di se si, pse e qysh, m'u gjend me vehte nje kasete VHS me regjistrimin e koncertit te fundit te Celantanos ( Concerto Live – Forum di Assago ). E vendosem ate ne magnetoskop dhe ne monitoret e regjise, u shfaq imazhi dhe zeri madheshtor i Adrianos. Trupin m'a pershkruan morrnica. Po plotesoja keshtu, nje enderr timen te pa imagjinuar kurre. Ne eter, pa frike e lirisht, po shperndanim kenget e nje kengetari te madh italian ...
 
                                 BIOGRAFIA
 
...Te flasesh per Adriano Celentanon, nje prej miteve me te shquara te kenges italiane eshte mjaft e veshire, nder te tjera edhe per shkak te kundershtive te ndryshme qe egzistojne rreth personalitetit te tij. Por, se pari, le te njihemi me biografine e tij. A.Celentano ka lindur me 1938 ne Milano, ne te famshmen Via Gluck, numer 14. Prinderit e tij ishin puljeze ( nga Puglia ) transferuar ne veri te vendit per motive punesimi e, ishte ne ate qytet qe ai kaloi adoloshencen e pastaj, pasi braktisi shkollen, punoi ne profesione nga me te ndryshmet. Nder ato, ai i fundit dhe siç thuhet edhe me i preferuari, ishte ai i orendreqesit te cilin ai e ushtroi me perkushtim, gjersa ndodhi ajo ngjarje e cila do t'i ndryshonte atij krejt jeten. Kembengules, i talentuar dhe i pasionuar pas kenges, emri i tij u degjua per here te pare ne fund te viteve '50, pikerisht me 18 maj 1957. Atehere, ishin vitet kur mbare te rinjte italiane ishin "infektuar" keqaz nga epidemia e rock - ut, nga ai vallzim amerikan i cili per Italine ishte nje fenomen i ri, nderkohe qe ne Amerike kish tridhjete vjet qe luhej. Ne "Palazzo del Ghiaccio" zhvillohej festivali i pare italian i "rock and roll" - it dhe, djaloshi Celentano i cili gjer atehere kish kenduar vetem neper lokale nate u paraqit para 10 mije shikuesve, me kengen "Ciao ti dirò". I veshur me nje bluze te kuqe e pantallona blue-jeans, ai shoqerohej nga kompleksi "Rocky Boys" i cili perbehej nga Enzo Jannacci, Giorgio Gaber e Luigi Tenco e qe imitonte Elvis Presley e levizjet frenetike te kengetarit amerikan, Jerry Lewis. Ishte pra aty, ne ate festival qe kenga e Adrianos u shpall fituese dhe u cilesua si nje triumf i vertete ! Rruga e tij drejt karieres, tashme ishte e hapur ...
 
Pas kesaj fitoreje, emri i tij nisi te degjohej gjithmone e me teper ne Itali. Nje vit me pas, me 1958, Adriano Celentano luan rolin e tij pare ne nje film te titulluar "I frenetici" e, me 1959 ne Ankona, ne nje konkurs kombetar fiton vendin e pare me "Il tuo bacio è come un rock" e cila, pastaj, behet nje sukses i bujshem dhe kalon shume shpejt ne krye te klasifikimit te shitjes se disqeve. Po ate vit, ai luan ne nje film tjeter dhe pikerisht ne "I ragazzi del Juke-Box". Nderkohe, viti 1960 shenon edhe nje kulm tjeter per te. Luan ne filmin "La dolce vita" te Felinit si edhe ne disa te tjere, nder te cilet veçojme, "Urlatori alla sbarra" me Mina dhe Joe Sentieri. Me 1961, nderkohe qe ishte duke kryer sherbimin ushtarak, Celentano kerkon te marre pjese ne Festivalin e Sanremos. E pamundur, pergjigjen eproret. Autori i kenges Piero Vivarelli, i shkruan leter Giulio Andreotti, ministrit te mbrojtjes se asaj kohe, i cili jep "viston". Adriano paraqitet keshtu per here te pare ne kete festival aq te dashur per italianet. Kenga e tij titullohej: "24.000 baci". Skena hapet dhe Celentano paraqitet para spektatoreve, jo si gjithe te tjeret, por mbrapsh, me kurriz. Nje gjest i papare, provokator, ofendues dhe i paparishikuar per organizatoret, jurine e publikun. Megjithate, si per çudi, kenga ze vendin e dyte dhe ishte nje triumf e, shume shpejt ne treg, prej sa u shiten mbi nje milion disqe 45 xhiro.
 
Pas kesaj, suksesi i tij s'njeh me ndalese. Me 1962, i frymezuar nga shembelli i Frank Sinatres, ai themelon te njohurin grup diskografik "Clan", ne te cilin bashkon miq e te aferm: kompozitore, kengetare, autore tekstesh ( Miki del Prete, Luciano Bereta, Don Backy, Ricky Gianco, Detto Mariano etj. ) e, mes tyre edhe te fejuaren e tij, Milena Cantù e quajtura "la ragazza del Clan". Celentano nis keshtu te mendoje per mjaft projekte e ide, nderkohe qe nga kritika cilesohet si nje nga zerat me premtues te kenges se lehte per kohen. Filmat, disqet, kenget, radioja, televizioni dhe turnete, e bejne ate nje artist gjithmone e me popullor. Fiton ne "Cantagiro" me "Stai lontana da mè" e, me pas me "Ora sei rimasta sola" ( te dy kenget, te shkruara nga Ricky Gianco ). Por, diçka jo e "kendeshme" ndodh me 1963. Ai ndahet nga e fejuara Milena Cantù e, ne naten e 14 korrikut 1963 ne menyre krejt sekrete, martohet me aktoren Claudia Mori, pikerisht ne kishen e San Francescos, ne Grosseto. Gjashte muaj me pas, çifti lind vajzen e tij te pare, Rositen. 

... Viti 1965 shenon per Adriano Celentanon nje periudhe te veshtire mistike. Ne gazeta shkruhet se Celentano e "Clan" - i i tij, mblidhen mbremjeve e lexojne Biblen duke komentuar vargjet e saj. Nderkohe, ca nga kenget e tij te fundit,  per te cilat thuhej se kishin brenda tyre fryme fetare ( "E voi ballate", "Preghero" ), jane te merziteshme e nuk ecin ne unison me suksesin e madh te kengeve te epokes ku prijne grupe te tille mitike si Beatles, Rolling Stones ( per te cilet, per paradoks a mendjelehtesi, Celantano deklaron se nuk i pelqejne fare e tenton t'i vere ne loje me kengen "Tre passi avanti" ).

Si te mos mjaftonte me kaq, ne kete periudhe, filmi i xhiruar prej tij 'Super rapina a Milano', del nje ... "fiasko" e vertete. Edhe ne "Clan" punet nuk shkojne mire. Nisin ferkimet, kundershtimet, fjalet, grindjet. Kompleksi "Ribelli" largohet. Pas tij i zemruar keq edhe Don Backy. Por, Celentano eshte i zgjuar dhe ne fund, vendos te nderoje "kartat", pikerisht ne fushen e kenges, aty ku ndihet edhe me i forte. Me se fundi, ai vendos te ndertoje nje stil te ri, te frymezuar nga fenomeni me i madh i asaj kohe: pikerisht ne "folk-rock", nje gjini te cilen djaloshi Bob Dylan, me kitare ne dore, e perdor per te folur mbi Ameriken dhe problemet e saj sociale. Pra, Celentano vendos te ndjeke shembellin e tij duke perzier aspekte te biografise se vet teper te thjeshte, perzier me shqetesimin mbi urbanizmin e eger dhe "progresin", te cilet bejne perpara duke shkaterruar gjitheçka, jo vetem barin e livadhet, por edhe menyren e te jetuarit ...
 
1966.Celentano paraqitet perseri ne skenen e Sanremos si nje  "imperator" shoqeruar nga 50 vete, pjestare te kompleksit muzikor "Ribelli". Por, kenga dhe spektakli qe e shoqerojne ate s'pelqehet; ajo eshte diçka krejt e re dhe e papranueshme per Sanremon. Kenga e tij, 'Il ragazzo della via Gluck", eliminohet ne menyre te bujeshme e te papritur qysh ne mbremjen e pare te festivalit. "Clan" - i  shokohet e Celentano jep majtas e djathtas nje buzeqeshje fallco, thjesht per te mos t'a dhene vehten. Ne gjendje te tille eshte edhe opinioni publik i cili priste qe ajo te vleresohej ne vendet e para... Por, gjerat shume shpejt ndryshoje dhe, ku ?... Pikerisht ne "Hit Parade". Aty, kenga njeh nje triumf te vertete dhe shpejt prej saj shiten gjer ne nje milion disqe. E, jo vetem kaq por ajo, perkthehet e kendohet edhe ne 18 gjuhe te tjera. Me 1967, çifti  Adriano e Claudia marrin pjese ne "Cantagiro" me kengen "Siamo la coppia più bella del mondo". Ndersa me 1968 vazhdojne dy suksese te tjera te medha: kenga "Azzurro", shkruar nga djaloshi i panjohur Paolo Conte ( e qe eshte cilesuar si nje nga kenget me te bukura te viteve '60 ) e me pas "Chi non lavora, non fa l'amore" interpretuar me te shoqen Claudia Mori, kenge qe shkaktoi nje varg polemikash per shkak te tekstit te saj, i cili nuk pershtatej me kontekstin kohor kur levizja punetore ne vend ishte çeshtje e dites...                                                               
 ( 14 korrik 1964: Adriano dhe Claudia Mori martohen naten, ne sekretin me te madh )
 
1970 - 1973. Adriano realizon filmin "Serafino". Kritika e vlereson dhe e ngre lart interpretimin e tij. Gjate asaj periudhe, ai eshte me aktiv se kurre. Punon paralelisht ne shume drejtime. Kendon, merr pjese ne emisone televizive, luan dhe realizon filma. Ne çift me gruan, Caudia Mori, fiton Festivalin e Sanremos me kengen "Chi non lavora non fa l'amore" nderkohe qe me 1974 realizon filmin "Yuppi Du", i cili gezon nje sukes te madh e ku ai eshte njekohesisht edhe aktor, regjisor e produktor e qe kritika e cileson si filmin e tij me te mire. Prodhimi i tij diskografik nuk njeh nderprerje. Gjate viteve '70 - 2000, ai shkruan e interpreton kenge te natyres "predikuese" si: "L'ultimo degli uccelli", "L'albero di trenta piani", "Svalutation" dhe kenge nostalgjike si "Soli", "Il tempo se ne va", per te rradhitur me tej edhe kenge me motive te "lira" si: "Sotto le lenzuola", "Bellissima", "Susanna", etj.
 
Njeri pas tjetrit dalin edhe albumet e tij si "La pubblica ottusità" (1989), "Il re degli ignoranti" (1991) dhe "Quel punto" (1994) nderkohe qe ne tregun diskografik, vazhdojne te zene nje hapsire te konsiderueshme disqet e gjithe "katalogut" te tij krijues si edhe antologji te ndryshme me kenge te perzgjedhura. Me 1999, Adriano publikon nje tjeter CD te titulluar "Io non so parlar d'amore", ne bashkepunim me Mogol qe shkruan tekstet e Gianni Bella muziken. Ne vitin 2000 ai realizon ne bashkepunim me RAI ( televizionin publik italian ) programin "Francamente me ne infischio", ku fton dhe shume artiste te shquar italiane e te huaj e, ku tema kryesore qe trajtohej ishte ajo sociale. Ne nentorin te te njejtit vit, Celentano publikon nje tjeter album, po perseri ne bashkepunim me Mogol e Gianni Bella te titulluar "Esco di rado ( e parlo ancora meno )" nderkohe qe tre vjet me pas, del CD "Per sempre". Krijimi i fundit i Adrianos eshte albumi "C'è sempre un motivo" (2004) i cili permban edhe nje pjese te panjohur te Fabrizio De André te titulluar "Lunfardia", kenduar ne dialektin e Buenos Aires ( Argjentine ).
 
                        MINA & CELENTANO
 
                                          
 
              1999 - Nje CD me dhjete kenge te shkelqyera kushtuar Dashurise
 
 ... Dhjete kenge te shkelqyera, per te festuar dyzete vjetet e nje kariere te jashtezakoneshme: ate te Mines e Celentanos. Albumi, i cili permban keto dhjete kenge, ne menyre te thjeshte mban vetem emrat e tyre e nuk ka ambicjen te beje nje bilanc te kater dekadave e te sukseseve te tyre te medha. Eshte vetem, si te thuash, takimi i dy artisteve te medhenj, aq te ndryshem e njekohesisht aq te ngjajshem, te cilet me emrat e tyre kane neneshkruar historine e muzikes se lehte italiane. Fatet e tyre, jane pak a shume te ngjajshme. Ta dy debutojne ne vitin 1958 e, rruga e tyre artistike, pershkruan te njejten "trase". Qysh prej atyre koheve, ka "rrjedhur shume uje", plot dyzete vjet e Mina ka mbetur po ajo e, Celantano diçka me pak se Celentano i dikurshem. Ish "Tigri i Kremones" eshte ende nje interpretuese e fuqishme dhe magjike, edhe pse ne skene e publik nuk shfaqet me, nderkohe qe Adriano ka rene ne "qetesi "dhe shenjat e kohes se kaluar i ka me te theksuara e, per pasoje, s'eshte me ajo "susta" e dikureshme qe s'gjente rehat ne skene ...
 
Dhe ky takim fantastik, del nje disk i nje cilesie teper te larte. Ne dhjete kenget e mrekullueshme te ketij albumi, ka momente te nje intensiteti te madh, te nje pasioni superior, te nje interpretimi madheshtor. Ne te, Mina ka zgjedhur kompozimet e disa autoreve te rinj e te panjohur  ( Stefano Cenci dhe Paolo Audino ) perveç tre pjeseve te "Audio 2", nje grup i inkurajuar e mbeshtetur nga Mina. Pastaj, vijon nje pjese e shkruar nga Adriano, te cilen ai e kendon se bashku me Minen ne dialektin e Foggia-s. Nder pjeset e tjera muzikore eshte edhe nje krijim i Massimiliano Pani: nje kenge e madhe e cila interpretohet me nje perkushtim e pasion ta papare nga te dy "gjigandet": Celentano e Mina ).
 
Nder me te fundit albume te Adriano Celentano eshte edhe ai qe titullohet "Per sempre", fryt i bashkepunimit te tij me Gianni Bella e Mogol si edhe nje kenge qe mban firmen e Francesco Guccini, nderkohe qe tre te tjerat "Per sempre" “Mi fa male” dhe “Radio Chick” – luhen ne pianoforte nga i shquari i muzikes jazz, Chick Corea.Ky album ( CD ) eshte krijuar nga i njejti ekip ( Gianni Bella e Mogol ). Mbas diskut "Per sempre", CD e fundit eshte nje album me se dinjitoz si ne aspektin "aranxhues" edhe ne ate te gjinive, me pjese qe kalojne nga jazz ne blues, nga rock-u ne kengen popullore. Nder kenget e tij me te shenuara jane ato qe titullohen 'Marì Marì', 'L'ultima donna che amo' dhe 'Proibito'. Nder to ben pjese edhe nje kenge e interpretuar nga Fabrizio De André dhe kenduar ne nje dialekt argjentinas. Ndersa kenga 'Quel casinha', eshte nje version ne gjuhen kreole i se mirenjohures 'Il ragazzo della via Gluck', nderkohe qe 'Vengo dal jazz', eshte frymezuar nga kenget "blues" te viteve '30. Eshte, nje CD - album, i cili eshte pelqyer sidomos nga "fans"-at e tij, te cilet gjejne ne te aftesite interpretuese te Celentanos.(Celentano eshte kengetari italian i cili ka shitur me shume disqe ne bote, me teper se 80 milione. Disqet e tij njihen, degjohen dhe pelqehen ne shume vende te botes, nder te cilet:Shqiperia,Gjermania,Franca, Spanja, Portugalia,Anglia,Holanda,Greqia,Brazili,Venezuela, Argjentina, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Rusia etj. )...
 
 
 
 
 

                                            FILMOGRAFIA

  Adriano Celentano ka luajtur ne filmat :


"I frenetici" (1958)
"Urlatori alla sbarra" (1959)
"Ragazzi del juke-box" (1959)
"La dolce vita" (1960)
"Io bacio... tu baci" (1961)
"Canzone di oggi, canzone di ieri, canzoni di domani" (1962)
"Il monaco di Monza" (1963)
"Super rapina a Milano" (1964)
"Serafino" (1968)
"Er più: storia d'amore e di coltello" (1971)
"Rugantino" (1973)
"L'emigrante" (1973)
"Di che segno sei ?" (1975)
"Culastrisce nobile veneziano" (1976)
"Ecco noi per esempio" (1977)
"Geppo il folle" (1978)
"Sabato, domenica e venerdì" (1979)
"Mani di velluto" (1979)
"La locandiera" (1980)
"Il bisbetico domato" (1980)
"Asso" (1981)
"Innamorato pazzo" (1981)
"Bingo Bongo" (1982)
"Sing Sing" (1983)
"Segni particolari: bellissimo" (1983)
"Lui è peggio di me" (1984)
"Il burbero" (1987)

   "Jackpot" (1992

 Eshte skenarist i filmave:

"Geppo di folle" – 1978

"Joan Lui" - 1985

"Jackpot" - 1992

Dhe regjisor ne filmat :

"Super rapina a Milano" - 1964

"Yuppi du" - 1975

"Geppo il folle" -1978

"Joan Lui" – 1985

  

 
 
Commenter cet article